ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FIFA, kombėtarja fiton 1 vend nė renditje

Shko poshtė

12092009

Mesazh 

FIFA, kombėtarja fiton 1 vend nė renditje Empty FIFA, kombėtarja fiton 1 vend nė renditje




FIFA, kombėtarja fiton 1 vend nė renditje KombetarjaVetėm nga fitorja me Qipron, Shqipėria grumbulloi 13 pikė
Renditja botėrore kryesohet nga Brazili dhe mė pas Spanja
Kombėtarja shqiptare e futbollit fiton 1 pozicion nė renditjen e FIFA-s pėr kėtė muaj, duke u gjendur nė vendin e 93-tė, nė kuotėn e 360 pikėve. Kjo renditje u publikua dije, kur FIFA shpalli nė faqen e saj zyrtare klasifikimin e skuadrave pėrfaqėsuese pėr muajin shtator. Shqipėria ėshtė renditur nė vendin e 41-tė nė renditjen e pėrfaqėsueseve tė UEFA-s, duke mos ndryshuar pozicion nga renditja e muajit tė kaluar. Gjatė periudhės nga 5 gusht deri nė 2 shtator, kombėtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar vetėm takimin miqėsor nė 1 gusht me Qipron, ku fitoi me rezultatin e thellė 6-1 dhe pėr rrjedhojė ka fituar 13 pikė nga ky rezultat. Kundėrshtarėt e Shqipėrisė nė eliminatoret e Botėrorit “Afrika e Jugut 2010”, nuk kanė pasur ndryshime tė mėdha kėtė muaj. Portugalia renditet nė vendin e 17-tė me 880 pikė, duke mos ndryshuar pozicionin nga muaji i kaluar. Kryesuesja e grupit 1 nė eliminatoret e Botėrorit “Afrika e Jugut 2010”, si dhe kundėrshtarja e radhės sė Shqipėrisė nė 9 shtator, Danimarka, ka humbur njė pozicion duke u renditur nė vendin e 16-tė me njė kuotė prej 892 pikėsh. Suedia, ėshtė renditur nė vendin e 41-tė me 723 pikė duke mos ndryshuar pozicion nga renditja e muajit tė kaluar. Hungaria ėshtė renditur nė vendin e 47 me 669 pikė duke humbur 4 pozicione nga muaji kaluar. Kundėrshtari i vetėm, i renditur mė poshtė se kombėtarja Shqiptare, ėshtė Malta, e cila ėshtė renditur nė vendi e 140 nė kuotėn e 166 pikėve, duke fituar 6 pozicione nga renditja e muajit tė kaluar. Rezultatin mė tė mirė nė renditjen e FIFA-s Shqipėria ka arritur nė gusht tė vitit 2006, ku pozicionohej e 62-ta, ndėrsa rezultati mė i ulėt, nė gusht tė vitit 1997, kur u rendit nė vendin e 124-t. Nė krye tė renditjes botėrore tė FIFA-s nuk ka pasur asnjė ndryshim. Tashmė kjo renditje kryesohet me 1604 pikė nga pėrfaqėsuesja e Brazilit. Kombėtarja Spanjolle, kampionia e Evropės, gjendet nė vendin e dytė, nė kuotėn e 1588 pikėve. Ndėrkohė qė Holanda renditet nė vendin e tretė nė kuotėn e 1376 pikėve.
Ndeshjen me Danimarkėn, kombėtarja synon rezultate tė mira.
Shqipėria i ka tė gjitha mundėsitė tė dalė nga fusha e “Qemal Stafės” me njė rezultat pozitiv nė ndeshjen kundėr Danimarkės. Nė kėtė mėnyrė janė shprehur dy mesfushorėt e skuadrės kuqezi, Klodian Duro dhe Elvin Bulku, tė cilėt kanė bėrė tė ditur se ekipi i drejtuar nga Kuzhe do tė luajė shanset e veta ndaj kryesueseve tė grupit 1 eliminator tė Botėrorit 2010. "Normalisht qė Danimarka jo mė kot ėshtė kryesuese e grupit tonė, jo se ka fituar vetėm kundra nesh, por e ka bėrė kėtė gjė dhe ndaj gjithė ekipeve tė tjera nė grup. Kjo ndeshje vjen pas njė periudhe tjetėr nga ndeshja e parė tė cilėn lozėm nė Danimarkė, dhe unė mendoj qė kjo gjendje e mirė e ekipit dhe ky entuziazėm tė bashkėngjitet dhe me njė lojė tė mirė dhe me njė rezultat pozitiv nė ndeshjen me Danimarkėn", thotė Klodian Duro, mesfushor i kombėtares."Ne shpresojmė qė tė bėjmė mė tė mirėn nė kėtė ndeshje, dhe tė vazhdojmė atė ecuri pozitive qė kemi nisur me trajnerin dhe qė tė jemi sa mė tė gatshėm. Jemi pėrpara publikut tonė dhe mundohemi tu japim atyre mė tė mirėn si nė rezultat, dhe nė lojė", tha Elvin Bulku, mesfushor i kombėtares. Kombėtarja e Shqipėrisė ka vijuar edhe dije pėrgatitjet nėn drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe, i cili ka preferuar tė ketė njė grumbullim tė gjatė me skuadrėn, nė prag tė sfidės kundėr Danimarkės, e cila ėshtė e parafundit nė kėtė fushatė eliminatore tė Botėrorit 2010.
Hertnagel: Salihi, njė sulmues cilėsor
Drejtori sportiv i Rapidit tė Vjenės, Alfred Hertenagel vlerėson blerjen mė tė fundit tė tij. Kalimi i Hamdi Salihit nė radhėt e Rapidit tė Vjenės ėshtė pritur mirė nga drejtuesit e lartė tė klubit gjigand austriak, tek i cili do tė mbėshtesė edhe shpresat e tyre pėr sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar kėrkohej qė prej dy vitesh e gjysmė nga trajneri Peter Pakult. “Salihi ka cilėsi tė mira si golashėnues, ai ėshtė shumė i pranishėm nė zonė dhe paraqet rrezikshmėri pėr kundėrshtarėt, pasi ėshtė shumė efikas”,- ka saktėsuar drejtori sportiv i Rapidit, i cili beson shumė te sulmuesi i ri. Por megjithatė, ende nuk ėshtė i sigurt vendi i Salihit nė formacionin e parė. Sulmuesit e tjerė, Nikica Jelaviē, Rene Gartler, Mario Konrad dhe Kristofer Trimel do tė luftojnė me shqiptarin pėr njė vend nė 11-she. “Do tė kemi njė konkurrencė tė madhe nė sulm”,- pohon drejtori sportiv, Hertnagel.
Kristaq Mile, trajneri i ri i Shkumbinit
Kristaq Mile ėshtė trajneri i ri i Shkumbinit. Lajmi u zyrtarizua pėr televizionin informativ “Ora News” nga sekretari i klubit peqinas, Astrit Isai. Tekniku i njohur beratas do tė pasojė Gugash Maganin, ky fundit dha dorėheqjen pas barazimit tė Shkumbinit me Gramozin(0-0)nė Ersekė dhe humbjes me Besėn (1-2) nė Peqin, qė kondicioni dhe largimin e legjendės sė qytetit tė vogėl. Mile, sė fundi nė Superligė ka drejtuar Teutėn (ia doli ta mbajė nė Kategorinė Superiore nė edicionin 2007-2008), por nė karrierėn si teknik tė ish-futbollistit tė famshėm janė dhe klube si Tomori, Bylis e Lushnja.
Skeda
Kristaq Mile
Mosha: 51 vjeē
Statusi: I martuar me 3 fėmijė
Si futbollist:
Me Shkėndijėn 1975-1977, me Tomorin 1977-1988, me Skraparin 1988-1989.
Me Kombėtaren: 8 ndeshje
I aktivizuar me tė gjitha kombėtaret e moshave, U15-U21.
Si trajner: 1990-1993 ekipin U-21 vjeē tė Tomorit, me Tomorin (vitet 1993-2003, 2005-2007, 2008-2009) me Bylisin (2003-2004, Lushnjėn 2004-2005 dhe Teutėn (2007-2008).
Gjirokastėr, inaugurohet tapeti i stadiumit tė qytetit
Ėshtė inauguruar dje nė Gjirokastėr tapeti i ri i stadiumit tė qytetit, ku i pranishėm ka qenė dhe kryetari i Bashkisė sė Gjirokastrės, Flamur Bime dhe si dhe presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armando Duke. Duka theksoi se njė impiant i tillė ėshtė njė shans mė shumė pėr futbollin. Fusha ėshtė mundėsuar nga investimet e Bashkisė, ndėrsa pritet qė tė ketė tė tjera ndėrhyrje nė ambientet qendrore tė stadiumit. Ndėrkaq para fillimit tė ndeshjes ndėrmjet Luftėtarit dhe Pogradecit sportdashės tė shumtė tė tė dy ekipeve kishin mbushur shkallėt e stadiumit pėr tė ndjekur lojėn, pasi njė sezon mė parė ekipi i Luftėtarit i zhvillonte ndeshjet nė qytetin e Tepelenės pėr shkak tė rikonstruksionit tė fushės. Ndeshja ka vijuar normalisht nė fitoren e ekipit tė Luftėtarit me rezultatin 3-2.
Tirana Observer
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi