ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreth 650 mijė nxėnės u drejtohen sot shkollave

Shko poshtė

14092009

Mesazh 

Rreth 650 mijė nxėnės u drejtohen sot shkollave Empty Rreth 650 mijė nxėnės u drejtohen sot shkollave




Rreth 650 mijė nxėnės u drejtohen sot shkollave Nxenesit1Tiranė – Ka nisur sot dita e parė e shkollės pėr tė gjithė sistemin parauniversitar nė vend. Rreth 650 mijė nxėnės u janė drejtuar bankave tė shkollės pėr tė vijuar studimet e tyre, pėr vitin arsimor 2009-2010.Ashtu sikurse dhe vitin e shkuar, struktura bazė ėshtė 5 vjet (fillorja) + 4 (arsimi bazė) + 3 (gjimnazi). Gjatė ditės sė sotme, pėr herė tė parė iu janė drejtuar bankave tė shkollės 50 mijė fėmijė tė moshė 7-vjeē, qė nisin kėshtu klasėn e parė.

Bazuar ne udhėzimin e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, i cili u ėshtė shpėrndarė tashmė tė gjithė mėsuesve, viti i ri shkollor 2009-2010 nis mė datė 14 shtator dhe do tė mbyllet mė 11 qershor 2010. Sezoni shkollor do tė jetė i ndarė nė dy semestra. Fundi i semestrit tė parė do tė jetė data 29 janar 2010, ndėrsa nxėnėsit do tė kthehen nė banka 5 ditė mė pas, mė datė 3 shkurt pėr tė nisur semestrin e dytė dhe tė fundit tė vitit shkollor.

Ajo qė ėshtė interesante kėtė vit ėshtė ndryshimi i programit lėndor dhe gjithė kurrikulave nė vitet e para tė shkollave tė mesme. Programi do tė ndahet nė lėndė bėrthamė dhe lėndė me zgjedhje. Kurrikula me zgjedhje, nė klasėn e 10-tė gjimnaz do tė pėrfshijė lėndėt: Matematikė e avancuar, Letėrsi e avancuar, Informatikė e avancuar, Trashėgimi kulturore, Gjuhė e huaj (Anglisht, Frėngjisht, Italisht, Gjermanisht dhe Spanjisht). Ndėrsa lėndė me zgjedhje tė lirė janė pėrforcimi nė matematikė, letėrsi, fizikė dhe biologji.

Gjithsej nė shkallė vendi numėrohen 376 shkolla tė mesme dhe 1749 shkolla 9-vjeēare, tė cilat janė gati pėr nisjen e vitit tė ri shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencės premton se ky vit do tė shoqėrohet me disa risi. Pėr herė tė parė, kėtė vit shkollor do tė funksionojnė 50 klasa tė reja pėrgatitore pėr fėmijėt 5-6 vjeēar, nė shkollat e Ciklit tė Ulėt, qė u mundėsua falė zbatimit tė projektit “Cilėsi dhe barazi nė arsim”.

Kėtė vit shkollor, nxėnėsit e klasave tė VI-ta, pėrveē gjuhės sė huaj tė parė tė detyruar, do tė kenė mundėsi tė mėsojnė edhe njė gjuhė tė huaj tė dytė fakultative (jo me detyrim). Mėsimi do tė zhvillohet mbi bazėn e orėve ekstra-kurrikulare. Synimi i kėsaj politike arsimore ėshtė shumėgjuhėsia nė shkollat e arsimit parauniversitar, mundėsimi i mėsimit tė njė gjuhe tė huaj nė moshė sa mė tė vogėl, ( klasa III ) vijimėsia e gjuhės ( klasa VI ), si dhe mundėsia e gjuhės sė dytė nė ciklet pasardhėse.

Edhe gjimnazi ėshtė pėrfshirė nga njė risi kėtė vit tė ri shkollor. Me kohė tė plotė nė vitin e ri shkollor, gjimnazet do tė fillojnė me dokumente tė reja shkollore si: planet e reja mėsimore, korniza e re kurrikulare e gjimnazit, programet dhe standardet lėndore si dhe udhėzuesit lėndorė.
start
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi