ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MULLA MUSTAFA HOXHA (1915-1995)

Shko poshtė

25092009

Mesazh 

MULLA MUSTAFA HOXHA (1915-1995) Empty MULLA MUSTAFA HOXHA (1915-1995)





MULLA MUSTAFA HOXHA (1915-1995) U1_MustafaHoxha
Mulla Mustafa Hoxha me hoxhallarė veprimtarė…
MULLA MUSTAFA HOXHA (1915-1995)


Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Mulla Mustafa ishte njė hoxhė arsimdashės, liridashės, kuvendar, atdhetar, komandant e luftėtar…

“…Pasha kėtė Kur’an, ai qė e lėshon Vatanin, ai nuk ka pse me rrnue….
Me rrnue duhet kėtu, ku e kemi shtėpinė …
Zoti na do ma shumė kėtu…”
- Mulla Mustafa Hoxha

Mulla Mustafa Hoxha lindi nė vitin 1915, nė katundin Nishefc, nė Malėsin e Gollakut. Pasi kreu mėsimet fillestare nė gjuhėn serbe, ndoqi mėsime fetare te Mulla Ahmed Mardoēi dhe te Haxhi Efendi Ibrahimi. Ishte nxėnėsi mė i mirė nė Medrese, kurse mė i dalluari nė grupin ku mėsohej pėr hivzė, pra, ku mėsohet Kur’ani i shenjt pėrmendėsh…
Nė vitin 1936, kur u kthye nga shėrbimi ushtarak, tė cilin e kishte krye nė Maribor, tė Sllovenisė, Mulla Mustafa Hoxha filloi tė punojė si mėsues nė mejtepin e Xhaminė sė katundit Brainė….
Nė rrethana shumė tė vėshtira fetare, kulturore, ekonomike, shoqėrore, politike, qė jetonin shqiptarėt nė “kohėn e Krajlit” (Ish-Mbretėria e Jugosllavisė), nė kohėn kur njė shtet i tėrė pėrpiqej tė shpėrngulė sa mė shumė shqiptarė muslimanė pėr nė Anadoll tė Turqisė, si shumė hoxhallarė tė tjerė, nė veēanti dallohen hoxhallarėt e Gjakovės, tė cilėt e penguan shpėrnguljen e shqiptarėve prej Kosovės, edhe Mulla Mustafa Hoxha dallohet pėr kontributin e tij nė pengimin e shpėrnguljes tė shqiptarėve nga Kosova…
Kanė mbetė tė shėnuara, tė paharruara, fjalėt e hoxhės, Mulla Mustafės, tė mbajtura nė xhami, nga ku iu drejtue popullit dhe ndėr tė tjera, tha:
“Po flitet se populli jonė do tė detyrohet me shkue nė Turqi. Ju xhemat i nderuem, ju vllazėn, ju do tė qėndroni nė shpijat tueja, ne nuk dojmė ta ndrrojmė asnji pllambė tė kėsaj toke, me asnji premtim…
Prandej, kėtu nė Xhami, po ju ftoj tė betohemi nė emėn tė Zotit, se me asnjė kusht nuk do t’i lėshojmė trojet tona…
Ju m’i keni besue fėmijėt qė t’i mėsojė…
Pasha kėtė Kur’an, ai qė e lėshon Vatanin, ai nuk ka pse tė rrnojė. Me rrnue duhet kėtu, ku e kemi shpinė…Zoti na do ma shumė kėtu…”.
Ligjėratat e tij, nėpėr oda tė burrave e nėpėr xhami, pėr ēėshtje arsimore, edukative, shoqėore, fetare, politike e kombėtare dėgjoheshin me vėmendje, me kėnaqėsi, sepse ishin tė sinēerta, tė frymėzueshme dhe nė jetė tė zbatueshme…
Mulla Mustafa Hoxha, edhe nė “kohėn e krajlit”, edhe nė “kohėn e Shqipnisė” , gjatė sundimit tė Italisė e Gjermanisė, por edhe nė “kohėn e partizanit” luftoi, u pėrpoqė, pėr hatėr e t’mirėn e t’Vatanit …
Kėshtu, me 29 shtator 1944, nė vendin e quejtur karaulla, nė katundin Brain, e formoi batalionin antifashist “Meto Bajraktari”. Ky njėsit luftarak, me tė cilin komandonte hoxha, Mulla Mustafa Hoxha, hyri nė histori sepse e shpėtojė popullsinė shqiptare nga zhdukja qė synonin bullgarėt e ēetnikėt nė nėntorin e vitit 1944, nė rrethin e Llapit…
Nė rrethin e Llapit e nė trevėn e Gallapit, Mulla Mustafa Hoxha u vue nė krye tė Kėshillit Antifashist, por ai nuk ishte komunist…! Ai thoshte:
“Mos mendoni se neve jemi komunist! Sė pari ju garantoi se:
Unė nuk jam komunist, as kurrė pėr komunizėm askush nuk mė ka pyetur e as qė dikush mė ka imponue diēka tė tillė. Unė kam dalė nė mal si liridashės dhe si njeri qė i kam pa tmerret e gjermanėve nazistė me 3 maj 1941, nė tanė Malėsinė e Gallakut e Llapit…
Sot mbi 40 mijė shqiptarė tė Llapit janė nė rrezik, ju vendosni pėr fatin e tyne…”
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Mulla Mustafa Hoxha, pėrveē detyrave zyrtare qė kishte, ai u angazhue nė disa lėmi, por ajo qė vlenė tė shėnohet ishte pėrpjekja e tij e vazhdueshme nė pengimin e realizimit tė planeve tė Qeverisė Jugosllave pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi…
Nė pengimin e realizimit tė kėtyre planeve shfarosėse, Mulla Mustafa kishte pėrkrahjen edhe tė shumė hoxhallarėve atdhetarė nė rrethin e tij, si: Mulla Idrizin e Ballabanit, Mulla Hashimin e Tėrnavės, Mulla Ismailin e Bervenikut, Mulla Hamitin e Majancit, Mulla Ibrahimin e Llozhancit, Mulla Shabanin e Pollatės, Mulla Aliun e Bradashit e shumė hoxhallarėve tė tjerė nė ēdo anė tė Kosovės…
Nė odėn e Mulla Mehmet Bajramit, afėr Xhamisė sė Dumnicės, Mulla Mustafa tha:
“Asnjė shqiptarė tė mos mashtrohet, tė mos frikėsohet, pėr t’u shpėrngulur…”
Kėshtu fliste, kėshtu popullin e porosiste Mulla Mustafa Hoxha, kudo qė shkonte dhe nė fund me kėto fjalė, fjalėn e pėrfundonte:
“ Shpėrngulja nė Turqi edhe ndaj vorreve t’parėve asht tradhti. Neve si musliman shqiptarė nuk guxojmė t’i lėshojmė kėto troje, se Zoti do t’na dėnoj nė kėtė botė edhe nė botėn tjetėr…”
Mulla Mustafa Hoxha ndrroi jetė nė vitin 1995, nė moshėn tetėdhjetė vjeēare, duke lanė emėr e vepra nė historinė shqiptare…


Mexhid YVEJSI, Gjakovė

avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30160
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi