ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Hoxha i Blendi Fevziut

Shko poshtė

09012012

Mesazh 

Enver Hoxha i Blendi Fevziut Empty Enver Hoxha i Blendi Fevziut




Enver Hoxha i Blendi Fevziut Agrontufa2Agron Tufa

1. Enverin e kemi prodhuar ne vetė

Unė nuk mendoj se libri kinse monografik "Enver Hoxha" i Blendi Fevziut ėshtė krejt pa vlerė; pjesėrisht i vjedhur; mashtrimtar, spekulativ, etj., etj. Jo, absolutisht. E them kėtė fill pas leximit tė tij, i cili, ndonėse relativisht i vėllimshėm, mund tė lexohet lehtė, brenda pak kohe, me fare pak vullnet e sidomos, pa ndonjė tendosje e pėrqendrim. Tė kuptohemi, mė shtyu ta lexoj kureshtja profesionale e sociologut tė kulturės sė maskultit, jo bumi i shitjeve qė ndiqej e raportohej nga media pėrditė, a thua se raportonte numėrimin e fletėve nė qendrat e votimit.

Pra, unė nuk mendoj, megjithatė, se "Enver Hoxha" i Blendi Fevziut ėshtė njė libėr fiktiv e i pavlerė dhe nuk e di pse i shqetėson dhe acaron kaq shumė kritizerėt e tij. Pėrkundrazi, pika mė e fortė e kėsaj narrative publicistike ėshtė lexueshmėria e tij e "rrufeshme", njė guidė e pandalshme nė trajektoren prej 41 vitesh pushteti absolut tė pėrqendruar nė duart e njė diktatori gjakatar, pa asnjė skrupull. Pėrpos kėsaj, libri ka njė "magji": pėr cilindo lexues amator pėrcillet me lehtėsi ideja se ēfarė fataliteti historik ndodh me njė komb tė tėrė kur pushteti pėrqendrohet nė duart e njė paranojaku.Nuk mund tė fajėsohet autori pse nuk ka pėrfshirė kėtė e atė, pse nuk ka pėrmendur aksh person e aksh burim, pėrderisa ai nuk ka marrė pėrsipėr tė "mos harrojė asnjė gjė", qė do tė donin kritizerėt e tij tė ishte. Libri gjykohet pėr ato qė ka e jo pėr ato qė mund tė kishte. Pastaj, vlera e njė libri matet me aftėsinė qė ka ai tė tė kredhė nė pėrsiatje mbi natyrėn e lėndės dhe fakteve!

Ne shpesh, nga lartėsitė e tė sotmes, harrojmė ta bėjmė kėtė llogari; harrojmė tė pikėnisemi nga zanafilla e tragjedisė popullore dhe skajohemi nė segmente, pėrhumbemi fragmenteve tė saj, shpėrqendrohemi nė shtrimin e problemit dhe izolohemi nė disa hipoteza, duke kėrkuar gjithėfarė alibish tė dėmshme pėr njė reflektim racional tė pėrgjegjėsisė historike. Dhe kjo pėrgjegjėsi fillon, pėr mendimin tim, tek nėnvleftėsimi i situatės sė asaj pėrditshmėrie tė kohės, e cila, mandej, ka pėrcaktuar koherencėn dhe totalitetin e saj tė padiskutueshėm nė evoluimin, fuqizimin dhe pėrcaktimin imponues tė faktorėve dhe aktorėve qė e shfrytėzuan dhe e zotėruan. Historitė e humbėsve dhe tė fituesve pėrbėjnė dhe fatin, atij tė cilit njėra palė do t'i qahet gjithmonė. Por nė histori fati i njė apo miliona personazheve nuk vepron si nė ligjėsitė e artit. Nė histori nuk abstragohet mbi faktin, sikundėrse as fakti nuk abstragon dot mbi historinė. Dhe ne, gjithashtu, nuk mund tė abstragojmė mbi Enver Hoxhėn. Libri i Fevziut na ndihmon ta kuptojmė kėtė tė vėrtetė tė thjeshtė e tė hidhur pėr tė mbėrritur mandej, prej fatlumėve, nė tė vetmin konkluzion me vlerė meditative, universale: Enver Hoxhėn e kemi prodhuar ne vetė! Ai ėshtė pjella jonė. Sikundėrse kemi tė drejtė e mezi presim tė krenohemi me njerėzit zamdhenj tė altarit tė kombit, me edukatorėt kombėtarė, shkrimtarėt apo artistėt, duke u vetėkomplimentuar se janė pjella jonė, edhe pėr Enver Hoxhėn duhet tė jemi tė vetėdijshėm e ta pranojmė si turpin tonė. Njė pjesė e konsiderueshme e blerėsve tė librit janė padyshim ata qė janė tė lidhur njėmijė fije me Enverin. Madje edhe sot, paradoksalisht, ndjenja pėrbashkuese e zilisė karakteristike tė njerėzve tė "pafat" pėrballė suksesit tė drejtė apo tė padrejtė (zyrtarėve tė korruptuar dhe korrupsionit, drejtėsisė sė zhbalancuar, etj.), ėshtė urrejtja e artikuluar nė trajtėn e ēuditshme: "Ah, tė ngjallej dhe njherė ai, Babloku e t'u vinte hakut!". Njė ndjenjė e tillė ma do mendja ka qenė aktuale edhe atėherė kur Enveri ende nuk kishte dalė nė skenė me emėr e mbiemėr konkret. Pikėrisht njė tipar i tillė popullor vetėfshikullimi si para ardhjes sė Enver Hoxhės, si pas vdekjes sė tij, mė bėn tė pėrsėris me bindje se "Enverin e kemi prodhuar ne si pjellė".

2. Njė shkrim mediokėr, i varfėr dhe fare pa stil

Megjithatė, disa prej kritizerėve tė Blendi Fevziut kanė tė drejtė: libri me pretendimin e zhanrit tė biografisė, tė paktėn nė pikėpamjen zhanrore, nuk e pėrligj veten. Pėrveē strukturimit fragmentar e joorganik, libri i ngjan njė vėllimi me narrativė tematike seriale, se sa njė konceptimi analitik, reflektues e meditativ, ndonėse njė ide tė trajektores sė sundimit dhe sundimtarit diktatorial e pėrcjell, sidoqė pėrmes ngėrēesh tė shumta. Nganjėherė, strukturimi ishullor dhe mungesa e thuktėsisė e bėn librin tė ngjashėm me mbledhėsit e lirė tė folklorit. Shmangiet brenda kapitujve, hapėrdarja nė personalitete joqendrore e shpesh tepėr margjinale, e prish rrjedhėn e pėrqendruar tė linjės sė leximit, pa qenė domosdoshmėrisht nevoja. Sigurisht qė lexuesi profan, amator e i pandriēuar me informacionin e nevojshėm historik, as qė e ndjen kėtė mangėsi luhatjeje dhe as kontradiksionet e shpeshta, qė janė tė natyrės tipike tė montazhit dhe punės sė nxituar. Sasia e librave tė konsultuar dhe e burimeve arkivore mund tė kėnaqė kureshtjen e njė lexuesi tė paditur, por pėr njė lexues mesatar, libri thuajse nuk sjell kurrėfarė sensacioni tė fshehtė as nga "fronti i Lindjes" as nga "fronti i Perėndimit". Pėrfundimisht, pėr njė botė shkencore (meqė "biografia" si zhanėr ėshtė atribut domosdoshmėrisht shkencor) libri i Fevziut nuk sjell "asgjė tė re nėn Hėnė". Por kėto nė fakt, nuk ngrenė peshė pėr llojin e lexuesit qė e blen, i nxitur e i kompleksuar nga strategjia e nxehtė e marketingut, nga mrekullia ēudibėrėse e kompanisė sė reklamimit qė pėrēoi me njė regjim tė pandėrprerė spektri i fuqishėm mediatik. Me njė "fėrshėllimė" tė tillė kėmbėngulėse e tė tejzgjatur tė medias, u provua se lexuesin e ke gjithmonė nėn kėmbėt e tua. Atė lexues pra, qė ėshtė i jeratisur pėr t'u tunduar nga njė cilėsi e tillė narrative.

Nga pikėpamja stilistike, libri pėrcjell njė ligjėrim tė zhveshur, tė troēėt, me fjali maksimalisht tė thjeshta tė mėnyrės dėftore, konstatuese e raportuese, mjaft tė lakmueshme pėr nivelin e pėrgjithshėm tė nxėnėsve tė klasės sė gjashtė apo tė shtatė. Mė pėrjashtime tė rralla ndėrhyjnė pasazhe pėrshkrimore tė natyrės, situatės apo interierit dhe tek-tuk ndonjė pyetje retorike. Shumėkush mund ta numėrojė si tė metė tė stilit tė Fevziut apo tė pėrdorimit tė nivelit sintaksor tė shqipes sė tij, por unė mendoj se autori e ka zgjedhur kastile kėtė lloj ligjėrimi "avitaminoz", krejt pėr shtat me gjerėsinė e auditorit qė i drejtohet: nivelit tė pėrgjithshėm tė lexuesit masiv tek ne. Fakt pėr kėtė (madje fakt sensacional) ėshtė se pėr herė tė parė bėn vaki qė njė libėr, pasi ėshtė shitur mbi 30.000 kopje, pasi ka njohur botimin e tretė, promovohet nė prani tė 8 ministrave (apo kryeministrave ish?). Nuk dua tė thellohem nė etikėn promocionale tė mbėshtetėsve tė fuqishėm, sepse tek ne punėt bėhen "sipas vendit kuvendi", por nuk duket aspak e hijshme qė njė TV kombėtar tė investojė kaq hapur reklamimin e produktit tė vet. Kujtoj skandalin qė denoncoi pėr kėtė kulturė tė ngjashme njė anėtar i bordit tė RAIUNO-s kundėr vetė telekanalit ku bėnte pjesė, duke akuzuar drejtuesit qė mbėshtetėn me fushatė promocionale botimin e tyre tė librit tė fundit tė Bruno Vespės. Kjo sa i pėrket etikės dhe s'ka lidhje me librin.

Duke qenė njė libėr i pėrllogaritur pėr njė nivel thuajse mediokėr lexuesish, kinse-monografia e B. Fevziut ka qėlluar nė shenjė: rekordi i shitshmėrisė absolute tė deritashme nė tregun tonė tė librit. Bota e huaj e njeh prej 200 vitesh shumė mirė kėtė strategji marketingu pėr tė futur nė "kurth" sa mė shumė lexues. U provua dhe nė Shqipėri dhe u pa se "funksionoka". Prandaj duhet t'ia njohim pėr vlerė librit tė Fevziut edhe shuajtjen e kėtij kurioziteti sociologjik, kuriozitet qė pėrcaktoi shkallėn e interesimit tim pėr ta lexuar si sociolog i lexueshmėrisė. Ata qė kėrkojnė tek Fevziu virtyte tė tjera tė shkrimit letrar, tė mos i zėnė kėmbėt kėtu, por t'i drejtohen shkrimit tė tij artistik, ku e ka vendin kjo specifikė e ligjėrimit me trope e figura. Ndėrsa kėtu (nė kinse-monografinė "Enver Hoxha") fjala dhe kondita ėshtė pėr njė shkrim tė bardhė, asnjėanės, ndonėse joshkencor, nė pėrputhje pėr nevojat e ngutshme tė tregut, qė e pėrcakton llojin sipas takatit intelektual. Pėr ta pėrkufizuar mėnyrėn e shkrimit tė kėtij libri, mendoj se i shkon pėr shtat njė citim, me tė cilin Fevziu karakterizon Hoxhėn: "...Kadare shpreh bindjen se Hoxha e njihte letėrsinė. Ndėrkaq kujtimet e tij, nėse i ka shkruar vetė, duken mediokre, me njė gjuhė shumė tė varfėr dhe fare pa stil" (fq. 328, kusivi im A.T).

3. Kinse-biografia e Enver Hoxhės - njė doracak pėr nėntėvjeēaren

Sigurisht qė kėtė libėr Blendi Fevziu mund ta kishte shkruar ku e ku mė bukur, me njė ritėm, gjuhė e seriozitet shumė herė mė ambicioz. Mund tė kishte gėrmuar mė gjatė, mė ngulmueshėm nė arkiva, pėr ta bėrė mė tė pasur me dokumenta tė panjohur (pėr tė cilat autori ka dijeni se gjenden nė arkiva, siē ėshtė ditari i Miladin Popoviēit), duke u kredhur shkallė-shkallshėm nė analiza, reflektime e hipoteza. Mund ta kishte zgjatur kohėn e shkrimit dhe ta kishte konsideruar aktin e shkrimit si festė, aventurė, mister, duke ruajtur tė njėjtėn ftohtėsi, por ama, shkencore, jo kaq sipėrfaqėsisht publicistike. Me qėllim qė libri tė peshonte pėr njė kategori mė tė gjerė e mė piramidale lexuesish, duke synuar paksa "majėn e piramidės". Duket qartė se procesi i montazhit, "montazhi" si teknikė, aq i domosdoshėm pėr natyrėn e emisioneve televizive, nuk jep rezultate tė rrufeshme, pėrderisa koha e shkrimit ka qenė vetėm dymujore. Ky "montazhizėm" e ka dėmtuar sė tepėrmi thellėsinė qė pritej tė kishte libri, duke u mjaftuar vetėm me rolin e njė doracaku pėr lexuesin fare amatoresk, edhe pse ky lloj lexuesi ėshtė masa dėrrmuese e blerėsve. Teknika e montazhit (e vetmja teknikė e librit) vetėmsa shtrin nė mėnyrė lineare paragrafėt e cituar nga librat e tjerė, faqet e ditarėve, epistolarėt, ndonjė dokument arkivor dhe e vetmja ndėrhyrje ėshtė komenti i zbehtė e i vobektė, njė interpretim sipėrfaqėsor, shpeshherė i cekėt, e nė tė shumtėn e rasteve - i panevojshėm. Sepse ndėrhyrjet komentuese/interpretuese tė autorit as u shtojnė e as u heqin gjė citimeve tė shumta. Pėr tė pėrftuar madje njė lexim tė pavulgarizuar, mund ta lėmė fare mėnjanė tekstin e autorit dhe tė vazhdojmė fare mirė, shkurt e pa siklet, linjėn e citimeve me kursiv, ēka do tė ishte njėmend njė formė mjaft mė produktive leximi, nėse e sugjerojmė.

Por pikėrisht thatėsia e kėrcimit komentues nga njėri ishull citimesh nė tjetrin, tė krijon njė ide filmike, pamore, sikur po sheh njė dokumentar apo njė pavion muzeu, pėr ta patur "tė shtrirė": lėndėn dhe gjurmėt e diktatorit nė histori.

Nė vendin tonė tė kėrcėnuar me kujtesė peshku, ku pėr kujtesėn historike nacionale as qė mendohet; ku kujtesa e xhelatėve dhe kriminelėve vetėprojekton vazhdimėsinė e saj te brezat trashėgimtarė dhe synon jo pa sukses tė eklipsojė kujtesėn e viktimave, libri i Blendi Fevziut, megjithatė, falė lehtėsisė filmiko-muzeale, ėshtė njė kontribut i vyer shkollor pėr tė njohur sadopak tragjedinė gjysmėshekullore qė kaluam nėn pushtetin absolut tė njė terroristi paranojak. Thjeshtėsia raportuese e tekstit dhe toni asnjėanės e bėjnė kinse-biografinė e diktatorit njė libėr gjerėsisht tė lexueshėm informativ e sistematik pėr leximet shkollore, njė abc tė njohjes sė diktaturės nė mosha tė njoma. Dhe ky ėshtė, padyshim, njė ndėr kontributet mė tė ēmuara didaktike pėr t'u shfrytėzuar nė tekstet e nėntėvjeēares, pse jo, edhe tė gjimnazit. Blendi Fevziu ka meritėn e madhe se e ēel nė mėnyrė modeste shtegun pėr libra tė tjerė mė ambiciozė, mė tė thellė e, sigurisht, shkencorė.
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30433
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi