ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lakrori: Rama me grabiti votat

Shko poshtė

28092009

Mesazh 

Lakrori: Rama me grabiti votat Empty Lakrori: Rama me grabiti votat




Rozeta Rapushi
Lakrori: Rama me grabiti votat 20090928030648_artikullEdi Rama, rizgjidhet ne krye te Partise Socialiste me 93% te votave te ne zgjedhjet e se shtunes kurse rivali i tij Maqo Lakrori dyshon se kemi te bejme me vjedhje votash dhe mungese transparence. Gjate numerimit te votave ne qendrat zgjedhore ne vend, mediat nuk ishin te pranishme, ndryshe nga c'ndodhi me 28 qershor kur ne zgjedhje parlamentare, kamerat e TV filmuan e transmetuan direkt ashtu si dhe kamerat e KQZ. Kjo ishte hera e pare qe kamerat e televizioneve nuk u lejuan gjate procesit te numerimit te votave, duke kujtuar periudhen e kaluar ne PS kur u votua per kreun e atehershem Fatos Nano ne rivalitet me Pandeli Majkon.

Pakenaqesite e Lakrorit se pati mungese transparence vijne ne momentet kur Rama vazhdon te akuzoje se me 28 qershor pati numerim jotransparent te votave. Duke folur dje me "Koha Jone", z.Lakrori, refuzoi te jape detaje, por konfirmoi se qendrimin e tij mbi zgjedhjet do ta jape pas daljes se te dhenave zyrtare mbi zgjedhjet ne PS. "Menjehere sapo te dale rezultati perfundimtar, zyrtar i zgjedhjeve per kryetarin e ri te Partise Socialiste, une do te prononcohem duke dale me qendrimin tim mbi zgjedhjet", i tha z.Lakrori, gazetes "Koha Jone".

Nderkohe, Komisioni i Zgjedhjeve ne seline roze, nxori dje rezultatet paraprake te zgjedhjeve ne Partine Socialiste, duke theksuar se Rama eshte fitues, me votat e numeruara te 51 mije anetareve qe votuan pro rizgjedhjes se tij. Ndersa kundershtari i tij politik, Maqo Lakrori, sipas ketyre te dhenave, ka marre vetem 6.7% ne zgjedhjet e anetaresise socialiste. E perkthyer ne vota, Lakrori, u mbeshtet nga 3 700 anetare socialiste per te marre drejtimin e PS-se. Nje shifer kjo shume e ulet ne krahasim me mbeshtetjen e anetaresise socialiste ndaj Edi Rames. Nga te dhenat e deritanishme te Komisionit te Zgjedhjeve ne PS, jane administruar procesverbalet dhe dokumentacioni zgjedhor per 20 komisione zgjedhore rajonale. Materiale, te cilat jane duke u administruar sipas rregullave te Kodit Zgjedhor nga ky komision. Nderkohe qe komisioni eshte ne pritje te dokumentacionit edhe te 17 rretheve, per shkak te largesise. "Nga te gjitha vezhgimet dhe informacionet e ardhura prane Komisionit te Zgjedhjeve te Partise, eshte konstatuar se procesi eshte zhvilluar ne normalitet te plote dhe teresisht ne perputhje me rregullat e percaktuara ne Kodin e Zgjedhjeve te PSSH-se", reagoi dje pasdite selia roze. Sipas te dhenave zyrtare, ne zgjedhjet e te shtunes, moren pjese 56 mije anetare socialiste, nga 82 mije qe perflitej se eshte anetaresia e socialisteve ne total ne rang vendi. Nga keto 51 mije anetare, votuan pro rizgjedhjes se Edi Rames ne krye te Partise Socialiste. Konkurrenti Lakrori, mundi te marre vetem votat 3700 anetareve. Sipas perllogaritjeve, rezulton se numerohen rreth 1300 jane votat e pavlefshme te anetareve socialiste qe moren pjese ne zgjedhjet per kreun e tyre. Pjesa tjeter dhe jo pak e konsiderueshme rreth 26 mije anetare socialiste, nuk moren pjese ne votime, duke "bojkotuar" keshtu procesin. Megjithate, Komisioni Zgjedhor i PS-se, falenderoi dje te gjithe zgjedhesit socialiste, per maturine dhe qetesine e treguar ne keto zgjedhje te pergjithshme per kryetarin e PSSH-se, si dhe falenderon ne menyre te vecante te 2100 socialistet qe administruan kete proces, ne cilesine e komisionereve dhe vezhguesve ne 386 komisionet e votimit. "Duke deshmuar krahas perkushtimit politik dhe aftesite e tyre administruese, ne respekt te normave e rregullave statusore", reagoi selia roze. Komisioni i Zgjedhjeve i Partise Socialiste te Shqiperise, theksoi se rezultatet zyrtare perfundimtare, do te shpallen diten e sotme.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Lakrori: Rama me grabiti votat :: Komentet

avatar

Mesazh Mon Sep 28, 2009 8:48 pm nga Iliriada Portal

Edi Rama, rizgjidhet ne krye te Partise Socialiste me 93% te votave te ne zgjedhjet e se shtunes kurse rivali i tij Maqo Lakrori dyshon se kemi te bejme me vjedhje votash dhe mungese transparence.
sa ironike

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Tue Sep 29, 2009 10:31 pm nga lidabica

po as Maqon s'e besoj se hyri ne gare per te fituar mbi Edi ramen,ato le t'jau hedhe patave Maqua,te shikoje ate lejen e ndertimit qe i jep Edi rama,vellait te maqos,se e ka ndertues.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Sep 30, 2009 1:00 pm nga bulqizaku

a thu me verte e ka ki shoqi ...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi