ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia vret nenen Shqiptare ne sy te femijeve

Shko poshtė

23022008

Mesazh 

Policia vret nenen Shqiptare ne sy te femijeve Empty Policia vret nenen Shqiptare ne sy te femijeve






Policia vret nenen Shqiptare ne sy te femijeve



Policia vret nenen Shqiptare ne sy te femijeve Zyberi-deshirja
Detajet e ngjarjes jane akoma te diskutueshme. Ne njerin krah, departamenti i policise se Henderson, Nevada (USA) i qendron besnik versionit te tyre qe Deshira Selimaj (nje grua e imet rreth te 40-tave) vuri ne rrezik policet e repartit si dhe familjen e saj. Ne krahun tjeter qendron i shoqi, tre femijet (moshat 5-11) dhe deshmitaret okular qe insistojne Deshira ne asnje moment nuk vuri njeri ne rrezik, dhe nuk kishte arsyje te qellohej ne mes te rruges.
Deshira Selimaj me te shoqin, Zyberin, nje ish i burgosur politik i cili kishte bere rreth 22 vjet burg ne Shqiperi, kishin emigruar ne Amerike per t’i dhene femijeve te tyre ate qe vet nuk e kishin pasur kurre — nje te ardhme. Fatkeqesisht, me 12 Shkurt, nje ndalese rutine trafiku do te kthehej ne tragjedi. Nena qellohet ne zemer nga nje polic 23-vjecar ne sy te femijeve dhe te te shoqit i cili qendronte i prangosur ne buze te trotuarit.
Policia vret nenen Shqiptare ne sy te femijeve Zyberi1
Sipas raportit te policise dhe deshmitareve okulare, Zyberi ne furgonin e tij te kthyer ne mini-dyqan akullore, ndalohet nga patrulla e policise sepse nuk beri nje ndalese te kompletuar para nje shenje “STOP” por vetem uli shpejtesine. Pasi mundohet te shpjegoj situaten me anglishten e tij te thyer, refuzon te firmosi gjoben marramendese prej $650 duke insistuar “…nuk punoj per policine, punoj per femijet e mij.”
Per te kuptuar me mire situaten ai therret te shoqen, e cila fliste anglisht me mire, ne telefon. Ajo merr 2 nga djemte ne makine dhe niset per t’i ardhur ne ndihme te shoqit.
Kur Deshira del nga makina — ketu ndryshon deshmija e policise dhe okulareve — ajo sheh te shoqin te ulur ne trotuar i prangosur duke qare.
Versioni i policise tregon qe ajo merr nje thike nga makina e saj, dhe kembengul qe do vetvritet me te birin. Policia arrin t’i marre djemte dhe u thote te shkojne te rrijne tek i jati. Pastaj godasin Deshiren 2 here me mjete me rryme elektrike — qe cuditerisht — nuk kryejne efekt. Atehere, polici 23 vjecar i merr jeten me plumb.
Policia vret nenen Shqiptare ne sy te femijeve Zyberi-2Pas vrasjes se te shoqes, policia ja hoqi gjoben prej $650 dhe i dha Zyberit te firmosi nje gjobe pre $67 per mungese te rripit te sigurimit.
Deshmitaret okulare, te cilet dhane raport per policine ne vendngjarje, dhe familja, dheshmojne qe Deshira nuk kishte ne asnje moment thike ne duar. Femijet dhe i shoqi deshmuan qe nuk e pane Deshiren te goditej me pistolete me rryme elektrike. Sipas deshmitareve okulare, ne castet e fundit te jetes, Deshira ishe e ulur ne gjunje duke qare e duke hedhur duart ne ajer, e rrethuar nga policia. Pas disa sekondash, degjojne nje te shtene dhe trupin e saj qe bie perpara.
Gjate nje konference shtypi te dhene dje, policia e Hendersonit ndryshoi pak detajet e ngjarjes nga ajo qe kishin treguar me 12 Shkurt. Fillimisht kishin thene qe ishin ata qe kishin thirrur Deshiren ne telefon te vinte te ndihmonte me gjuhen. Dje thane qe i shoqi qe kishte thirrur. Gjithashtu dje policia tha qe nuk kishin probleme komunikimi me ciftin, ndersa gjate raportit te ngjarjes kishin thene qe kishin veshtiresi te kuptoheshin me anglishte e thyer te Zyberit e Deshires.
Nje investigim nga zyrat e shtetit rreth ngjarjes do te behet me date 11 Prill ku pritet te jepet nje vendim perfundimtar.
Zyberi 65-vjecar tashme i vetem duhet te kujdeset per femijet e tij mitur. Pas kesaj tragjedie ai nuk eshte me ne gjendje te bej pagesat e shtepise apo te kujdeset plotesisht per femijet e tij. Nje fond ndihmash eshte ngritur per t’i ardhur ne ndihme familjes Selimaj. Ndihmat mund te dergohen ne adresen e meposhtme:
Zyber Selimaj Donation Fund
P.O Box 90533
Las Vegas NV 89009-0533
Sidoqofte shume pyetje kane mbetur pa pergjigje: Nuk kishin mundesi policet te vinin nen kontroll kete grua edhe sikur ajo te kishte thike ne dore? Nuk mund ta qellonin me pistolete neper kembe? Si ka mundesi qe 2 pistoleta me rryme elektrike nuk i bene efekt nje gruaje te imet? Kur arriten t’i marrin femijet nga Deshira atehere pse policia insiston qe e qelloi sepse po i shkaktonte rrezik femijeve? Shpresojme qe me 11 Prill drejtesia triumfoj.
Gjergj Dollani
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Policia vret nenen Shqiptare ne sy te femijeve :: Komentet

ILIRI

Mesazh Sat Feb 23, 2008 8:46 pm nga ILIRI

Eshte nje ngjarje vertete shume e dhimbshme. Prandaj i thone kurbet i zi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Sun Feb 24, 2008 12:41 am nga flutura

O zot ēfare kohe po jetojme. Nuk dime kujt mund ti besojme. Ti besosh. As mikut, as shokut, as shtetit. E aq me teper kur pononjesit qe kane per detyre te te mbrojne te vrasin ne sy te femijeve. Nje superfuqi qellon me plumba nje grua sa nje femij. TUUUUURP. SKANDAL. KRIM QE DUHET DENUAR.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anonymous

Mesazh Mon Feb 25, 2008 2:01 pm nga liri

Deshira Selimaj Policia vret nenen Shqiptare ne sy te femijeve Thumbnail.php?file=deshira_selimaj_636166320 Deshira Selimaj
Dėshmitarja okulare fajėson policin amerikan se ka vrarė pa shkak gruan shqiptare Dėshira Selimaj, e cila u qėllua me njė plumb nė zemėr mė 12 shkurt 2008 nė prani tė fėmijėve dhe bashkėshortit tė saj. Ngjarja ka ndodhur nė Henderson, qytezė nė shtetin Nevada nė perėndim tė SHBA-sė. Zyberi, i shoqi i Dėshira Selimajt ishte ndaluar nė rrugė pasi nuk qėndroi me makinėn e tij para njė tabele me mbishkrimin STOP. Viktima po shkonte nė ndihmė tė bashkėshortit, i cili derisa nuk dinte mirė anglisht nuk po kuptohej me policėt qė i vendosėn njė gjobė prej 650 dollarė. Dėshmitarja okulare e ngjarjes ka pohuar se, deklarimet e punonjėsve tė policisė qė pretendojnė se gruaja kishte njė thikė nė dorė, janė tė rreme. “Gruaja shqiptare ishte afruar pėr tė ndihmuar tė shoqin, qė kishte ndaluar makinėn nė trotuar. Ai ishte ndaluar nga policėt pėr ecje me shpejtėsi dhe mosrespektimin tė sinjaleve afėr Pecos Ridge Parkway dhe Sunridge Heights Parkway. Gruaja e vrarė nga policia nuk kishte asgjė nė duar dhe dukej se nuk fliste mirė anglisht. Pėrpiqej tė sqarohej me duar, por nuk pashė tė bėnte ndonjė veprim agresiv ndaj oficerėve tė policisė. Ata kishin mundėsi ta arrestonin gruan pa krijuar kėtė incident. Ishte gjithēka si nė njė film. Njerėzit qė ishin rreth e rrotull shikonin tė habitur dhe pyesnin pse goditėn policėt, ndėrkohė dėgjoheshin tė qarat dhe ulėrimat e fėmijėve dhe tė bashkėshortit tė gruas”, ka deklaruar gjatė dėshmisė sė saj, njė grua qė jetonte afėr vendit ku ndodhi ngjarja. “Nuk e di se ēfarė mė bėri tė ktheja kokėn, por ndalova makinėn dhe ula xhamin e dritares. Pashė gjithė skenėn qė ishte rreth 25-35 metra larg nga unė. Qė aty pashė Dėshira Selimajn qė fliste me duar qė i lėvizte lart e poshtė dhe katėr policė qė e kishin e rrethuar dhe kishin ngritur pistoletat drejt saj. Gruaja shqiptare mundohej tė komunikonte me anglishten e saj tė limituar me policėt. Unė dėgjova fjalėt “poshtė” dhe “ulni armėt”. Dėgjova dhe fjalėt e policėve kjo ėshtė e ēmendur”, ka shtuar gruaja dėshmitare e ngjarjes, ku polici amerikan vrau 42-vjeēaren nė sy tė tre fėmijėve tė saj dhe bashkėshortit. Dėshmitarja pohon se nuk ka dėgjuar qė policėt t’i jepnin ndonjė urdhėr Dėshira Selimajt. Ndėrkohė nė deklaratėn e policisė thuhet se, gruaja nuk i ėshtė bindur ndaj urdhrave pėr tė disatėn herė dhe se ajo mbante njė thikė nė dorė, tė cilėn e kishte drejtuar dhe ndaj djalit tė saj vetėm 11 vjeē. Por ndryshe ėshtė varianti i dhėnė pėr ngjarjen nga dėshmitarja okulare. Sipas dėshmitares sė krimit, gruaja nga Shqipėria nuk mbante ndonjė thikė nė dorė. “Unė nuk pashė qė gruaja tė kishte thikė nė dorė. Unė pashė qė ajo u pengua dhe u rrėzua. U ul nė bordurė dhe policėt kishin mundėsi ta arrestonin nė atė moment. Por kur ajo tentoi tė ngrihej ata e qėlluan”, tha dėshmitarja okulare e ngjarjes. Hetimet kanė identifikuar edhe policin qė ka qėlluar gruan nga Shqipėria. Autori i vrasjes ėshtė 23-vjeēari, Luke Morrison. Ai ėshtė pezulluar pėrkohėsisht nga detyra, pasi qėlloi me plumb nė zemėr 42-vjeēaren shqiptare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Feb 25, 2008 9:37 pm nga loki

Gjynah. Kesaj i thone "si te te niset ashtu te te bitiset". Gjith jeta i ka vajtur ne burg, dhe papritur nje dite te zeze duhet te paguaje 600 dollar me jeten e gruas.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon Feb 25, 2008 9:42 pm nga ILIRI

Nuk e kuptoj se si ne Amerike policia vepron ne menyre kaq arbitrare ndaj njerezve te pambrojtur. Ketu tek ne policia nuk e prek me dore qytetarin, sidomos per raste te tilla. Madje as te del ne rruge fare. Ka kontrolle rutine per pije, po ecjet tej normave te lejuara, mosrrespektimi i semaforeve etj si keto, kontrollohet nepermjet radareve. Te vjen gjoba ne shtepi, me oren vendin dhe te dhenat e tjera rreth shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor qe ke bere. Gjithsesi Evropa mbetet Evrope. Djepi i kultures dhe te drejtave te njeriut.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Feb 25, 2008 9:48 pm nga i persekutuari

Me beri shume pershtypje kjo ngjarje. fatkeqesia me e madhe eshte se femijet do ta kene per gjithe jeten kete ngjarje ne kujtese, dhe do te kene pasoja psikologjike. Sesht ēudi qe keta femijet per gjithe jeten edhe kur te rriten ti shohin policet si armiq.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anonymous

Mesazh Mon Feb 25, 2008 10:37 pm nga albana

Pa dashur te fajesoj zotin Selimaj, aq me pak viktimen, dua te theksoj se ne shqiptaret shpesh here edhe pse ne vend te huaj perpiqemi ti egjidhim gjerat si ne Shqiperi. Ne vende si Amerika, apo dhe vendet e BE e drejta diskutohet vetem ne gjygj dhe jo ne rruge. Me te drejte apo pa te drejte, nje shume te madhe apo te vogel gjobe, per ēdo kontestim duhet ti drejtohesh gjykates. Ne rastin konkret, megjithate duhet thene se policia i stertejkaluar kompetencat, aq me teper kur behet qesharake duke deklarime te rreme. Mere me men kur policia fsheh gabimet e saj, duke e kthyer kte gabim, apo faj ne krim, ēmund te presesh nga qytetaret. Po le te shprezsojme qe drejtesia do te vihet ne vend.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi