ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turku: Shqiptarėt, njė komb i kulturuar me integritet evropian

Shko poshtė

28092009

Mesazh 

Turku: Shqiptarėt, njė komb i kulturuar me integritet evropian Empty Turku: Shqiptarėt, njė komb i kulturuar me integritet evropian




Edicioni i sivjetėm i Festivalit Folklorik Kombėtar tė Gjirokastrės, ėshtė dhe mbetet njė dėshmi e patjetėrsueshme e diversitetit dhe pasurisė kulturore qė karakterizon botėkuptimin dhe identitetin shqiptar, pėrkrah vlerave tė trashėgimisė kulturore ballkanike dhe evropiane. Zėvendėsministrja e TKRS, Suzana Turku, deklaroi nė konferencėn e djeshme pėr shtyp nė Gjirokastėr se: "Nė kėtė veprimtari, krijimtaria popullore shqiptare shpaloset ashtu sikundėr ėshtė nė tė vėrtetė: me ngjyrat e nuancat e tė gjithė krahinave brenda Shqipėrisė, por edhe me ato tė shqiptarėve tė Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe tė diasporės shqiptare, qė nga ajo mė e hershmja dhe deri tek mė e reja". Madje, sipas Znj.Turku njė nga personalitetet e shquara tė artit dhe muzikologjisė shqiptare, vetė kjo larmi dėshmon pėr njė komb tė kulturuar e me integritet evropian. Festivali ėshtė gjithashtu njė dėshmi e gjallė e respektit dhe pėrkujdesjes sė vazhdueshme qė tregon shteti shqiptar pėr kulturėn e pakicave etnike dhe minoriteteve etno-kulturore qė gjallojnė nė Shqipėri, duke pėrmbushur kėshtu njė nga parimet bazė tė Kėshillit tė Evropės dhe ndėrtimit tė Evropės sė re.
"Kjo veprimtari, e cila mbetet padyshim njė ndėr evenimentet mė tė rėndėsishme tė kulturės nė vend, do tė pasurojė jetėn e kėtij qyteti dhe mbarė Shqipėrisė. E rėndėsishme ėshtė qė ky eveniment tė mos shikohet dhe tė vlerėsohet si dikur: thjesht si njė muze i mbyllur, me karakter tė pėrkohshėm dhe propagandistik, por MTKRS e vlerėson krijimtarinė qė po prezantohet nė skenėn e Gjirokastrės si njė ekspozitė kurdoherė nė lėvizje dhe pėrherė tė hapur, nė funksion tė turizmit kulturor dhe tė jetės aktive, nė koherencė edhe me rregullat dhe parimet e ekonomisė sė tregut", deklaroi zv/ministrja Turku. Mė tej, ajo nėnvizoi faktin se ky edicion ėshtė mė i madhi nė historinė e organizimit tė kėsaj veprimtarie. Nė tė marrin pjesė 1300 artistė nga Shqipėria dhe nga tė gjitha trevat dhe komunitetet shqiptare nė botė, tė cilėt do tė prezantojnė me seriozitet dhe pėrkushtim tė gjitha vlerat mė pėrfaqėsuese tė folklorit shqiptar.
Rėndėsia e Festivalit Folklorik Kombėtar rritet edhe mė shumė par faktin se, zhvillohet edhe nė kuadrin e 29 shtatorit, Ditės Kombėtare tė Trashėgimisė Kulturore, duke sensibilizuar tė gjithė faktorėt qė kanė pėrgjegjėsi shtetėrore dhe shoqėrore pėr ruajtjen dhe jetėsimin e trashėgimisė sonė kulturore nė mbrojtje tė identitetit tonė kombėtar. Zv/ministrja Turku bėri tė ditur dje pėr mediat, se nė vijim tė tavolinave tė rrumbullakta nga diskutimet me nivel tė lartė shkencor ėshtė propozuar qė tė shihet mundėsia e studimit tė mėtejshėm tė potencialit, qė Eposi i Kreshnikėve ka pėr kulturėn shqiptare dhe pėr pėrpunimin e mėtejshėm shkencor tė dosjes pėr t'ia paraqitur mė pas UNESCO-s. Kjo pėrgatitje ėshtė njė proces i gjatė po aq i rėndėsishėm pėr tė prezantuar njė material cilėsor dhe pėr tė mundėsuar mirėpėrfaqėsinė tė traditės sė lashtė shqiptare nė pasurinė botėrore tė njerėzimit.
Bota Sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi