ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Ne, me rritjen me te larte ne BE

Shko poshtė

30092009

Mesazh 

Berisha: Ne, me rritjen me te larte ne BE Empty Berisha: Ne, me rritjen me te larte ne BE




Kryeministri Sali Berisha vlereson investimet gjermane ne Shqiperi dhe njekohesisht rizgjedhjen e kancelares Merkel e cila permes ambasadorit Borhard informoi dje se ka dyfishuar ndihmen ndaj Shqiperise. Njekohesisht, kryeministri i ve theksin stabilitetit bankar ne vend dhe rritjes ekonomike qe kembengul se do te jete e larte edhe kete vit. "Sistemi bankar financiar dhe ekonomia shqiptare sot jane solide. Ekonomia rritet dhe jam i sigurt qe do te kete rritjen me te larte ne Evrope", - tha Kryeministri.

Deklaratat e Berishes erdhen dje pasi ai mori pjese ne ceremonine e perurimit te godines shumekateshe qe ProCredit Bank ka ndertuar ne Laprake, qe u konsiderua nga Berisha, si "investimi me i madh i ketyre 20 viteve te fundit qe sistemi bankar ben per veten e tij". "Eshte e rendesishme qe kjo ndertese e bukur, funksionale, te inaugurohet ne 10-vjetorin e suksesit te ProCredit Bank, por simbolike te madhe ka edhe fakti qe inaugurohet pas fitores se dyte te kancelares Angela Merkel, ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare ne Gjermani. Kjo eshte fitore shpresedhenese jo vetem per Gjermanine, por edhe per mbare Evropen, pasi kombi gjerman votoi per reformat jetike dhe percaktuese per mbare ekonomine evropiane", - deklaroi Berisha. Ai kujtoi me tej faktin se institucionet financiare gjermane kane qene nder institucionet kryesore financiare te kreditimit te ketij vendi. "Ndihma direkte gjermane eshte shkrire ne qindra projekte ne te kater anet e vendit dhe nevojat baze te qytetareve shqiptare. Tipari me dallues i ketyre projekteve ka qene eficenca e plote dhe suksesi i realizimit te tyre", - vleresoi shefi i qeverise.

Berisha ka perfituar nga ceremonia e djeshme per te levduar sistemin bankar ne vend: "Ndertesa e re e ProCredit Bank, deshmi e suksesit te ketij institucioni financiar ne keto dhjete vite ne Shqiperi. Duke e nisur punen si Fondacion, ajo ka asistuar ne kete dekade me kredi dhe ndihme mbi 150 mije shqiptare, duke u bere keshtu nje faktor i rendesishem ne zhvillimin e tregut te ketij vendi. Sot eshte nje dite qe une te shpreh falenderimin dhe mirenjohjen me te thelle ndaj sistemit bankar ne Shqiperi, i cili, fatmiresisht, eshte teresisht privat". Pikerisht ketu, kryeministri u ndal ne krizen globale dhe perfoljet sipas tij te papranueshme per bankat ne Shqiperi: "Kriza ekonomike boterore faktoi falsitetin e klasifikimeve te kompanive te rating-ut. Shume nga ato institucione financiare qe ishin mbajtur me A+ dhe me pese yje nuk i rezistuan kohes, ndersa juve qe ishit klasifikuar tek B-ja apo C-ja provuat se ishit A dhe me shume yje. E verteta eshte e vertete. E madhe apo e vogel, ajo eshte e pakthyeshme", - tha kryeministri duke pranuar se ka pasur "shume debate me nje kompani rating-u". Ne kete pike, kryetari i qeverise premtoi te vendose "kuadrin me te mire ligjor per veprimtarine bankare. Ndersa kerkoi nga bankat qe te ecin me shpejtesi drejt e-banking (levizjet bankare ne rruge elektronike): "E-banking eshte interesi juaj me i mire dhe eshte nje kontribut i madh per te prure shqiptaret ne moshen dixhitale", - tha Berisha.

Te pranishem ne kete ceremoni ishin edhe ministri i Ekonomise dhe Tregtise Dritan Prifti, Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, ambasadori i Gjermanise ne Tirane Bernd Bochard, Dr. Claus Peter Zeitinger, drejtor i Bordit Supervizor te ProCredit Bank, etj.

Rreth ProCredit Bank

ProCredit Bank, fillimisht nje fondacion kreditues me strategji te qarte dhe afatgjate te fokusuar ne zhvillimin e potencialit ekonomik te vendit, eshte e pranishme ne Shqiperi prej 14 vjetesh e mbeshtetur nga aksionere te fuqishem nderkombetare si ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG. Eshte nje nder bankat e para ne Shqiperi dhe e para qe u perqendrua ne menyre te vecante ne grupet ne nevoje, bizneset e vogla, zhvillimin dhe kreditimin bujqesor, duke ofruar keshtu nje larmishmeri sherbimesh, njohje te kultures bankare dhe te kursimit. Deri me 31 Dhjetor 2008 me shume se 143 mije kliente i kane besuar kursimet e tyre ProCredit Bank ne Shqiperi.

Zeitinger: Kreditim per hidrocentralet

Drejtori i Bordit Supervizor te Procredit Bank, i vuri theksin faktit se investimet ne Shqiperi kane si pikesynim qendrimin e perhershem. "Ne kemi investuar per kete godine e cila tregon se investimet tona ne Shqiperi kane vetem nje qellim, te jemi ketu pergjithmone", - deklaroi z. Zeitinger. Ai shtoi se numrit prej 40 degesh do t'i shtohen dhe 15 te tjhera ne periudhen ne vazhdim, kurse lajmeroi kreditimin e bizneseve te medha me prioritet, duke u ndalur te hidrocentralet. Nga ana tjeter, dr. Zeitinger ka dhene vleresime edhe mbi monedhen shqiptare, duke deklaruar se leku eshte i forte, i qendrueshem dhe si i tille, perdoret me teper nga kjo banke ne marredheniet me klientet, si ne depozita, kredi, etj. "Ne kemi konstatuar gjate ketyre viteve, se leku eshte monedha me e qendrueshme ne te gjitha vendet e Evropes Lindore ku ne gjendemi", - theksoi z. Zeitinger.

Fullani: Kriza kaloi

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, ka folur nder te tjera per zhvillimet financiare ne pergjithesi, duke dashur te jape lajmin e madh sic tha ai, se aktualisht, eshte kapercyer totalisht kriza e besimit te shqiptareve te bankat dhe se sistemi bankar shqiptar i beri balle me sukses nje krize globale financiare. Sipas tij, depozitat i jane rikthyer rrjedhes normale te nje viti me pare, duke siguruar se ky proces do te vazhdojne ne ecuri normale. "Besimi i publikut ndaj sistemit bankar, eshte totalisht i rikuperuar dhe kjo, - nenvizoi ai, - shprehet ne nivelin e rritjes se depozitave dhe ne rritjen e kreditimit ne monedhen vendase.

Borchardt: Mbeshtesim rrugen e integrimit

Ambasadori i Gjermanise ne Tirane, Bernd Borchardt, tha ne ceremonine e perurimit te zyrave te reja te Procredit Bank ne Tirane, se "Gjermania do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine ne rrugen e saj te integrimit evropian". Ai permendi se "Procredit Bank eshte aktive qe prej 10 vitesh ne Tirane, por ajo ka lindur mbi bazen e nje projekti gjerman, ne kuader te marreveshjes se bashkepunimit ekonomik midis Shqiperise dhe Gjermanise". Z.Borchardt, solli ne vemendje se "qe prej vitit 1998 ne kuader te ketij bashkepunimi, Gjermania ka investuar mbi 800 milione euro ne Shqiperi, nderkohe qe vetem per vitet 2009-2010, ky financim u dyfishua ne kuader te ketij bashkepunimi edhe me 90 milione euro te tjere". Dua t'ju konfirmoi, - vijoi ambasadori gjerman, - se qeveria gjermane vetem pak dite me pare ka miratuar edhe nje financim te ri me rreth 36 milione euro, ne mbeshtetje te sistemit te ujesjelles-kanalizimeve dhe energjetikes ne Shqiperi, cka deshmon per rritjen e bashkepunimit ekonomik midis dy vendeve.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi