ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjekut tė ekzekutuar kolegėt i kėrkuan tė linte Shqipėrinė pas kėrcėnimeve tė vrasėsit

Shko poshtė

05102009

Mesazh 

Mjekut tė ekzekutuar kolegėt i kėrkuan tė linte Shqipėrinė pas kėrcėnimeve tė vrasėsit Empty Mjekut tė ekzekutuar kolegėt i kėrkuan tė linte Shqipėrinė pas kėrcėnimeve tė vrasėsit




Mjeku Fatmir Thaēi nuk kishte frikė nga vrasėsi i tij, pėr faktin e thjeshtė se e kishte ndėrgjegjen dhe moralin krejtėsisht tė pastėr.

Kolegėt e tij kanė komentuar dje sjelljen e shefit tė radiologjisė, i cili disa herė ishte kėrcėnuar prej Ali Lorjas nė mėnyrė publike.
“Ai ishte njė mjek nė gjendje tė mirė ekonomike dhe zotėronte mundėsitė pėr t’u larguar jashtė shtetit ku dhe kur tė donte. Kėshtu mund tė parandalohej kjo vrasje e paralajmėruar. Kjo mund tė ishte edhe njė zgjedhje e mirė pėr tė ulur tensionet”, shprehen mjekėt e spitalit tė Durrėsit, njė ditė pas krimit makabėr nė ambientet ku ata punojnė. Por kėtyre kėshillave pėr largim nga Shqipėria qė i jepnin kolegėt e punės, doktori 55-vjeēar nuk u vinte veshin, pėrderisa asgjė e pahijshme nuk kishte ndodhur mes tij dhe infermieres, njėkohėsisht gruaja e tregtarit Lorja. Kanė qenė vetė kolegėt ata, tė cilėt kishin parė kėrcėnimet e mėparshme tė Lorjes ndaj Thaēit, duke e kėshilluar kėtė tė fundit qė tė gjente njė zgjidhje pėr tė shmangur pasojat e atyre kėrcėnimeve tė frikshme. Duke pasur bindjen nė vetvete se gjithēka ishte trillim dhe thashethemnajė pa bazė, doktor Thaēi shpresonte qė edhe Ali Lorja tė mos u besonte zėrave dashakeqės. Kėrcėnimet e shpeshta me jetė qė i kishte marrė nga ish-miku i tij Ali Lorja, ishin bėrė shpesh objekt bisede si nė familje ashtu edhe nė spital. Por si familjarėve ashtu edhe kolegėve mjeku i ndjerė u kishte thėnė se: “Nuk kam bėrė asgjė, ndaj nuk kam pse tė kem frikė!”. Shpeshherė ai u kishte thėnė kolegėve, qė ishin tė shqetėsuar pėr tė se kishte mundėsi tė shkonte ku tė donte nė Amerikė apo Australi, por nuk kishte asnjė motiv pėr t’u larguar, pasi asgjė nga ato qė fliteshin nuk ishin tė vėrteta. Radiologu Thaēi e pėrsėriste shpesh refrenin se “nderi im ėshtė qė tė punoj kėtu nė spital, ndėrgjegjen e kam tė pastėr dhe nuk kam bėrė asgjė, pėr tė cilėn duhet tė kem frikė”. Kėshtu ndodhi deri nė orėn 9 e 30 minuta tė sė premtes, kur Ali Lorja merr vendimin pėr tė ekzekutuar ish-mikun e tij, nė ambientet e zyrės ku punonte prej vitesh. Thaēi njihej nė tė gjithė qytetin e Durrėsit pėr korrektesė dhe pėr njė specialist tė zotin nė profesionin e tij. Duke ngjallur kėshtu simpatinė e shumė pacientėve qė i drejtoheshin pėr kryerjen e ekzaminimeve tė ndryshme. Ndonėse ai u akuzua nga autori si pėrgjegjės pėr humbjen e jetės sė tė shoqes, vetė mjeku Thaēi asnjėherė nuk e pranoi. Ashtu siē rrėfeu vetė Lorja nė komisariatin e policisė, pak minuta pas krimit, ish-miku i tij e kishte shprehur disa herė qė nuk duhej tė merreshin me fjalė tė kota. Por, pavarėsisht kėsaj, askush nuk mundi tė parandalonte krimin.

[b]Vdekja e infermieres[/b]

Ngjarja e ndodhur mė 8 korrik tė kėtij viti ka qenė paralajmėrimi i pasojave qė do tė rridhnin. Kėtė pohim bėri dhe Ali Lorja, i shoqi i viktimės, Liljana Lorja, nė momentin e dorėzimit nė polici. Sipas tij, e shoqja i kishte dhėnė fund jetės nga fjalėt qė qarkullonin nė ambientet e spitalit e jashtė tij pėr njė lidhje me mjekun. Katėr muaj mė parė ajo konsumoi njė sasi lėnde fostoksine, pavarėsisht se nė asnjė moment nuk kishte pranuar se fjalėt ishin tė vėrteta.

[b]Mjeku i urgjencės: Tė na mbrojė policia

[/b]Mjekėt nuk kanė besim tek rojet e policisė private, tė cilėve u ėshtė besuar ruajtja dhe survejimi i Spitalit tė Durrėsit. Shumė raste dhune kanė ndodhur nė atė spital, sidomos nė urgjencėn e tij ku nė vite numėrohen rrahje banale e deri tek kėrcėnimi pėr jetėn. Vrasja e Fatmir Thaēi kulmoi nė kėtė dhunė, ndaj bluzat e bardha kėrkojnė edhe praninė e policisė sė shtetit nė atė spital. “Shpeshherė njerėz tė dhunshėm apo tė pirė vijnė nė urgjencė duke na ushtruar presione nga mė tė ndryshmet. Ne duhet tė jemi tė qetė tė ushtrojmė profesionin tonė human, ndaj duam praninė e njė patrulle tė mirėfilltė policore kėtu”, tha mjeku i urgjencės sė Durrėsit, Arjan Tivari. Me lot nė pėr kolegun e vrarė aq tragjikisht doktor Tivari shprehet se “humbja e parakohshme e Fatmir Thaēit ka tronditur thellė nė zemėr tė gjithė kolegėt si dhe njė qytet tė tėrė, tė cilit i ndjeri i shėrbeu me pėrkushtim”. o.u

panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi