ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INSTAT:Shqipėria, rekord rritjeje ekonomike edhe tremujorin e dytė - 5,3 %

Shko poshtė

06102009

Mesazh 

INSTAT:Shqipėria, rekord rritjeje ekonomike edhe tremujorin e dytė - 5,3 % Empty INSTAT:Shqipėria, rekord rritjeje ekonomike edhe tremujorin e dytė - 5,3 %




INSTAT:Shqipėria, rekord rritjeje ekonomike edhe tremujorin e dytė - 5,3 % 78403instat

Ekonomia shqiptare ka vijuar rritjen e qendrueshme edhe gjatė 3-mujorit tė dytė tė kėtij viti. Publikimi mė i fundit i Institutit tė Statistikave flet pėr njė rritje tė prodhimit tė brendshėm bruto nė nivelin 5,3 pėr qind pėr periudhėn prill-qershor tė kėtij viti krahasuar me atė tė njė viti mė parė. Sipas INSTAT-it rritjen mė tė madhe e ka njohur sektori post-telekomunikacione me 18,1 pėr qind pėr shkak tė rritjes sė volumit tė komunikimit nė sajė tė uljes sė tarifave, kategoria shėrbime u rrit me 15,9 pėr qind ku bėjnė pjesė shėrbimet shėndetėsore, arsimore apo ato financiare, po ashtu rritje tė konsiderueshme ka njohur edhe sektori i ndėrtimit me 9.8 pėr qind. Specialistėt e INSTAT-it sqarojnė se rritja ekonomike ėshtė reale e zhveshur nga efektet sezonale. Krahas sektorėve qė njohen rritje gjatė tremujorit tė dytė tė kėtij viti, sipas INSTAT ka pasur edhe degė tė ekonomisė qė njohėn njė ecuri negative, tė tilla si industria dhe tregtia me respektivisht minus 6,3 dhe 3,2 pėr qind.
Edhe prodhimi bujqėsor i vendit, nė mėnyrė surprizė ka qenė drejt rritjes gjatė kėtij viti. Sipas tė dhėnave tė publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatė tremujorit tė dytė tė vitit 2009, prodhimi bujqėsor, nė krahasim me tė njėjtin tremujor tė njė viti mė parė ėshtė rritur 2,7 pėr qind dhe me 0,3 pėr qind kundrejt tremujorit tė parė tė 2009. Sipas INSTAT, ky tregues pason atė tė arritur njė tremujor mė parė, kur prodhimi bujqėsor, nė krahasim me tė njėjtin tremujor tė njė viti mė parė ėshtė rritur me 3,5 pėr qind.

55
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi