ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse e dua shqiperine

Shko poshtė

17122007

Mesazh 

Pse e dua shqiperine Empty Pse e dua shqiperine




gazeta SOT
Pse e dua shqiperine Eralda-itajNga Edmond ĒAUSHI - Unė e dua Shqipėrinė pėr atė plakun analfabet, i cili kur e pyetėn se kush ėshtė mė i zgjuar presidenti Bush, Berluskoni, Nano apo Berisha, pasi u mendua tha: Mė tė zgjuar se unė nuk janė ata?!.
Unė e dua Shqipėrinė, pėr atė qė nė mėngjes nė pritjet qė u zhvilluan nė Vlorė me rastin e 95 vjetorit tė Pavarėsisė politikanėt tanė ishin bashkė nė tribunė, dhe nė mbrėmje pėrfaqėsuesit e opozitės nuk morėn pjesė pėr arsye qė vetėm ata i dinė?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė tek varrezat e dėshmorėve mė 29 nėntor u vunė kurora me lule nga pėrfaqėsuesit e opozitės, dhe qė zoti Ndoka vendosi dhe ai lule si kryetar i PDK dhe jo si ministėr?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė zoti Topi shkoi pėr vizitė me rastin e 29 nėntorit nė familjet e dėshmorėve tė luftės, Qemal StafA dhe Mustafa Gjinishi, dhe tha se po vij pėr vizitė tek familja e dėshmorit tė luftės Qemal Stafa, se Qemal Stafa ishte shumė i ri pėr t’u indoktrinuar nga idetė komuniste dhe unė vij dhe te shtėpia e mikut tim Veli Stafa?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė ish-prokurori Sollaku nė njė emision televiziv na foli pėr takimin e pėrzemėrt qė kishte pasur me Xhozin?!
Unė e dua Shqipėrinė pėr nja dy-tre ministra qė kur hyn zoti Berisha nė sallėn e mbledhjeve tė qeveris, lėvizin pak nga vendi me njė buzėqeshje gjysmė tė fshehtė, kurse tė tjerėt ulin kokat mbi shkresat qė kanė pėrpara?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė zėvendėsministri i Brendshėm nė ceremonialin zyrtar tė mbajtur nė Vlorė pėr 95-vjetorin e Pavarėsisė ishte para kryetarit tė Opozitės?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė institucionet ndėrkombėtare mendojnė pėr politikėn tonė, e cila mė shumė flet sesa punon?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė bashkėbiseduesi me tė cilin po zhvillon njė bisedė qė e konsideron konfidenciale, ta ka regjistruar bisedėn dhe e mban pėr njė ditė tė keqe pėr ta pėrdorur?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė pafytyrėsia dhe mosmirėnjohja janė kthyer nė institucion?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė ka blerė njė diplomė nė treg tė zi dhe na shet leksione pėr demokracinė dhe ligjin?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė shqiponja nė flamurin tone ėshtė me dy koka?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė zoti Rama para disa vitesh u shpall Kryebashkiaku mė i mirė nė botė?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė zoti Topi bėri me rastin e festimeve nė Pallatin e Brigadave kur ftoi ish-presidentin komunist zotin Ramiz Alia?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė ka njė shkrimtar tė pėrmasave botėrore si Ismail Kadare.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė shkruan Dritėroi, se ne jemi pa brekė e me opinga dhe Berisha thotė qė do ndėrtojmė central bėrthamor?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė po ndėrton njė rrugė, e cila ėshtė me pėrmasa faraonike krahasuar me kėllqet e shtetit tonė?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė shkollat zhvillojnė mėsim pasdite, pasi nuk ka ambiente tė mjaftueshme?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė ne e dimė se ē’ėshtė liria ngaqė dimė se ēfarė ishte robėria.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė njė familje nė Gramsh nė mes tė dimrit jeton nė njė kasolle me fėmijė dhe me pjesėtarė tė moshuar dhe tė paaftė?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė zoti Rama bėn duke shėtitur Shqipėrinė edhe pse ka njė detyrė tė rėndėsishme shtetėrore si Kryetar i bashkisė sė Tiranės?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė ėshtė e mbushur me lokale kafene, pluhur dhe gropa?!
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė mendimet tona “tė zgjuara”, tė cilat mezi presim t’i hedhim ne “letėr”, na i ndėrpret mungesa e energjisė elektrike?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė fėmijėt e mi kur vijnė dritat zihen se kush ta fryjė mė parė qiririn pėr ta fikur?!
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė njė shqiptar pasi emigroi nė njė vend tė Bashkimit Europian kėrkoi “strehim energjetik”?!
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė ka aq shumė parti, televizione dhe gazeta?!
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė polici i trafikut tė shan nė shtatėqind breza nė mes tė bulevardit tė madh nė Tiranė?!
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė thonė nėpėr emisione televizive analistet tanė tė nderuar?!.
Unė e dua Shqipėrinė pėr atė qė z. Timothy Garton Ash ( profesor i studimeve Europiane nė Universitetin e Oksfordit dhe autor i “Botės sė Lirė”) thotė se ai e do Europėn : “jo me tė njėjtėn ndjesi qė dua familjen time, sigurisht; asgjė nuk krahasohet me tė. As edhe me ndjesinė si dua Anglinė, edhe pse nė njė ditė me shi i afrohet asaj ndjesie. Por ka njė ndjesi kuptimplote, sipas sė cilės mund tė them se e dua Europėn, me fjalė tė tjera, se jam patriot europian. Historia jonė e re europiane nuk do tė prodhojė kurrė atė lloj besnikėrish krenare qė qe karakteristike pėr shtetet komb tė para-1914-s. Europa e sotme nuk ėshtė si ajo, fatmirėsisht. Sipėrmarrja jonė nuk ka nevojė apo as qė e dėshiron atė lloj zjarri emocional. Europianėsia mbetet njė identitet dytėsor, mė i ftohtė. Europianėve sot nuk u bėhet thirrje tė vdesin pėr Europėn. Shumicės sonė as qė i ėshtė bėrė thirrje tė rrojnė pėr Europėn. Tėrė ajo qė lypset ėshtė ta lėmė Europėn tė rrojė”. Very Happy Very Happy Very Happy
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pse e dua shqiperine :: Komentet

emigranti

Mesazh Mon Dec 17, 2007 10:42 pm nga emigranti

Kurse une perveē te gjitha aetre qe u thane me lart
e dua shqiperine per ate qe vellait nuk i dridhet dora e ta fut ne plumb kokes po i levize gardhin,
une e dua edhe per ate qe te marrin nga mejhanet e te bejne minister,(o la la),
une e dua per ate qe kemi akademi pa akademik,
une e dua per ate se bota habiete po ti thuash qe nene Tereza eshte shqiptare,
une e dua per ate se ne burrave shqiptar nuk na dalin dot grat para se i shqepim ne dru dhe ne guxofshin te na lene i vrasim
une e dua per futbollistet tane qe se kane per gje te shesin krenarine kombetare (e ēduhet, se mos te jep buk per te ngrene),
une e dua per ata djemt nga bulqiza qe vetem per te ngritur flamurin ne tokio e shkrine pasuirine e tyre dhe organizuan kampionatin nderkombetar te tai boksit,
une e dua per manjanin, dhimen, liken etj qe i bejn dua atij qe dhe i ushqen (grekut), te e fundit a nuk ka qene pragmatizmi shpetimi yne,
une e dua per parlamentin tone te "nderuar" qe rrihet me grushte per poooooopullin.
etjeeeeeeeeeeer

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Thu Jan 24, 2008 1:48 pm nga anonymus

E megjithate ne e duam Shqiperine. E duam sepse ne keto rruget e shtruara bukur, ne lokale e ne lulishtet apo parqet e mahnitshme, ne ēdo hap qe hedhim jemi dhe mbetemi te huaj. Kurse atje, ne Shqiperine tone te lodhur nga hallet edhe ēdo fije bari duket sikur na thote "bir".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Jan 24, 2008 1:57 pm nga Iliriada Portal

Ne e duam shqiperine sepse eshte e jona dhe jemi te sajat. Siē e thote dhe emigranti, "edhe ēdo fije bari duket sikur na thote "bir". E nese shprehemi si me lart, kjo nuk eshte urrejtje por dhimbje. Nje dhimbje e thelle per ate qe e deshem dhe qe ende nuk e kemi arritur ne vendin tone. Eshte dhimbje dhe zemerim njekohesisht. zemerim me ata qe luajn me fatet e popullit dhe te vendit. Zemerim me veten dhe me ata qe na detyruan te largohemi. Ne e duam Shqiperine, dhe do ta duam perjetsisht, dhe do te vdesim duke e dashur ate, sido qe te jete, sido qe te behet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi