ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pranga “agjentit tė Interpolit”, mashtroi familjet e viktimave tė 9 janarit

Shko poshtė

19102009

Mesazh 

Pranga “agjentit tė Interpolit”, mashtroi familjet e viktimave tė 9 janarit Empty Pranga “agjentit tė Interpolit”, mashtroi familjet e viktimave tė 9 janarit




LEZHE/ ROLAND NIKOLLI
Mashtronte familjet e viktimave tė 9 janarit pėr gjetjen e eshtrave, zbulohet pas 5 muajsh. Njė 51-vjeēar, i cili hiqej si agjent i Interpolit, u arrestua dje nga policia e Lezhės nė njė operacion tė befasishėm tė koduar "Grepi". Prej kohėsh, Gjin Ndrecaj vepronte me emrin e rremė, Gjon Marku, duke u pėrpjekur tė zhvaste para nga familjet e 8 personave qė jo vetėm humbėn jetėn nė tragjedinė e Karaburunit pesė vjet mė parė, por trupat e tyre nuk u gjetėn kurrė. Banori i fshatit Spitėn, komuna Zejmen nė Lezhė po tentonte ta kthente dhimbjen e tyre nė biznes, por falė denoncimit tė njė prej familjarėve dhe hetimeve tė policisė sė Lezhės u bė prangosja e tij nė flagrancė. Telefonatat nė adresė tė familjeve tė 8 viktimave ai i kishte nisur prej muajsh. "Jam agjent i Interpolit. Nė bregun italian kanė gjetur eshtrat e njė njeriu qė dyshohet se i pėrket tė afėrmit tuaj qė vdiq nė tragjedi". Kėshtu e niste bisedėn Ndrecaj, duke vazhduar mė tej me kėrkesėn pėr paratė qė i duheshin pėr tė sjellė eshtrat nė Shqipėri e mė pas pėr tė kryer ekspertizėn e analizat e ADN-sė pėr tė verifikuar identitetin. Deri nė 100 mijė lekė kishte kėrkuar ai pėr kėtė proces. Njė prej familjarėve tė viktimave, banor nė Lezhė pas disa telefonatave me "agjentin e Interpolit", i ėshtė drejtuar policisė. Ndonėse prej kohėsh ata kėrkojnė nga shteti gjetjen e trupave tė pajetė, biseda me personin e quajtur Gjon Marku nuk ka qenė bindėse. Ai i ėshtė drejtuar policisė, duke u interesuar pėr punonjėsin e Interpolit. Pėrgjigjja negative qė mori ka bindur pėr mashtrimin nė telefonatat e kryera prej 51-vjeēarit. Rreth 1 muaj mė parė, sipas zėdhėnėses sė policisė sė Lezhės, Eljona Nika, familjari kishte denoncuar nė polici "agjentin". Tashmė hynė nė veprim strukturat e policisė, tė cilat mbajtėn nėn vėzhgim veprimtarinė e Gjon Markut. Pas hetimeve tė kryera ėshtė nxjerrė konkluzioni se bėhet fjalė pėr njė mashtrues. Paraditen e djeshme, nėn vėzhgimin e policisė, familjari i tė zhdukurve tė 9 janarit, ka shkuar tė takojė "agjentin e Interpolit" e pėr t'i dorėzuar shumėn e parave tė kėrkuar. Pika e takimit ishte caktuar nė kryqėzimin e Shėngjinit, nė Lezhė, pikėrisht nė vendin ku nisen furgonėt drejt Shkodrės. Sapo i ėshtė dorėzuar zarfi me 50 mijė lekė tė reja nė dorė, policia ka ndėrhyrė, duke i vėnė pranga mashtruesit, me akuzėn e "vjedhjes me anė tė mashtrimit". Nga verifikimi i identitetit tė tij u mėsua se emri i vėrtetė ishte Gjin Ndrecaj. Sipas burimeve policore, deri tani ka pasur vetėm njė denoncim konkret pėr kėtė ngjarje, ndėrsa i ndaluari nuk ka folur pėr asnjė ēast pėr policinė. Gjatė kontrollit nė momentin e kapjes, autorit iu gjet njė granatė dore, sė bashku me ndezėsin, njė pasaportė me emrin Nikolin Ndoj, karta e identitetit tė njė vajze, telefona, fletore me adresa, etj.

TE ZHDUKUR

Ndue Sanaj, 21 vjeē
Artan Sagrini, 33 vjeē
Arian Gjilaj, 29 vjeē
Marjana Zajeti, 18 vjeēe
Kreshnik Bjeshka, 25 vjeē
Fahrije Mehmeti, 34 vjeēe
Gjin Grizha, 19 vjeē
Ermira Grizha, 16 vjeēe

panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi