ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ABDURRAHIM BUZA (1905-1986)

Shko poshtė

25102009

Mesazh 

ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) Empty ABDURRAHIM BUZA (1905-1986)




Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza



ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_LidhjaPrizrenit
Abdurrahim Buza - Lidhja e Prizrenit
ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_MexhidYvejsiAbdurrahim Buza (1905-1986)


Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Abdurrahim Buza, njė piktor me emėr, me prejardhje ėshtė gjakovar, ėshtė njė nga emrat mė tė njohur tė artit shqiptar...
Lindi mė 22 dhjetor tė vitit 1905, nė Shkup. Nė Shkup, prindėt e tij, kishin ardhur nga Gjakova, pėr gjallni, por ndėrruan jetė tė rinj.
Abdurrahimi, qysh si fėmi, nė moshėn nėntė vjeēare, mbeti jetim, por arriti tė bėhet njė nga piktorėt mė me ndikim...
Pėr shkollim e tij u kujdes atdhetari Bajram Curri, i cili nė vitin 1924, me ndihmėn e miqėve, e tėrhoqi nga Gjakova, e dėrgoi pėr t’u shkollue nė Shkodėr, pastaj nė Elbasan dhe mė nė fund nė Tiranė.
Vlen tė pėrmendėt kėtu se, Bajram Curri ėshtė kujdesur edhe pėr jetima tė tjerė, siē ishte, njėri prej tyre, Dr.Rexhep Krasniqi.
Dr.Rexhep Krasniqi, lindur nė Gjakovė me 1906, ndrroi jetė nė New York me 1999, mbasi i vdiqėn prindėrit, nėn kujdesin e Bajram Currit u shkollue nė Gjakovė e Shkodėr.
Nė vitin 1920, Bajram Curri e pėrcolli Rexhep Krasniqin nga Shkodra deri nė Bari tė Italisė – pėr tė vazhdue shkollimin nė Vjenė tė Austrisė.
Nė Vjenė tė Austrisė e kreu shkollėn e mesme “Theresianum”, qė ishte njė prej shkollave mė aristokrate nė tėrė Evropėn Qendrore.
Nė vitin 1934, djaloshi jetim, pa nanė, pa babė, i lindur nė Gjakovė, rritur nė Malėsi, Rexhep Krasniqi, nė Vjenė, mori titullin akademik “Doktor nė filozofi”. Teza e doktoraturės ishte: “Kongresi i Berlinit dhe Shqipėria Verilindore”, Relator i Temės sė Doktoraturės qe Dr. Karl Potsch, Drejtor i Institutit Ballkanik, ekspert pėr Historinė e Ballkanit, nė veēanti nė Sllavistikė dhe Albanologji... 22, 1

ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_AbdurrahimBuza
Abdurrahim Buza
Abdurrahim Buza e vazhdoi shkollimin nė Itali, nga viti 1928-1932, njė vit nė Torino, kurse tė tjerat nė Akademin e Arteve tė Bukura, nė Firencė, ku studioi nė atelien e drejtuar nga piktori italian, Galileo Chini.

Galileo Chini (1873-1956), piktor dekorativ, qeramist, ishte edhe tregtar, industrialist, nė vitin 1909 e filloi kariarėn e tij si mėsues pikture nė Akademinė e Lirė nė Rromė, ndėrsa nė vitin 1911 edhe nė Firence, Itali...
Piktori Abdurrahim Buza pas diplomimit, mė 1933, kthehet nė Tiranė, ku nė bashkėpunim me piktorėt Andrea Kushi (1884-1959), Odise Paskali (11903-1985) dhe piktorin italian Matteo Ridola (1888-1971) ishte njė nga themeluesit e shkollės sė parė tė artit nė Tiranė, mė 1933.
Ka punuar nė Shkollėn Teknike “Harry Fultz”, nė Liceun Artistik “Jordan Misja” nė gjimnazin e “Qemal Stafa”, Tiranė etj.
Pėr veprimtarinė e tij artistike, nė vitin 1960 e fitoi titullin e ēmuar:
“Piktor i Merituar”, ndėrsa nga Kuvendi Popullor i Shqipėrisė, nė vitin 1978, iu dha titulli: “Piktor i Popullit”...
Abdurrahim Buza ndrroi jetė nė vitin 1986, nė Tiranė, por na ka lanė mbi 500 piktura dhe mijėra vizatime, tė cilat ruhen nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė dhe nė Galerinė-Muezeun “BUZA”, nė Tiranė...

Pikturat e tij ”Dasma gjakovare”, “Lojėrat Popullore”, “Azem Galica dhe luftėtarėt”, “Vallja shqiptare”, “Malsori”, “Refugjatėt”, “Nusja”, “Lidhja e Prizrenit”, nuk janė thjesht vetėm figura, por janė shpirtėra tė figuratizuara nė kujtesėn e artistit, ku gjendja shpirtėrore e njerėzve tė Gjakovės, tė Kosovės, janė shumė mė tė forta se pamja e tyre...

Shikoni pikturat e tij e binduni...!



ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_AbdurrahimBuza-pikture
Abdurrahim Buza duke pikturuar
ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_AzemGalica
Azem Galica dhe luftėtarėt
ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_Dasmagjakovare
Dasma gjakovare
ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_Lojerapopullore
Lojėra popullore
ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_Valljashqiptare
Vallja shqiptare
ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_Malsori
Malsori
ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_Refugjatet
Refugjatėt
ABDURRAHIM BUZA (1905-1986) U1_Nusja
Nusja
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30210
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi