ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spiralja e hijshme e ngjitjes

Shko poshtė

29112009

Mesazh 

Spiralja e hijshme e ngjitjes Empty Spiralja e hijshme e ngjitjes




Virion Graēi |
Dua tė rrėfej njė Agron tjetėr, atė qė kam njohur afėrsisht tetėmbėdhjetė vjet mė parė dhe pėr romanin e tij mė tė fundit: "Tenxherja".

Periodikisht kam mbajtur e botuar shėnime pėr autorė e vepra qė mė kanė lėnė mbresa: nga klasikėt deri te bashkėkohėsit, pėr shkrimtarė tė njohur ose... aspak tė njohur publikisht deri tani, nga letėrsia shqipe e nga letėrsia e huaj.

Ndėr autorėt qė kanė qenė pėrherė nė vėmendjen time ėshtė dhe Agron Tufa: poet, romancier, kritik letrar, polemist i palodhur, pėrkthyes dhe pedagog letėrsie. I pėrmenda pėrnjėherėsh kėto fusha ku Agroni papėrtueshėm kontribuon dhe shquhet si asnjė tjetėr nga brezi i tij pasi dua tė rrėfej njė Agron tjetėr...atė qė kam njohur afėrsisht tetėmbėdhjetė vjet mė parė.

Te hyrja e filologjikut nė Tiranė, njė djalė i hollė dhe i gjatė si unė, i skuqur nė fytyrė kur shkėmbente fjalėt e para me tė porsanjohurit, i druajtur, krejt i turpshėm dhe i mbyllur nė vetvete, (si edhe unė), mė foli: mos je Virioni? Jam Agron Tufa. Kėshtu ka nisur njė nga miqėsitė e mia mė tė mėdha.

Agroni kish pasion letėrsinė e ky pasion e shpinte natyrshėm drejt njerėzish tė rinj, tė panjohur, drejt botėsh tė reja, tė panjohura; gjente botime tė rezervuara nga letėrsia "dekadente", i lexonte, i shpėrndante, i kėrkonte me mundim t'i mblidhte pėrsėri pėr t'i kthyer aty ku i kish huajtur; gjente sėrisht libra tė tjerė nga ata tė rrallėt, tė ndaluarit dhe vazhdonte tė nxiste te tė tjerėt etjen e fisme dhe shijen e hollė pėr lexime artistike.

Rastėsisht mėsova se dhe ai vetė kish poezi tė shkėlqyera. Njė cikėl i botuar te "Zėri i rinisė": mė ngeli ēuditėrisht nė mendje ai dyfaqėsh gazete, nga vargu i parė deri te vargu i fundit. Kur u takuam pėr herė tė dytė, me tė mbajtur hapat para meje Agroni deshi tė mė freskonte pak kujtesėn...jam...Unė e ndėrpreva duke pėrsėritur vargjet e tij qė kisha lexuar te "Zėri": sopata provoi pak tul tė bardhė plepi...

Ndryshe nga ne qė e mbyllėm ciklin e formimit universitar nė qoshkat dhe kthinat e rrėnuara tė Tiranės arkaike e gjumashe, formimi i Agronit mori rrugė tė mirė me kryerjen e studimeve universitare dhe pasuniversitare nė Moskė. Prej andej u kthye me njė roman tė shkėlqyer si "Dueli".

Kam shkruar disa herė pėr kėtė roman, jo pėr hir tė autorit, por pėr shkak tė atij vetė, pėr shkak tė "Duelit": triller fantazmagorik, autobiografi, traktat vetjak-estetiko-filozofik, blasfemi ndaj moralit dhe shkrimit artistik, e shumēka tjetėr.

Nga Moska Agroni erdhi me shije tė shėndoshė letrare dhe kulturore, me vetėdije mė tė thellė e mė tė kthjellėt pėr kulturėn dhe gjuhėn amtare, me shpirt artistik tė etur e tė arrirė njėkohėsisht pėr t'u hapur denjėsisht nė botėn e madhe letrare; nė tė pėrjavshmen e tij letraro-kulturore "Fjala" janė botuar dhjetėra shkrime kritike, analiza letrare, komente; janė botuar dhjetėra cikle poezish tė mrekullueshme, tregime, portrete artistėsh, polemika dhe recensione qė kanė shėrbyer dhe do tė shėrbejnė si pika orientimi pėr lexuesit dhe studiuesit, pėr shumė kohė.

Kanė kaluar vite nga dita kur Agroni prezantohej thjesht si lexues, si adhurues librash, si dashamirės i letėrsisė artistike e vetėm kaq, asgjė tjetėr, ju betohem, asgjė tjetėr.

Edhe unė bėja pjesė te ata qė shkruanin vetėm pėr vete, nė fshehtėsi; para dite talleshim me pjesėtarėt e rretheve letrare, mbasdite uleshim dhe shkruanim ashtu si ata, pa pretendime, vetėm pėr vete; para dite ironizonim tė talentuarit dhe tė talentuarat e vetėshpallura me zhurmė, kurse mbasdite a natėn vonė, njėlloj si miqtė dhe bashkėmoshatarėt tanė i hipnim revan tė njėjtit Rosinant. Kanė kaluar vite...

Shumė prej nesh e shtruan kurrizin si mjet ndenjės pėr idhujt e rinj tė epokės sė tregut; disa u bėnė shqytarė me pagesė e disa cinikė vetėvrasės; shumica braktisi fizikisht atdheun, disa braktisėn vetėm idealet e dikurshme; disa u kthyen shėndosh e mirė nė paqen e prozaizmit tė pėrditshėm, disa u dashuruan befasisht me gjėrat dikur tė urryera; disa udhėtojnė drejt "yjesh", rendin sipėr resh duke u kapardisur mbi kapica parash tė vjedhura, tė ndyra; disa tė paktė, fare tė paktė nė numėr mbetėn sėrish ata qė ishin: tė sinqertė me veten, tė dashuruar pastėrtisht me jetėn, tė bashkuar marrėzisht me letėrsinė, nė njė lidhje dramatike, tė hijshme dhe flijuese.

Agroni ėshtė ndėr tė zgjedhurit, ndėr tė mbijetuarit e pakėt; i shkruaj kėto fjalė sepse njoh jetėn e tij, i shkruaj kėto fjalė respekti pasi kam lexuar edhe romanin e tij mė tė fundit: "Tenxherja".

Tre vjet mė parė, kur po nxitoja rrugicave tė ish bllokut pėr njė takim pune te botuesit e mi, te "Shekulli", ma rrėfente udhės atė qė mund tė quhet historia bazė e romanit: mendova se gurėt e ēmuar tė atij mozaiku liriko-dramatik po zbuloheshin pėr herė tė parė dhe tė fundit vetėm pėr mua; u tremba pėr tė dhe pėr historinė e tij familjare aq sa e ndėrpreva: tė lutem Agron, mos mė trego mė tani, shkruaji ndonjėherė tė gjitha kėto, shkruaji, ia vlen...Lexuesit e kanė nė duar tani atė histori tė shndėrruar mjeshtėrisht nė roman, botuar e prezantuar me dinjitetin dhe profesionalizmin e duhur.

"Tenxherja" nuk ėshtė roman botėkuptimor, nuk ėshtė roman-lumė, roman-ide, roman-eksperiment; nuk ėshtė as sagė e mirėfilltė familjare; ėshtė rrėfim lirik, i pafajshėm dhe imponues, elegjiak dhe ngazėllyes, parodizues dhe tronditės njėkohėsisht; "Tenxherja" ėshtė kristali bazė, miniatura planimetrike e njė shpirti tė fuqishėm krijues qė, nė pėrplasje me kohėt e reja do tė vijė duke u zmadhuar, duke u pėrsosur; ky libėr i vyer nuk do tė ndihmojė shumė nė qėndrimin vertikal tė autorit pėrkrah tė mėdhenjve tė letėrsisė nė botė, por do tė jetė rrėfim i pazėvendėsueshėm pėr autorin dhe pėr tė ngjashmit e tij, sikurse ėshtė e pazėvendėsueshme nėnkresa e gjyshit pranė oxhakut tė vatrės familjare, siē ėshtė i pazėvendėsueshėm prehri i nėnės pėr tė cilin, tė gjithė, pa pėrjashtim do tė kemi mall e nevojė nė jetė tė jetėve.

shekulli
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi