ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: 8 Dhjetori, 500 mije shqiptare dolen ne shesh

Shko poshtė

09122009

Mesazh 

PD: 8 Dhjetori, 500 mije shqiptare dolen ne shesh Empty PD: 8 Dhjetori, 500 mije shqiptare dolen ne shesh




PD: 8 Dhjetori, 500 mije shqiptare dolen ne shesh 20091208193423_artikullFatjona Mejdini
Qindra-mijera qytetare te ardhur nga i gjithe vendi, festuan dje ne sheshin "Skenderbej" festen e 8 dhjetorit per me shume se tre ore. Dita e rinise dhe pluralizmit mori ne shesh nuanca te theksuara evropiane, nuanca qe u perforcuan fort me motot "T'i themi po Evropes", "Shqiperia Evropiane" dhe ngjyres blu qe mbizoteronte ne cdo cep. Sipas organizatoreve, pasditen e djeshme sheshi "Skenderbej" u mbush me shume se cdo here tjeter me pare, duke kapur numrin e mbi 500 mije personave te cilet moren pjese. Atmosfera festive u shtua edhe me shume nga kengetaret me te mire te momentit, te cilet nuk munguan te optimalizonin me fort tiparet festive te kesaj pasditeje. Por permasat me te medha te entuziazmit erdhen kur ne skenen e improvizuar ne shesh, doli grupi finlandez "Sunrise Avenue". Ajo qe te bente pershtypje ne kete feste masive, pervecse numrit te madh te pjesemarreseve, ishte edhe larmia e grupmoshave qe moren pjese ne te. Keshtu ne shesh gjeje te moshuar, qytetare te cilet kishin qene te rinj 19 vite me pare kur diktatura u rrezua, por nuk mungonin as te rinjte e sotem, te cilet ne grupe te medha ndoqen me vemendje pershendetjet dhe muziken e zgjedhur me kete rast. Mesa duket aspirata e shqiptareve, per te qene pjese e Evropes nuk njeh moshe. Pervec dekorit te vendosur me kujdes nga organizatoret e aktivitetit, edhe vete qytetaret kishin marre masat e tyre per ta bere pasditen edhe me festive. Me qindra qytetare mbanin ne duar flamujt e Shqiperise, flamurin blu te Evropes se Bashkuar dhe flamure me simbolin e Partise Demokratike. Por ne shesh nuk munguan edhe flamujt e NATO-s, nisur edhe nga fakti se ky eshte 8 dhjetori i pare, qe organizohet pas anetaresimit te plote te Shqiperise ne NATO. Bashkimi me aleancen me te fuqishme politike-ushtarake te te gjitha koherave, padyshim qe ka qene edhe aspirata e studenteve, te cilet 19 vite me pare, vrane friken e kultivuar nga sistemi totalitar dhe kerkuan lirine dhe demokracine. Nderkohe qe nen tingujt e muzikes mijera qytetare, pavaresisht nga mosha e tyre, me qellimin e vetem per te perkujtuar kete dite, e kane kaluar pjesen me te madhe te mbremjes nen "dirigjimin" e kesaj feste te mrekullueshme. E cila, si pa kuptuar i ka pushtuar te gjithe, teksa kane kujtuar ate kohe, kur studentet shqiptare per here te pare pas 45-viteve, artikuluan kerkesen per liri dhe demokraci, e cila tashme u be realitet.

Studentet, ata qe 19 vite me pare hapen dritaren e Perendimit

Pikerisht 19 vite me pare, me mijera studente mbushen sheshin "Skenderbej" dhe rruget e Tiranes per te kerkuar rrezimin e sistemit diktatorial, i cili per rreth 45 vjet kishte qeverisur me "dore te hekurt" ne Shqiperi. Studentet te shoqeruar nga pedagoget e tyre, artikuluan per here te pare kerkesat per liri dhe demokraci. Po keshtu ata kerkuan rrezimin e pushtetit, mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme dhe kandidimin ne keto zgjedhje edhe te forcave te tjera politike, pervec Partise se Punes se Shqiperise. Nga kjo levizje e madhe lindi edhe Partia Demokratike e Shqiperise.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PD: 8 Dhjetori, 500 mije shqiptare dolen ne shesh :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Wed Dec 09, 2009 5:41 pm nga bulqizaku

or pse se bojn dit pushimi 8 dhjetorin ......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi