ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pallati te Braka, Edi Rama zhduku rrugen me dokumente te falsifikuara

Shko poshtė

15122009

Mesazh 

Pallati te Braka, Edi Rama zhduku rrugen me dokumente te falsifikuara Empty Pallati te Braka, Edi Rama zhduku rrugen me dokumente te falsifikuara




Pallati te Braka, Edi Rama zhduku rrugen me dokumente te falsifikuara Pallat11Dokumentet e paraqitura pėr miratimin e sheshit dhe lejes sė ndėrtimit tregonin qartazi pėrfshirjen e rrugės
Ndėrtimi nė zonėn e Brakės ėshtė dhėnė 80% mbi rrugė. Pėr dhėnien e lejes sė ndėrtimit, Edi Rama dhe KRRT-ja janė bazuar mbi disa dokumente ku duken hapur problemet dhe pėrfshirja e rrugės nė to. Pėrpos kėsaj, Edi Rama nuk ka nguruar tė firmosė lejen e radhės duke e justifikuar me ekzistencėn e njė plani tė ri rregullues qė qėndron nė sirtarėt e tij dhe del prej aty sa herė ėshtė e nevojshme pėr miratimin e lejeve tė ndėrtimit. Gazeta ka arritur tė nxjerrė nė dritė vetėm

disa prej shkeljeve tė bėra pėr dhėnien e kėsaj leje ndėrtimi pasi nė kėtė drejtim ekzistojnė edhe shumė probleme tė tjera qė konsistojnė nė grabitjen e pronės publike dhe private. Ndėr kėto probleme, zanafilla e grabitjes sė rrugės ka nisur qė kohė mė parė kur pretendues pėr pronėsinė e rrugės ka dalė familja Peqini, e cila ka marrė nga Zyra e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave edhe njė pjesė tė rrugės. Ekzistojnė tre vendime tė Zyrės sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave qė i kanė njohur pronėsinė kėsaj familje, por asnjėherė nuk ka dal nė dritė fakti se mund tė privatizohet rruga dhe mė pas aty tė ndėrtohet njė objekt pesė dhe shtatė katesh, njėri mbi rrugė dhe tjetri mbi pronat e qytetarėve.



Leja e ndėrtimit

Leja e ndėrtimit nė rrugėn "Jordan Misja" ėshtė miratuar nga Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Tiranės, mė datė 17.04.2009. Janė pikėrisht kėto leje ndėrtimi qė janė dhėnė nė kėtė datė duke shėnuar njė rekord pėr numrin e lejeve tė miratuara brenda njė mbledhje dhe qė akant rezultuar tė gjithė me konflikt pronėsie. Nė hartat e tė gjitha kohėrave ajo pjesė ku po ndėrtohen dy objekte kanė figuruar rrugė, qė tiranasit e vjetėr e quanin rrugėn e “Brakės”. Ane saj ka pasur shtėpi tė ulėta dy dhe njė katėshte, ku nga njėra anė kanė jetuar familjet e ngritura dhe nga ana tjetėr kanė jetuar hyzmeqarėt e kėtyre familjeve. Banorėt denoncues tė zonės kanė pohuar se nuk ka asnjė tiranas tė vjetėr qė mos ta njohė dhe tė mbajė mend kėtė rrugė, por ajo tashmė ėshtė fshirė plotėsisht nga harta. Mbi tė gjitha, leja e ndėrtimit e dhėnė nga Bashkia e Tiranės zapton rrugėn dhe bllokon hyrjet e banesave qė ndodhen rrotull. Kėtė grabitje, bashkia e ka justifikuar me faktin se objektet e ndėrtuara nga firma “Mak- 08” ėshtė bazuar mbi njė plan tė ri rregullues qė ndodhet nė sirtarėt e Edi Ramės dhe qė vihet nė lėvizje sa herė qė duhet pėr tė dhėnė leje ndėrtimi mbi pronėn publike, nė shumė raste rrugė apo dhe mbi pronat e qytetarėve tė ndryshėm. Pėrveē qytetarėve qė denoncojnė zaptimin e rrugės 100 vjeēare ka edhe tė tjerė qė denoncojnė grabitjen e pronės. Ata zotėrojnė dokumente dhe harta ekzistuese qė tregojnė qartė pronėn e tyre dhe kufijtė me rrugėt, por tashmė aty nuk ekziston as prona dhe as rruga, tė cilat janė zhdukur me firmė tė Kryebashkiakut Rama.


Privatizimi i rrugės

Burimet i informacionit i kanė pohuar gazetės se pėr pronėn e familjes Bulku ka pasur tre vendime tė Zyrės sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės, tė cilėt i kanė njohur pronėn kėsaj familje. Vendimet nė favor tė kėsaj familje kanė qenė gjatė qeverisjes sė Partisė Socialiste, kryesisht gjatė vitit 1999-2000. Nė vėrtetimin qė i ėshtė lėshuar kėsaj familje, ka figuruar se u ėshtė njohur si pronė edhe rruga “Jordan Misja”, fakt ky qė nuk i ka bėrė fare pėrshtypje kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, kur ka dhėnė lejen e ndėrtimit. Mė pas, ka pasur edhe vendime tė tjetra qė u ka njohur familjes Peqini, apo Bulku qysh figuron nė disa dokumente tė tjera, pronėn qė nga dokumentet origjinale tregohet se ata kanė trashėgim vetėm njė pjesė tė kėsaj prone dhe mė pas nuk ėshtė bėrė asnjė ndryshim, blerje apo qiraje, me kufizuesit e tyre. I vetmi ndryshim ėshtė bėrė nė vitin 1965 kur dy fėmijėt e Ramazan Peqinit, kanė ndarė dhomat e banesės sė lėnė trashėgim nga i ati. Fillimisht pretenduesit i janė drejtuar Zyrės sė Kthimit dhe kompensimit tė Pronave pėr t’iu njohur prona por kėtu ėshtė dashur njė vendim gjykate pėr tė vijuar procedurat e marrjes sė rrugės. Duke shfrytėzuar mosinteresimin e pronarėve tė vėrtet tė pronės, ėshtė bėrė edhe mbivendosja nė pronėn e disa familjeve tė tjera, tė cilat i janė drejtuar gjykatės pėr t’i dhėnė zgjidhje.



Dėmtimi i kolektorit, shfaqen problemet e para
Dėmtimi i tubacioneve tė ujėrave tė zeza nga pallati qė po ndėrtohet nė zonėn e Brakės ka shkaktuar dje problemin e radhės. Njė pjesė e mirė e rrugės “Jordan Misja” ėshtė mbuluar nga ujėrat e zeza. Pallati pesė katesh qė po ndėrtohet nė kėtė rrugė ėshtė duke hedhur themelet fiks mbi tubacionet e shkarkimit tė ujėrave tė zeza. Qė nė fillim tė punimeve ėshtė konstatuar se poshtė ndodheshin tubacionet e ndėrtuara qė nė kohėn e Zogut dhe ishin ende funksionale. Nė tė gjitha vėrtetimet dhe hartat qė ekzistojnė pėr kėtė zonė janė tė treguara qartazi vendndodhja e kolektorėve, qė janė ndėrtuar para ndėrtimit tė rrugės. Por edhe pėrball kėtij fakti askush nuk ėshtė munduar tė shmangė problemin por janė vazhduar punimet duke i nxjerrė kėto tubacione jashtė funksionit. Nga banorėt e vjetėr tė kėsaj lagje mėsohet se kėto tubacione shkarkimi janė ndėrtuar qė nė kohėn mbretėrisė sė Ahmet Zogut, pėr tė shmangur kullimin nė sipėrfaqe tė ujėrave tė zeza, tė cilat mė pas janė derdhur nė lumin qė kalon pak metra mė poshtė. Banorėt e zonės janė detyruar qė tė pastrojnė rrugėn me lopata duke hequr mbetjet e ujėrave tė zeza nga dyert e banesave tė tyre. Tė kontaktuar nga gazeta, ata janė shprehur se do tė ankohen pėr kėtė problem nė instancat pėrkatėse, pasi problemi mund tė shtohet me kalimin e kohės. Banorėt ankohen se u janė shkaktuar shumė probleme. Sipas tyre, prej kohėsh ata prisnin ndėrtimin e ndonjė lulishte nė atė zonė dhe rregullimin e rrugės, por papritur aty nisi ndėrtimi i dy objekteve qė u ka zėnė dyert e shtėpive duke u privuar tė drejtėn pėr tė futur edhe makinė e tyre nė shtėpi, e jo mė tė mendosh nė rast zjarri apo tė ndonjė fatkeqėsie tjetėr.


Gjykata e Tiranės njohu pronėn vetėm me dėshmitarė

Omer Bakalli ka treguar se gjatė gjithė kohės kjo ka qenė rrugė. Ndėrtimi i njė pallati gjatė sistemit socialist, kishte zėnė njė pjesė tė vogėl tė rrugės, por sėrish ajo ishte funksionale. Mė pas pėr njė pjesė tė rrugės dolėn pretenduesit, qė kanė banuar dikur nė atė zonė. Nė vitin 1999 nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė ėshtė zhvilluar njė gjyq ku gjykata i ka njohur pronėn familjes Bulku, e cila paraqiti dėshmitarė dhe njė vėrtetim tė vitit 1924. Por edhe nga verifikimet e ekspertėve topograf tė gjykatės ėshtė e pėrcaktuar qartė se nga njėra anė kjo pronė kufizohet me rrugėn “Jordan Misja”, gjė e cila nuk ekziston mė qė prej nisjes sė punimeve pėr kėto objekte. Por banorėt e zonės e kundėrshtojnė edhe faktin e pronėsisė. Ata thonė se ajo familje nuk ka pasur tė gjithė sipėrfaqen ku po ndėrtohen dy objektet por njė sipėrfaqe disa herė mė tė vogėl dhe pjesa tjetėr i pėrket rrugės sė “Brakės”. Banorėt e zonės kanė pohuar pėr gazetėn se pėr kėtė problemi i janė drejtuar edhe Prokurorisė sė Tiranės , por asnjėherė nuk ėshtė dhėnė zgjidhje.



Romir Saraēi
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pallati te Braka, Edi Rama zhduku rrugen me dokumente te falsifikuara :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Dec 15, 2009 5:00 pm nga Iliriada Portal

Ajo qe me ben pershtypje dhe per te cilen kam folur edhe here te tjera eshte heshtja e prokurorise. Le te mos harrojme se vetem nje vit me pare prokuroria filloi hetimet "kryesisht" duke u bazuar ne nje artikull te Mero Bazes ku ai tregonte eksperiencen e tij ne maredheniet me Bashen. I gjithe artikulli pershkruehej me fjalet -me tha i thash, me the e te thash- e megjithate kjo se pengoi prokurorine te fillonte hetimet per dyshimet qe ngrinte Baze ne artikullin e tij. Eshte e ēuditshme se si para ca ditesh pame kryeministrin te akuzonte publikisht me emra te perveēem biznesmene te ndryshem si te perfshire ne aktivitete mafioze me ne krye Ramen. Pothuajse ēdo dite gazeta Sot dhe gazeta te tjera botojne artikuj me materiale, dhe akuza publike ndaj Rames dhe bisnesmeneve te ndryshem, por per te gjitha kto raste prokuria ka heshtur. PSE???????!!!!!!!!! Atehere a nuk kemi te drejte te dyshojme se prokurorine nuk e drejton Ram Prokuroria por e drejton Ram Bashkia????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi