ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Freskia e Festivalit tė 48-tė

Shko poshtė

24122009

Mesazh 

Freskia e Festivalit tė 48-tė Empty Freskia e Festivalit tė 48-tė




Freskia e Festivalit tė 48-tė MiriamalbanPjesėmarrja e tė rinjve, koreografia dhe skenografia, janė fryma rinore e Festivalit tė Kėngės nė RTSH. Regjisori Osman Mula tregon pėr tė ftuarit, spektaklin e natės sė tretė, atmosferėn e njė festivali "live" dhe prezantuesit Miriam Cani dhe Alban Skėnderaj. Nata e parė mė 24 dhjetor.
Njė ditė pėrpara festivalit, kėngėtarėt dhe kompozitorėt janė nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve pėr provat e fundit me orkestrėn e Radio-Televizionit. Dėgjojnė kėngėt, urojnė, pyesin njėri-tjetrin sesi kėnduan. Tek e fundit sot u lejohen gabimet teknike qė nesėr skena nuk jua fal.
Dėgjohen shpesh mes profesionistėsh fjalėt "edhe njėherė se nuk e dėgjoj zėrin tim", "orkestra ėshtė shumė lart", "njė provė tjetėr, gati".
Ndėrsa skenografia e Karlo Canes ėshtė ngritur tashmė dhe prezanton njė koncept tė kohės, ku vė re elemente ngjashmėrie me skenėn e Festivalit Evropian tė Kėngės, "Eurosong". Orkestra ėshtė lėnė disi nė hije dhe duket sikur e gjithė vėmendja i ėshtė lėnė rrethit ku interpreton kėngėtari, dhe njė sfondi projektues qė ndodhet pas figurės sė tij.
Nė "Perden Projektuese", siē e quan regjisori i Festivalit, Osman Mula, shihet imazhi i kėngėtarit, ose gjetje tė realizuara nga Canes nė bashkėpunim me skenografin shqiptar Bashkim Zahaj. Piktura, figura, objekte abstrakte qė lėvizin, dhe video tė ndryshme ilustrojnė dhe i pėrafrohen tekstit tė kėngės.
Po ashtu, numrat e koreografisė dhe shoqėrimi me instrumente, i jep mė tepėr gjallėri kėngėve dhe duket sikur e ēliron kėngėtarin nga ndjesia se po e pėrballon vetėm skenėn.
Kėto elemente u pėrmendėn edhe nga regjisori Mula, nė bisedėn e bėrė njė ditė pėrpara festivalit, ku vėshtirė tė gjeje njė moment tė qetė mes tigujve tė lartė tė orkestrės, provave tė kėngėtarėve me zėrin dhe pėrgatitjeve tė teknikės pėr njė festival "live".
Mula ndihet i entuziazmuar pėr pjesėmarrjen e tė rinjve nė skenė, kompozitorėt me emėr qė kanė zgjedhur tė krijojnė pėr festivalin, atmosferėn e spektaklit nė njė natė Krishtlindjesh dhe frymėn e sė resė qė ndihet nė tė.
"Natėn e dytė i japim njė freski, njė gjendje komplet tjetėr. Fusim njė botė rinore, ata qė marrin pjesė pėr herė tė parė, njė pjesė edhe me naivitetin e moshės", tregon ai. Kėtė zgjedhje ai e ka bėrė edhe pėr prezantuesit e kėtij viti, Miriam Cani dhe Alban Skėnderaj, tė dashur pėr publikun jo vetėm pėr kėngėt e tyre, por edhe historinė qė i bashkon.
Festivali zhvillohet nė katėr net, mė 24 deri mė 27 dhjetor.
Nė natėn e parė kėndojnė 18 kėngėtarėt "big", nė tė dytėn 18 kėngėtarė tė rinj. Nata e tretė ėshtė njė natė spektakli, nė tė cilėn kėngėtarėt kėndojnė nė duet me tė ftuarit, duke i dhėnė njė mėnyrė tjetėr interpretimi kėngės.
27 dhjetori ėshtė Finalja, ku juria shpėrndan ēmimet e pėrvitshme. Ajo pėrbėhet nga Zana Ēela (producente), Luan Zhegu (kantautor), Flamur Shehu (kompozitor), Agron Tufa (shkrimtar), Olen Ēezari (violinist), Vikena Kamenica (mexo-soprano), Saimir Braho (kėngėtar).
Skenarist Pandi Laēo, udhėheqės artistik Selim Ishmaku, redaktor pėrgjegjės Franēesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.
Z. Mula, si ėshtė konceptuar Festival i 48-tė i Kėngės?
Ndryshe nga vitet e tjera. Festivali zhvillohet nė 4 net dhe nė gjirin e tij janė futur edhe 18 kėngėtarė tė rinj. Nėse nė standartin e festivaleve tė tjera, dihej qė nė natėn e parė janė kėngėtarėt profesionistė, pastaj nė natėn e dytė duetet, dhe nė tė tretėn ēmimet, mendoj se gara sivjet ėshtė shumė mė e madhe.
Ēfarė ndodh nė kėto 4 net?
Nata e parė, qė quhet nata e kėngėtarėve "Big", u ėshtė lėnė kėngėtarėve mė tė mirė, kompozitorėve mė tė mirė, orkestruesve mė tė mirė. Natėn e dytė i japim njė freski, njė gjendje komplet tjetėr. Fusim njė botė rinore, ata qė marrin pjesė pėr herė tė parė, njė pjesė edhe me naivitetin e moshės.
Do ta pranojmė si njė vlerė naivitetin sepse nė kėtė botė kėshtu futesh. Nė fillim si amator, pastaj fillon e mėsohesh me skenėn. Kemi menduar t'i japim mjedisit tė festivalit mė shumė dashuri pėr kėngėn nga rinia. Kanė ardhur mjaft kėngė tė rinjsh, sa mezi u pėrzgjodhėn 18.
Nata e tretė ėshtė nata e tė rriturve, ku futen edhe duetet, qė kanė njė rėndėsi tė madhe sepse e paraqesin kėngėn ndryshe. Nė kėtė natė ftohen kėngėtarėt mė tė mirė tė traditės, qė shpeshherė refuzojnė tė vijnė nė festival. Nė natėn e tė rriturve futen nė garė edhe dy tė rinj, fituesit e natės sė tė rinjve. Nė finale kėndojnė 18 "vipat", plus dy tė rinjtė, pra 20 kėngė.
Pėr pjesėn e spektaklit ēfarė keni menduar?
Nė pritje tė garės bėhet spektakli, si gjithmonė. Kėtė vit nuk kemi marrė kėngėtarė nga jashtė. Nuk kishim dėshirė pėr tė sjellė kėngėtarė qė publiku i ka parė, dhe do tė ishte njė shpenzim i tepėrt. Menduam qė mė mirė tė bėjmė natėn e tė rinjve.
Kanė ardhur mjaft kėngėtarė italianė, apo grekė, edhe fituesit e festivaleve i kemi sjellė. Le ta provojmė tė jemi brenda familjes sonė njėherė. Nata finale futet pėr tė parė artistėt shqiptarė, kėngėt shqiptare, garėn shqiptare dhe kush do tė na pėrfaqėsojė nė "Eurosong".
Ēdo kėngė do tė ketė njė pjesėz tė spektaklit. Kėngėtarėt nuk kėndojnė mė vetėm. Vijnė tė shoqėruar me kėngėtarė tė tjerė, me trupa baleti, me skenografi, me gjetje tė reja. Mendoj se secila kėngė do tė sjellė njė minifestival. Tė gjitha kėto tė bashkuara nė tė tėrėn do tė sjellin njė katėr netėsh shumė tė bukur.
Ne kemi ftuar njė trup baleti, koreografi ėshtė shqiptar, Julian Bulku.
Po skenografia a i pėrshtatet kėsaj fryme tė re tė festivalit?
Katėr netėt e kėtij festivali janė ndryshe tė konceptuara edhe nė skenografi. Nuk ėshtė njė skenografi e thjeshtė. Ēdo kėngė do tė ketė ilustrimin pėrkatės nė perden e projeksionit.
Ky festival ka pak dozėn e konceptit tė "Eurosongut". Shumė kėngė janė tė shoqėruara me balet, ose nga instrumentistė. Janė videoklipe skenike qė i shėrbejnė tė ardhmes, pėr tė qenė sa mė pranė edhe kėrkesave moderne.
Festivali ynė ka frymėn rinore. Sidoqoftė, ai do ta ruajė traditėn. Ėshtė i 48-i dhe konceptet tona nuk duhet tė fluturojnė aq sa tė "humbim" traditėn. Ndėrsa paraqitja skenike dhe ndriēimi janė realizuar nga mjeshtrit italianė qė kanė ardhur.
Skenografi italian Karlo Cane bashkėpunon me skenografin tonė Bashkim Zahaj, ėshtė ndriēuesi dhe fonist, me eksperiencė tė madhe. Mendoj se do tė jetė njė festival shumė i mirė. Festivali i sivjetshėm ėshtė vazhdim i festivaleve shumė tė mira qė ka bėrė Radio-televizioni. Unė do tė vazhdoj rrugėn e traditės sė kolegėve tė mi, qė kanė punuar mė parė pėr tė.
Kujt i ėshtė besuar prezantimi?
Prezantuesit e kėtij viti janė Miriam Cani dhe Alban Skėnderaj, qė jo vetėm do tė prezantojnė, por do tė performojnė edhe kėngėt e reja. Do tė kėndojnė edhe njė duet bashkė.
Miriam Cani interpreton edhe njė numėr nga musicali "Chicago", tė cilin e ka kėnduar edhe mė pėrpara, por tani do tė japi njė fragment ndryshe, punuar me njė tjetėr koreografi. Do tė ketė edhe elmentė tė tjerė spontanė. Mund tė jenė edhe pjesėtarė tė jurisė, qė do t'u themi "Ēfarė di tė bėsh nė skenė?". Gjithmonė kam preferuar tė zgjedh prezantues tė rinj.
Pėrse kjo zgjedhje?
Ky ėshtė festivali i 12-tė qė marr pėrsipėr si regjisor. Kam filluar qė nė 1975, nė tė cilin ka fituar kėnga "Nėnė moj do pres gėrshetin". I fundit ishte i 96-s, nė tė cilin fitoi pėr herė tė parė kėngėtarja Elsa Lila. Spikerėt qė unė kam zgjedhur pėr tė drejtuar kėto festivale, kanė dalė pėr herė tė parė nė skenė.
Dhe tė gjithė ata kanė vazhduar njė jetė artistike. Kujtoj Ilir Bibollin, Zana Ēelikun kur ishte maturante, qė mė pas mori pjesė nėpėr filma. Mė pas Anisa Markarjanin, maturante nė gjimnazin "Partizani", pas festivalit ajo filloi filmat, filloi tė shkruajė. Kam marrė Matilda Makoēin, edhe atė nė gjimnaz. Pas festivalit, ajo u bė aktore shumė e njohur e kinemasė.
Kam nxjerrė pėr herė tė parė Ndriēim Xhepėn, ishte student asokohe. Gjithashtu, Amin, e cila ka dalė pėr herė tė parė tek Festivali i Kėngės Popullore, qė kam organizuar dhe e kam vėnė nė krah me Silvana Braēen.
Gjithashtu, Leon Mekshin, Dhimitėr Gjokėn, qė e kanė filluar artin prej kėsaj skene. Prandaj unė kam marrė dy spikera tė rinj. Natyrisht, kam pėrshtypjen se do ta justifikojnė veten dhe do tė performojnė shumė mirė. Janė simpatikė dhe kanė vokal tė bukur.
Nuk ėshtė puna tė zgjedhėsh njė spiker qė tė thotė tė gjithė tekstin. Unė dua qė spikeri tė jetė pjesė e spektaklit dhe mendoj qė kėta tė dy janė pjesė e spektaklit, vallėzojnė, kėndojnė.
Mendoj se kemi bėrė edhe njė zgjidhje tepėr tė duhur. E kemi afruar natėn e parė tė festivalit nė Natėn e Krishtlindjeve. Filloi festivali tė spostohej nga data 10, 12 dhjetor. Festivali e ka vendin nė fundvit afėr festave.
Si ndiheni njė ditė para festivalit?
Ndjej njė ankth qė gjithmonė e kap regjisorin. Nuk flitet thjesht pėr konceptin dhe konstatimin qė kam unė, por nė momentin qė je tek pulti janė shumė anė teknike qė duhet tė jenė shumė korrekte. Tė gjitha kėto mė japin njė lloj shqetėsimi sepse e di ē'do tė thotė teknikė.
Pėr mė tepėr, tek njė festival "live"...
Tė gjithė kėngėtarėt do tė jenė "live". E gjithė orkestra, qė ėshtė mbėshtetur tek harqet, do tė jetė "live", gjithashtu pianoforte dhe kompleksi vokal. Vetėm bateria dhe basi janė tė orkestruara. E rėndėsishme ėshtė qė tė gjithė kėngėtarėt do tė kėndojnė drejtpėrsėdrejti.
Prezantuesit e Festivalit tė Kėngės Miriam Cani dhe Alban Skėnderaj
Prezantuesit e Festivalit tė 48-tė tė Kėngės janė Miriam Cani dhe Alban Skėnderaj, qė kanė rrėmbyer vėmendjen e publikut pėr njė kohė tė gjatė jo vetėm pėr kėngėt dhe videoklipet e realizuara, por edhe pėr historinė e dashurisė qė ata po jetojnė.
Pėr herė tė pare emri i Miriam Canit u pėrmend nė spektaklin "Miss Globe International", ku interpretoi bashkė me grupin e saj "Preluders". Cani kishte njė karrierė tė sajėn nė Gjermani si kėngėtare, moderatore dhe producente. Kthehet sėrish nė Shqipėri pėr musicalin "Chicago", si dhe me njė bashkėpunim me kėngėtaren Alketa Vejsiu nė kėngėn "Don't Surrender".
Pėr njė kohė tė gjatė, historia e saj me kėngėtarin Alban Skėnderaj u qendroi larg publikimeve mediatike dhe intervistave. Kurse, vitin e kaluar ata deklaruan nė media se pėrveē marrėdhėnies sė punės, projekteve, muzikės, i lidhte edhe pėlqimi i pėrbashkėt.
Sė fundmi, kanė realizuar kėngėn "Lermė tė vdes me ty" (Let me die with you), tė cilėn Skenderaj e kishte kompozuar kohė mė parė pėr Canin. (sh)

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Freskia e Festivalit tė 48-tė :: Komentet

avatar

Mesazh Fri Dec 25, 2009 3:31 am nga ilda

Nice festivali sonte, aq me teper qe te dy prezantuesit ishin goxha origjinale, (cool Freskia e Festivalit tė 48-tė Icon_cool) dhe mbi te gjitha Albani ishte goxha spontan ne prezantim, aspak te ndrojtur, shume te lirshem ne skene, me pak fjale lezetshem. Ndersa sa i perket kengeve qe u interpretuan naten e pare goxha bukur, me pelqyen goxha, do veēoja Anjeza Shahinin, Denisa Macaj ( goxha ton kjo goca), Flaka Krelani ( goxha volum por qe teksti ishte goxha simpel dhe fjale te degjuara shpesh nga kenge te tjera nder vite) dhe dy vellezerit Stefi & Endrri Prift, dhe te tjeret goxha bukur kenduan por me qesharake qe kam qesh me lot ishte Era Rusi Freskia e Festivalit tė 48-tė Lol

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Dec 25, 2009 4:57 pm nga Iliriada Portal

Anjeza Shahinin do ta veēoja edhe per veshjen, shum bukur. Nga kenget do veēoja Kejsi Tolen, ndersa si interpretim Juljana Pasha. Ndersa Era Rusi per fat te keq po e shperdoron talentin e saj me nje performance te paraqitjes mjaft te dobet. Me duhet te theksoj se disa nga veshjet i kam pare te shiten ne H&M ktu me nje ēmim jo me shum 40 euro maksimumi. Skena e festivalit nuk e pranon nje veshje te prodhuar ne seri sado shtrenjt te ket kushtuar. Ndoshta e kam dhe gabim.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mira

Mesazh Fri Dec 25, 2009 9:14 pm nga mira

Skena e festivalit nuk e pranon nje veshje te prodhuar ne seri sado shtrenjt te ket kushtuar.
se ke hiē gabim

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sat Dec 26, 2009 2:38 pm nga ILIRI

Freskia e Festivalit tė 48-tė Festivali_i_48-te1Tiranė – Mbrėmja e djeshme e Festivalit tė 48-tė nė RTSH iu dedikua vetėm artistėve tė rinj, nga tė cilėt dy prej do tė konkurrojnė nė natėn finale.
Goldi Halilaj dhe Iris Hoxha janė dy kėngėtaret e pėrzgjedhura nga juria e festivalit pėr tė garuar pėr ēmimin e madh.

Ndėrkohė, mbrėmja e sotme do t’i dedikohet tėrėsisht dueteve. Njėzet artistėt pjesėmarrės do tė interpretojnė kėngėt e tyre nė duet me artistė tė tjerė tė zgjedhur nga vetė ata.

Festivali i 48-tė i kėngės nė RTSH solli nė dy netėt e tij tė para 36 kėngė tė reja nga artistė tė njohur dhe tė rinj. Vlerėsimi i kėngėve i ėshtė besuar emrave tė njohur tė artit shqiptar, si Luan Zhegu, Zana Ēela, Saimir Braho, Flamur Shehu e Agron Tufa.

Tė dielėn do tė jetė dhe nata finale e festivalit ku juria do tė pėrzgjedhė kėngėn dhe kėngėtarin mė tė mirė qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė “Euro Song 2010” nė Oslo tė Norvegjisė.

start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi