ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elisa e Edvinit kallet nga antiintegrimi

Shko poshtė

29122009

Mesazh 

Elisa e Edvinit kallet nga antiintegrimi Empty Elisa e Edvinit kallet nga antiintegrimi




FRESSH-i socialist nė miniprotestėn e pilotuar pėrpara Ministrisė sė Jashtme tregoi hapur se ishte njė organizatė e skaduar, tamam si ajo pija kola, krejt pa shije e pa arsye pėr t’u pėrmendur nė kėtė kėndvėshtrimin tonė. Ndėrsa fjalimi, me siguri i gazuar nga sheiku i bashkisė Edi Kristi Rama, me plot anafora retorike, ishte njė gjetje sa bajate, aq edhe rokoko. Slogani arabesk “I fundit je ti, jo Shqipėria” ėshtė i pėrkryer pėr tė qenė njė bumerang qė ia copėton fela-fela sutakun atij qė nuk bashkėpunon nė tė mirė tė liberalizimit tė vizave. Teksti, i shqyer nga takat e thyera, ishte krejt i gabuar, pa kuptim, pa mbresė e pa shije, ishte vetėm njė fresh. Mė mirė do tė kishte qenė t’i bėnte disa herė njė ri-fresh, njė rifreskim.
Forumi rinosh socialist pati dallim nga protestat e tjera ekskursioniste tė Edvinit, vetėm se ishte i pėrqendruar nė sharjet plot anafora e aliteracione tė kreut tė LSI-sė. Retorika e vyshkur dhe pa fantazi, pėr tė goditur njė parti politike, qė ka pasur kthjelltėsinė morale e politike tė kuptojė se pėr integrimin evropian tė vendit nevojitet bashkėpunimi, sa mė i gjerė i mundshėm, si nė parlament ashtu edhe nė Qeverinė “Berisha 2” - ėshtė njė gjė me tė vėrtetė skandaloze qė vetėm Elisa Spiropali mund ta pėllasė.
Kuptohet vetiu se eliksiri “rocaille” i kėsaj proteste ėshtė pėrgatitur shkeleshko nė hambarėt politikė tė selisė ylberiste, qė tregon edhe njėherė tjetėr mungesėn e fantazisė sė shamanit tė saj, Edvin Kristaq Ramės. Ingredientėt e kėsaj gjetjeje bajate ishin pėrzier me retorikė ndėshkuese nacionaliste, ku emri “Shqipėri” pėllitej nė mėnyrė frenetike nga Spiropal(l)ja.

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi