ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Shqiperia, drejt statusit te kandidatit per BE"

Shko poshtė

12042008

Mesazh 

"Shqiperia, drejt statusit te kandidatit per BE" Empty "Shqiperia, drejt statusit te kandidatit per BE"




"Shqiperia, drejt statusit te kandidatit per BE"

BERLIN - Anetaresimi i Shqiperise ne BE tani eshte vetem ceshtje kohe, pasi ky vend, i ka plotesuar kriteret, per t'iu afruar statusit te kandidatit. Deklarata eshte bere dje nga deputeti i Bundestagut gjerman Peter Ramsauer. Ne nje interviste dhene Deutsche Welles ne Berlin, z. Ramsauer e konsideron "tejet konstruktiv rolin qe luan Shqiperia per stabilizimin e situates ne rajon".

Kryetar i Grupit parlamentar te CSU-se ne Bundestag, Ramsauer, vlereson madje, se "Shqiperia luan nje rol me se konstruktiv, i cili ka dallim te madh nga ai i vendeve te tjera ne Ballkan". Sipas deputetit, "ky vend po ben ate qe eshte brenda mundesive njerezore dhe politike, per t'iu afruar standardeve evropiane". Duke kerkuar te kihet parasysh se Shqiperia eshte nje vend i vogel me tre milione e gjysme banore, me nje aftesi te kufizuar zhvillimore, z.Ramsauer evidenton se "ka dhe burime, te cilat mund te shfrytezohen dhe zhvillohen me se miri, si per shembull, ne sektorin e energjetikes, hidrocentraleve, turizmit".

Ramsauer, i cili javen e kaluar ishte per nje vizite ne Shqiperi, ka pershendetur ftesen qe ka marre Shqiperia per anetaresim ne NATO ne fillim te prillit: "Ko eshte nje shenje pozitive per integrimin ne bashkesine nderkombetare dhe per ta cuar kete vend ne planin afatgjate dhe afatmesem ne nje rruge te mire", tha ai. Ne kete kuader, politikani gjerman ka pohuar se Shqiperia i ka plotesuar kriteret, per t'iu afruar statusit te kandidatit. "Anetaresimi i Shqiperise ne BE eshte ceshtje kohe". Politikani bavarez pranoi se nuk dihet se a do te hyjne vendet e Ballkanit se bashku apo vec e vec, por, per te, nje gje eshte e qarte: "Pa u sqaruar ceshtja e anetaresimit deve te Ballkanit Perendimor, nuk mund ta zgjidhim ate te Turqise".

Kritika te forta ndaj Serbise

Turneu i deputetit gjerman, Peter Ramsauer, ne Ballkan, perfshiu javen e kaluar dhe Serbine. Atje ai kritikoi qendrimin e Serbise ndaj BE-se: "Mendoj se serbet kane nje perfytyrim te gabuar per ate, se kush ka nevoje per ke. Nganjehere thone qe t'i pranojme pa kushte, sepse sipas tyre jemi ne ata qe kane nevoje per ta, jo ju qe keni nevoje per ne". Ramsauer, deklaroi se serbet duhet te zgjedhin mes nje te ardhmeje me te mire apo gjendjes bllokuese: "Une u bera te qarte kur u thashe: Ju, serbet, keni nevoje per Evropen, po te jete ndryshe, atehere mund te presim edhe ca kohe".
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Shqiperia, drejt statusit te kandidatit per BE" :: Komentet

flutura

Mesazh Sun Apr 13, 2008 11:03 am nga flutura

BE nuk eshte fushe me lule. Eshte perballje me konkurencen nderkombetare, dhe shqiptaret nuk jane ende gati per kete.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi