ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Harasani: Rama s'na perjashton dot

Shko poshtė

19012010

Mesazh 

Harasani: Rama s'na perjashton dot Empty Harasani: Rama s'na perjashton dot




Denis Dedej
Nje dite pas mbledhjes se Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, deputeti socialist Andis Harasani, deklaroi se shumica e grupit parlamentar socialist mbeshteti hyrjen ne Kuvend. Sekretari per Programin ne PS deklaroi se do te futen ne parlament, por njekohesisht thekson se nuk mund te perjashtohen nga partia pasi ne statut nuk denohet hyrja ne Kuvend dhe respektimi i Kushtetutes.

U zhvillua seanca e jashtezakonshme. Pse nuk moret pjese?

Ne ishim pjese e seances se jashtezakonshme, ne vazhdojme te jemi konsekuent ne qendrimin tone, se do te hyjme ne Parlament deri ne kufi logjik. Nuk ka lidhje fare momenti kur ne hyme ne Parlament, me djegien ose jo te mandatit. Ne e kemi bere te qarte pozicionin tone. Por jam shume optimist, me ate cfare pashe dje ne mbledhjen e fundit te Asamblese. U pa qarte qe shumica e grupit parlamentar, per te mos thene i gjithe grupi parlamentar, ndane te njejtin opinion me ne, qe duhet te hyjme ne Parlament, te hyjme ne Parlament sa me shpejt. Kjo jo thjesht per t'i bere sfide vendimit te gabuar te kryetarit ne detyre per mos hyrjen ne Parlament, por sepse u provua se me bojkot, ne nuk arritem dot zgjedhje te parakohshme, nuk arritem dot as hapjen e kutive dhe besoj qe ne nje date logjike, shumica e grupit parlamentar te PS do te marre pjese ne Parlament.

Nese ju thyeni bojkotin, mendoni se do te kete nje vendim nga PS per perjashtimin tuaj?

Nuk ka asnje rendesi vendimet qe do te merren. Nuk ka asnje rendesi humbja ose jo e mandatit, Shqiperia ndodhet ne nje faze shume te rendesishme, kjo qeveri nuk ka me te drejten morale te qeverise Shqiperine. Ne duhet te hyjme ne Parlament per te bere detyren tone Kushtetuese, ne duhet te hyjme ne Parlament per t'i dhene Shqiperise ate qe i mungon sot, opoziten reale. Duhet te kemi parasysh dicka, shume shpejt po vijne zgjedhjet lokale, PS beri nje gabim madhor duke mos marre pjese ne zgjedhjet e pjesshme lokale, ndoshta-ndoshta qe ne nentor do te jene zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ne nuk do te lejojme qe kjo qeveri, te fitoje ne tavoline zgjedhjet lokale, sic fitoi zgjedhjet e pjesshme lokale.

Sa e fuqishme mund te jete kjo opozite, kur te hyjne ne Parlament shume pak deputete?

Ne radhe te pare, nuk mendoj se do te jene pak deputete, do te jene pothuaj te gjithe deputetet. Sado e fuqishme qe te jete, do te jete me e fuqishme se salla bosh e Parlamentit.

Cili ishte qendrimi i deputeteve socialiste, ne mbledhjen e Asamblese Kombetare per bojkotin e Kuvendit?

Qendrimi i te gjithe deputeteve ishte per hyrjen ne Parlament. Edhe fjalimi i djeshem i kryetarit ne detyre nuk ishte as racional, as intelektual, por ishte thjesht emocional. Nuk ka me rendesi se sa do te jete numri dhe emrat e vecante qe do te hyjne ne Parlament. Shqiperia ka nevoje per opozite reale, qe do te nxjerre te gjitha defektet e kesaj qeverie dhe te pergatise opoziten e vertete per zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe duke fituar zgjedhjet e ardhshme lokale, do t'i hapet rruga zgjedhjeve te parakohshme te pergjithshme.

A do te votoni ju, ligje per integrimin e vendit?

Sigurisht qe po, kjo ngelet per t'u pare.

Do te futeni ne Parlament edhe sikur t'ju cregjistrojne nga PS?

Nuk mund te kete perjashtim nga partia, sepse ne po respektojme ligjet e shtetit shqiptar dhe Kushtetuten e shtetit shqiptar. Statuti nuk thote ne asnje pike dhe ne asnje moment, cregjistrim te deputeteve qe shkojne ne Parlament.

Do te jeni pjese e grupit parlamentar socialist?

Ne kemi qene, jemi dhe do te jemi deputet te PS.

Ke besim se PS do te ndryshoje qendrim ne lidhje me bojkotin?

Shpreh optimizmin tim, qe PS do filloje te marre qendrime intelektuale, qendrime racionale dhe jo me qendrime emocionale.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi