ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mostra e Beratit rrezikohet nga epidemia

Shko poshtė

19122007

Mesazh 

Mostra e Beratit rrezikohet nga epidemia Empty Mostra e Beratit rrezikohet nga epidemia




Berat- Pak kohė mė parė, ai u cilėsua si njė person me rrezikshmėri tė lartė shoqėrore dhe si i tillė duhej izoluar. Ėshtė vetėm 13 vjeē, po akuzohet pėr krime qė nga vjedhja, pėrdhunimi, e deri tek vrasja. E nėse pėr pak kohė mė parė ai u pa si rrezik nė ambientet shoqėrore apo publike, ai tashmė po shihet si rrezik edhe pse ndodhet i izoluar nė njė nga dhomat e spitalit tė Beratit. Ajo ēfarė ai transmeton tek personeli shėndetėsor qė i shėrben, apo tek pacientėt qė e shohin rastėsisht nga korridori, i ka futur tė gjithė nė ankth, duke bėrė qė askush tė mos i afrohet nga frika.Kėshtu, ai ėshtė lėnė i vetėm nė mendimet dhe gjestet e tij, duke harruar qė si fėmijė qė ėshtė, ka nevojė edhe pėr kujdes dhe higjienė sa mė tė rregullt. “Mostra” 13-vjeēare qė ėshtė izoluar nga policia, pas vrasjes tė 47-vjeēares dhe plagosjes rėndė tė njė 60-vjeēareje nga qyteti i Urės Vajgurore, rrezikohet nga epidemia. Burime nga spitali bėjnė tė ditur se prej mėse njė muaji, 13-vjeēari nuk ka as nuk ėshtė larė dhe as ndėrruar.
Frika ndaj 13-vjeēarit
Sipas mjekėve tė spitalit, 13-vjeēarit tashmė ka filluar t’i nxihet edhe fytyra. Mjekėt bėjnė tė ditur gjithashtu se ky fėmijė ėshtė totalisht i braktisur edhe nga familja pėr krimin qė ka kryer dhe nė kushte tė tilla ai rrezikohet nga njė epidemi e mundshme Ai ruhet me 7 policė, pasi ėshtė tejet i rrezikshėm pėr njerėzit qė ndodhen nė spital. Mjekėt e repartit tė kirurgjisė janė shumė tė shqetėsuar pėr indiferentizmin e organeve tė drejtėsisė, tė cilat nuk po marrin masat e duhura pėr ta larguar “mostrėn” 13-vjeēare nga spitali. Aktualisht ai nuk ka nė kartelė as njė lloj mjekimi pėr kurim. Mjekėt janė shprehur se tė gjithė tė sėmurėt qė ndodhen tė shtruar nė kėtė spital aktualisht janė tė rrezikuar nga shpėrthimi i njė epidemie qė mund tė dalė nga dhoma e izolimit ku ndodhet 13-vjeēari i palarė prej mėse njė muaji. Sipas mjekėve, mostra 13-vjeēare kryen veprimet e njė vampiri, duke reklamuar veprimet e tij pranė derės sė hekurt. Kėtė veprim, ai e kryen nė momentin qė tė sėmurėt dalin nė korridor pėr tė kryer veprimet qė ua rekomandon mjeku pas operacionit. Nė momentin qė 13-vjeēari dėgjon zhurmė, del menjėherė tek dera e hekurt dhe kryen veprime tė ndryshme, duke u shprehur se kur tė dalė do t’i hajė pacientėt, pasi i ka fiksuar si fytyra. Sipas mjekėve, 13-vjeēari ka nevojė urgjente pėr t’u larė, por problemi ėshtė se tė gjithė kanė frikė t’i afrohen nga veprimet qė ai ka kryer, si dhe nga imitimet qė bėn vazhdimisht. Drejtori spitalit Neritan Vito ėshtė shprehur pėr gazetėn se ėshtė e domosdoshme qė tė ndėrhyhet urgjentisht pėr ta larguar kėtė mostėr nga spitali, pėr arsye se ai me veprimet qė ka kryer dhe vazhdon tė kryejė, ka frikėsuar tė gjithė punonjėsit e spitalit e nė veēanti tė sėmurėt. “Me veprimet qė ai vazhdon tė kryejė ėshtė bėrė shumė i rrezikshėm. Ne si drejtori e spitalit nė bashkėpunim dhe me drejtorinė e policisė i kemi bėrė apel Ministrisė sė Drejtėsisė dhe asaj tė Brendshme qė tė bėjnė tė mundur largimin urgjent tė “mostrės” qė ėshtė kthyer nė “makth” pėr tė sėmurėt dhe mjekėt e kėtij pavijoni, tė cilėt ēdo ditė punojnė nėn presionin e frikės sė mundshme”-, shprehet ai. Ndėrkaq, mjekėt e kėtij spitali tashmė kanė nisur t’i japin valium nė mėnyrė qė ai tė bjerė nė gjumė, duke frenuar kėshtu veprimet e tij. Sipas mjekėve, edhe vetė familjarėt e “mostrės” disa ditė mė parė kanė kėrkuar largimin nga spitali tė djalit tyre, pasi dhe vetė ata e kanė parė gjendjen e rėnduar tė spitalit dhe tė tė sėmurėve, tė cilėt kanė frikė nga ai.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi