ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: BE, destinacioni ynė, nuk ka kthim tek Haxhi Qamili

Shko poshtė

20042010

Mesazh 

Berisha: BE, destinacioni ynė, nuk ka kthim tek Haxhi Qamili Empty Berisha: BE, destinacioni ynė, nuk ka kthim tek Haxhi Qamili




Berisha: BE, destinacioni ynė, nuk ka kthim tek Haxhi Qamili F330foto-1Politika Kryeministri bėn ekspozenė e takimeve nė Bruksel dhe itinerarin e 2500 km tė kthimit nė Shqipėri

Pas mbėrritjes nga Brukseli, Kryeministri Berisha ka bėrė dje njė ekspoze tė detajuar tė takimeve tė suksesshme pas dorėzimit tė dosjes voluminoze me pėrgjigjet e Pyetėsorit pėr marrjen e statusit kandidat nė BE. Pėrmes njė konference pėr shtyp, kryeministri shprehu angazhimin maksimal tė qeverisė pėr tė shndėrruar nė realitet destinacionin e shqiptarėve, anėtarėsimin nė Bashkimin Europian. duke reaguar njėkohėsisht ndaj deklaratave mė tė fundit tė kreut tė PS, Edi Rama, kryeministri theksoi se vendi po ecėn drejt momenteve historike dhe nuk ka mė kthim prapa nė kohėt e errėta tė diktaturės vuajtjes dhe mjerimit. Berisha u shpreh se duke filluar qė nga data 5 maj i vitit 1992, ai kreu vizitėn e tij tė parė nė Komisionin dhe Parlamentin Evropian. Kreu i qeverisė bėri tė ditur se qė nga ajo kohė, ai ka takuar nė mėnyrė tė pėrsėritur tė gjithė Kryetarėt e Komisionit Europian, nga Zhak Delors deri te Presidenti Barroso dhe tė gjithė kryetarėt e Parlamentit Evropian, nga Egon Klepsh te Presidenti Buzek. Por sipas tij, vizita nė Bruksel e datės 14-15 prill, ishte vizita mė e rėndėsishme dhe historike pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė. Kryeministri u shpreh se momenti i dorėzimit tė Pyetėsorit para Komisionit Evropian, ishte momenti mė historik pėr vendin pasi dėshmoi progresin e jashtėzakonshėm tė Shqipėrisė gjatė 18 viteve tė fundit. "Nė Bruksel unė shkova pėr tė paraqitur para Komisionit Evropian, librin e pėrgjigjeve tė 2284 pyetjeve qė Komisioni i drejtoi shtetit shqiptar nė datėn 16 dhjetor 2009. Momenti ishte solemn, ishte gjithashtu thellėsisht emocional, jo vetėm pėr ne por dhe pėr mikpritėsit tanė. Nė datėn 14 prill, nė orėn 16, unė i dorėzova Komisionerit pėr Zgjerimin, Fule, librin e pėrgjigjeve tė pyetjeve qė Komisioni i adresoi Shqipėrisė, si libri mė voluminoz tė shtypur nė historinė e vendit. Vėllimi prej 3854 faqesh, pėrmban tė gjitha tė vėrtetat e mėdha tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve kėto 18 vite. Pėrmban tė gjitha ligjet, praktikat dhe reformat, mbi tė cilat shqiptarėt ndėrtuan demokracinė e tyre funksionale, ndėrtuan ekonominė e tregut funksional, ndėrtuan idealin e tyre europian", u shpreh Berisha. Nė vijim tė fjalės sė tij, Kryeministri u shpreh se nė vizitėn e tij tė parė nė Bruksel para 18 vitesh, Shqipėria ishte njė vend ku mbizotėronte kaosi ekonomik. Sipas tij, nė ato vite Shqipėria dhe qytetarėt shqiptarė vuanin pasojat e njė sistemi i cili e ktheu vendin edhe me shekuj larg ėndrrave evropiane. Kreu i ekzekutivit theksoi se gjithēka, duke filluar nga rrogat, tė ardhurat pėr frymė si dhe fuqia ekonomike e shtetit tė atėhershėm, ishte shumė larg hapave tė vendeve tė tjera, anėtare tė BE-sė. "Tetėmbėdhjetė vjet mė parė do tė vizitoja Brukselin si pėrfaqėsues kryesor i njė vendi qė pėrjetonte zinė e mjerimit dhe skamjes sė thellė. E njė vendi qė kishte njė ekonomi hiperkolektiviste totalish tė falimentuar dhe qė renditej nė 3-4 vendet mė tė varfra tė planetit. Shqipėria e 18 viteve mė parė numėronte rreth 80% tė forcės sė saj punėtore si tė papunė, tė ardhurat pėr frymė pėr qytetarėt shqiptarė ishin vetėm 204 dollarė. Rroga mesatare e qytetarėve shqiptarė ishte 6 dollarė dhe rezerva valutore e vendit nė total ishte vetėm 1.5 milionė dollarė. Presidenti i vendit kishte njė pagė rreth 16 dollarė nė muaj. Shqipėria ishte vendi qė pėrjetonte eksodet mė masive qė nga koha e Skėnderbeut deri nė ato vite. Nė vizitėn time tė parė nė Bruksel mund tė thuhet pa e ekzagjeruar se nė disa aspekte vendi ndodhej edhe shekuj larg Brukselit dhe vendeve tė tjera anėtare tė Bashkimit Evropian", theksoi Kryeministri. Mė tej, ai u shpreh se udhėtimi 18-vjeēar i Shqipėrisė nė rrugėn drejt standardeve perėndimore, nuk ka qenė aspak i lehtė.
Brukseli kėrkoi zgjidhjen e ngėrēit politik, pėrmes rrugėve kushtetuese
Duke iu referuar takimit tė tij me Presidentin Barroso, Berisha tha se ftesės sė tij pėr tė vizituar Shqipėrinė, zyrtari i lartė i KE-sė i ishte pėrgjigjur pozitivisht. Nė mėnyrė tė veēantė, Kryeministri vlerėsoi edhe takimin e tij me Presidentin e BE-sė, Van Ronpoy, duke e cilėsuar atė si njė mik tė shquar tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve. Berisha tha se gjatė takimit me kreun e BE-sė, kishte bėrė njė pasqyrim tė reformave nė procesin e integrimit europian. Berisha tha se zgjedhjet e 28 qershorit ishin njė temė e rėndėsishme mbi tė cilėn tė dy personalitetet ishin ndalur gjatė. Berisha tha se kishte marrė nga Presidenti i BE-sė vlerėsimet mė tė larta pėr standardet dhe transparencėn qė ēertifikuan kėto zgjedhje. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se Presidenti Van Rompey kishte nėnvizuar se zgjidhja e ngėrēit politik mund tė kryhet vetėm nė respekt tė plotė me Kushtetutėn dhe transparencės nė rrugė evropiane. Po ashtu, Berisha tha se Presidenti Van Rapoy vlerėsoi pėrpjekjet e shqiptarėve, librin e pėrgjigjeve qė ai i kishte paraqitur si dhe detyrimet qė po pėrmbushen me procesin e vizave. "Rolin e rėndėsishėm tė Shqipėrisė nė rajon dhe pranoi me kėnaqėsi ftesėn pėr tė vizituar Shqipėrinė unė e sigurova Presidentin Van Ronpoy se kjo do tė jetė ngjarje e veēantė", tha Berisha, ndėrsa u ndal edhe tek takimi i tij me kreun e Parlamentit Europian, Jerzy Buzek. Edhe ndaj kėtij takimi Kryeministri theksoi se kishte marrė vlerėsimet mė tė mira pėr arritjet e Shqipėrisė, vizionin e qeverisė shqiptare pėr tė ardhmen europiane tė vendit. "E njoha Presidentin europian me veprimtarinė intensive tė Parlamentit shqiptar pėrsa u pėrket reformave me pėrpjekjet qė kam bėrė dhe po bėj pėr bashkėpunimin me opozitėn. E njoha Presidentin Buzek me vendosmėrinė e qeverisė pėr t'i dhėnė zgjidhje problemit me opozitėn nė kornizėn e Kushtetutės, duke zbatuar rregullat e transparencės. E njoha me rezultatet e reformave ekonomike, luftėn kundėr korrupsionit, luftėn kundėr krimit tė organizuar. Unė i shpreha mirėnjohjen mė tė thellė Presidentit Buzek pėr mbėshtetjen e madhe qė Parlamenti Europian i ka dhėnė Shqipėrisė", tha Kryeministri. Po ashtu, ai vuri nė dukje se rezultatet e vizitės sė fundit tė delegacionit tė Parlamentit Europian nė Shqipėri ishin shumė tė rėndėsishme. Kryeministri vlerėsoi se pėrfaqėsuesit e kėtij delegacioni kanė bėrė njė avokati tė shkėlqyer tė arritjeve tė Shqipėrisė nė tė gjitha fushat, por nė mėnyrė tė veēantė pėr tė plotėsuar tė gjitha kushtet dhe kėrkesat pėr liberalizimin e vizave. Kryeministri shprehu njė falėnderim tė thellė pėr tė gjithė zyrtarėt e lartė qė e mikpritėn nė Bruksel, pėr mbėshtetjen mjaft miqėsore qė kanė dėshmuar dhe dėshmojnė ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė.
Sakrificat e shqiptarėve po shpėrblehen me rrugėn e sigurtė drejt BE
Sipas Berishės, ky udhėtim drejt Evropės ka qenė pėr shqiptarėt, njė udhėtim i vėshtirė plot me mundime dhe sakrifica. Megjithatė, vijoi Kryeministri, kėto sakrifica rezultojnė sot si pėrpjekjet e njė udhėtimi tė sigurtė dhe tė suksesshėm. Nė kėtė drejtim, ai theksoi se tė gjithė kryesuesit e vendeve anėtare tė BE-sė, nė mėnyrė publike dhe tė pėrsėritur e kanė vlerėsuar kėtė udhėtim si njė mrekulli tė vėrtetė. Kreu i qeverisė, u shpreh se pas kėtyre 18 viteve, kėtė herė ai pėrfaqėsoi nė Bruksel, njė vend me njė realitet krejtėsisht tė ndryshuar. Berisha theksoi se kėtė herė nė Bruksel nuk pėrfaqėsonte kreun e njė shteti pa institucione, por njė vend anėtar tė NATO-s dhe tė Kėshillit tė Evropės. Shqipėria kėtė herė, u shpreh Berisha, pėrfaqėsonte njė vend i cili ka firmosur dhe zbatuar Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit, e ratifikuar nga tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė. Kryeministri shqiptar theksoi se nė vizitėn e tij tė parė nė Bruksel, ėndrra europiane ishte shumė e largėt. Ndėrkohė qė para disa muajsh, nė 16 nėntor 2009 u vendos me unanimitet nga ministrat e Jashtėm tė vendeve anėtare tė BE-sė se do tė hapeshin nė mėnyrė pėrfundimtare dyert e integrimit pėr Shqipėrinė nė Bashkimin Europian. Ai theksoi se kėtė herė, pėrfaqėsoi njė vend nė tė cilin funksionojnė tė gjitha standardet evropiane dhe institucionet demokratike dhe ku ekonomia ka bėrė progres tė jashtėzakonshme. "Pėrfaqėsova njė vend i cili zhvilloi zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, qė disponon institucionet e shtetit ligjor, funksional, njė vend me ekonomi tregu funksionale, e cila i rezistoi mė mirė se ēdo ekonomi tjetėr cunamit financiar, ekonomik, europian dhe botėror. Kjo jo se ekonomia shqiptare nuk ishte pjesė e ekonomisė globale, jo se ora e saj nuk ėshtė ora globale. E kundėrta ėshtė e vėrtetė, ekonomitė e vendeve tė vogla janė hiperglobale ose mė globale shumė herė se tė vendeve tė mėdha. Por ekonomia shqiptare ėshtė e vendosur nė parimet mė tė drejta, nė bazat mė solide tė njė ekonomie tregu. Kėsaj radhe, pėrfaqėsoja njė vend i cili nė indeksin e tij tė zhvillimit ka lėnė mbrapa 127 vende tė globit. Njė vend ku rezerva valutore ėshtė rritur 2000 herė, rroga mesatare ishte rritur sė paku me 70 herė, tė ardhurat pėr frymė me mbi 30 herė. Pėrfaqėsova njė vend qė po ndėrton infrastrukturėn mė moderne nė rajon. Njė vend qė kishte arkivuar Shqipėrinė e vitit '92 dhe kishte krijuar njė Shqipėri krejt tjetėr. Ndjenja e krenarisė pėr mua ishte e madhe, por ndjenja e pėrgjegjėsisė edhe mė e madhe", u shpreh Berisha.
7 shtete lehtėsi maksimale pėr kalimin e delegacionit shqiptar
Kryeministri bėri tė ditur edhe problematikat e hasura gjatė nisjes nė Tiranė pėr shkak tė resė sė hirit qė shkaktoi vullkani i Islandės. Berisha falėnderoi tė gjitha shtetet qė mbėshtetėn dhe ndihmuan delegacionin shqiptar, duke krijuar lehtėsira pėr kalimin e territorit. "Takimet e mija nė Bruksel pėrfunduan nė datėn 15 prill nė darkė. Dėshira ime ishte tė nisesha menjėherė drejt Shqipėrisė, qė tė ndaja kėtė moment historik me qytetarėt shqiptarė, qė unė i shpreh mirėnjohjen e thellė pėr kontributin e madh qė kanė, nė tė gjitha rezultatet e arritura nga Shqipėria nė kėto 18 vite. Njė re hiri qė vėrshoi nga Islanda nė Europė dhe bllokoi qiellin e saj, bllokoi fluturimet ajrore, mua mė mbetej alternativė e vetme toka, ndaj dhe u nisa nė njė udhėtim pėr rreth 2500 kilometrash. U nisa duke i rėnė diagonal Gjermanisė dhe mbėrrita nė mėngjesin e datės 17 nė Vjenė dhe mė pas tė nesėrmen nė mėngjes u nisa nga Vjena duke kaluar Slloveninė, Kroacinė, Bosnje-Hersegovinėn, Malin e Zi dhe mbėrrita nė Shqipėri. Udhėtimi im mė rikujtonte 7 male kaptuar, 7 vende kaptuar. Ky ishte njė udhėtim i lodhshėm, por ishte njė udhėtim i sigurtė falė rrugės qė unė bėra, i suksesshėm, sepse pas bllokimit tė linjave ajrore kjo ishte mundėsia mė e shpejtė pėr t'u gjendur nė Shqipėri. Dua tė falėnderoj autoritetet e 7 vendeve nė territoret e tė cilave kalova, pėr lehtėsitė e mėdha qė mė krijuan dhe qė bėnė qė udhėtimi im tė ishte pothuaj si rrufe", tha Berisha.
KE, e angazhuar tė mbėshtesė hapat e Shqipėrisė drejt BE
Mė tej, Kryeministri u ndal te takimi qė pati me Komisionerin pėr Zgjerim, Stefan Fule. Berisha theksoi se Fule, u shpreh se ky libėr ėshtė libri mė i rėndėsishėm nė historinė moderne tė Shqipėrisė. Berisha u shpreh se Komisioneri Fule shprehu angazhimin e tij personal se Komisioni do t'i shqyrtonte me vėmendjen mė tė madhe pėrgjigjet e pyetjeve nga autoritet shqiptare. Gjithashtu, Berisha u shpreh se gjatė takimit me Komisionerin Fule, u diskutua nė mėnyrė tė veēantė edhe mbi procesin e liberalizimit tė vizave. "Nė takimin me Komisionerin Fule njė vend tė veēantė zuri ēėshtja e vizave. Nė datėn 14 prill Fule mė siguroi se vlerėson shumė pėrparimin e ndjeshėm tė Shqipėrisė nė plotėsimin e kritereve dhe se kjo ėshtė rruga e sigurtė pėr realizimin e heqjes sė vizave. Vetė ai kishte njė vlerėsim tė madh pėr arritjet nė kėtė fushė. Kreu i qeverisė bėri tė ditur se nė takimin me Komisionerin Fule, i shprehu kėtij tė fundit mirėnjohjen mė tė thellė pėr KE, pėr vendet anėtare, pėr ndihmėn e gjithanshme tė tyre, financiare, ekonomike, teknike qė kanė qenė pėrcaktuese pėr suksesin qė Shqipėria ka arritur. Ky institucion, sipas tij, komunikon me autoritetet shqiptare nė mėnyrėn mė transparente dhe kjo pėrbėn pėr Shqipėrinė njė avantazh dhe njė ndihmė shumė tė madhe.
Nderim tė thellė pėr humbjen e Presidentit tė shquar polak, Kazinski
Nė fjalėn e tij, Berisha u ndal nė njė tjetėr moment tė veēantė, pjesėmarrjen e tij nė njė ceremoni qė u organizua nga Presidenti Buzek nė PE nė nderim tė Presidentit Kazinski, bashkėshortes sė tij dhe 93 zyrtarėve tė tjerė elitė e kombit polak, qė sipas tij, ranė pėr t'u bėrė tė pavdekshėm nė njė detyre nderi ku ata do tė shkonin nė Katin pėr tė nderuar 20 mijė martir tė kombit polak, qė u masakruan nė mėnyrėn mė barbare nga hordhitė staliniste nė Luftėn e Dytė Botėrore. "Kam pasur rastin tė njoh personalisht Presidentin Kazinski, tė drekoj me tė i ftuar nga miq tė pėrbashkėt, kam pas rastin tė njoh disa anėtarė tė stafit tė tij. Disa nga deputetėt qė humbėn jetėn nė tragjedinė e Smolenksit, tė cilėt vetėm disa muaj mė parė kishin vizituar Shqipėrinė", tha Kryeministri, ndėrsa vuri nė dukje se nė njė ceremoni dinjitoze zyrtarėt e kombit polak u nderuan, duke u thirurr emėr pėr emėr tė gjithė ata qė humbėn jetėn. Kryeministri tha se kishte shprehur ngushėllimet, solidaritetin, simpatinė e tij dhe tė tė gjithė shqiptarėve pėr Presidentin Buzek, pėr kėtė humbje thellėsisht tragjike tė kombit polak.

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi