ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varrimi i minatorit, proteste ne heshtje

Shko poshtė

21122007

Mesazh 

Varrimi i minatorit, proteste ne heshtje Empty Varrimi i minatorit, proteste ne heshtje




Varrimi i minatorit, proteste ne heshtje



Varrimi i minatorit, proteste ne heshtje Varrimi-i-minatoritPermes nje moti te acarte nder me te ashprit ne veri te vendit, mijera qytetare te Bulqizes, nder ta minatore, politikane dhe deputete te parlamentit shqiptar kane percjelle per ne banesen e fundit minatorin Sami Doga. Ne kushtet kur askush nuk ua ka vene veshin thirrjeve vuajtese per ndihme, vete minatoret ne shenje revolte te ashper ndaj fatit te tyre, qeverise dhe sindikatave, kane krijuar nje kortezh te papare deri tani ne Bulqize, per nga pjesemarrja dhe heshtja therese.
Ka qene ora 16 e nje dite me pare, kur nje ambulance dhe nje varg i gjate makinash kane cuar ne banesen e tij ne Fushe-Bulqize, viktimen e gjashte te thellesive vrasese te nentokes se Bulqizes, 45- vjecarin Sami Doga, i cili ne oret e para te dites se premte ka provuar mbi trupin e tij, peshen e nje masivi shkembor ne thellesine 1600 metra, ose ne nivelin 16 te minieres. Tre femijet, babai Rexhepi, bashkeshortja dhe te afermit e tij, kane krijuar nje situate te rende nga dhimbja e madhe jo vetem per fatin e keq e 45-vjecarit Sami Doga. Nje kalvar i gjate vuajtjesh permes varferise tashme pritet te pllakose kete familje. Indiferencen totale te shtetit e kane provuar “ne kurriz”, edhe familjet e pese minatoreve te vrare gjate ketij viti ne miniere: Medi Jani, Hysen Elezi, Avni Durici, Besnik Alliu dhe Zaim Hysa. Megjithate, mortja ne kete banese ka vijuar sipas ritualit, kur se pari familjet e pese minatoreve te vrare dhe me tej qindra minatore te tjere nga te kater anet e Peshkopise, Bulqizes dhe Burrelit, kane pushtuar banesen e viktimes se radhes.
Shtepia e Rexhep Doges eshte nje banese tipike njekateshe fshati, e nje modeli te vjeter e parestauruar prej vitesh. Ndonese eshte ne te shembur dhe veshtire e banueshme, ne te deri nje dite me pare banonin 7 familjare. E tille do te jete kjo banese edhe pas ikjes pa kthim te Samiut, tek i cili kishin varur shpresat e tyre pjesa tjeter e familjes. Varferia e tejskajshme lexohet lehtesisht ne muret dhe ambientet e tjera te brendshme te kesaj banese. Rroga e rritur vetem ne masen 20 per qind nga drejtuesit e minieres eshte suprimuar nga taksa e radhes, ajo e quajtur e sheshte, dhe per pasoje asgje nuk ka ndryshuar ne mireqenien e atyre qe guxojne te prekin thellesite vrastare te nentokes se Bulqizes. Pas vdekjes se peste ne kete miniere, ministri Genc Ruli deklaroi hapur se kjo miniere do te qendroje e mbyllur, deri kur firma koncensionare “D’Arfo” dhe te nenkontraktuarat prej saj te plotesojne kushtet e nevojshme dhe te domosdoshme per sigurimin e jetes. Prej nje muaji, te 660 punonjesit e kesaj miniere kane filluar pune, nderkohe qe nuk dihet se kush do e mbaje pergjegjesine per vrasjen e radhes.
Numri i madh i personave qe u drejtuan per ngushellime ka bere qe ceremonia te zhvillohet jashte baneses, por ne nje mot teper te ashper me nje te ftohte qe rreh fort nga Qafa e Buallit. Rreth ores 10:30, prane familjes se ndjerit kane mberritur edhe deputete te parlamentit Gramoz Ruci, Musa Ulqini, Andis Harasani, Qemal Minxhozi, nga opozita, ndersa nga krahu i pozites kane ardhur per ngushellime deputeti i zones Sali Shehu e Genci Sharku, te shoqeruar nga kryetari i Bashkise se Bulqizes, Roland Keta. Pas pirjes se kafese, i vetmi qe ka mundur te komunikoje me Rexhep Dogen babane e te ndjerit Sami, ka qene deputeti i opozites, Gramoz Ruci. Ai eshte pritur me mjaft respekt dhe emocion nga familjaret e te ndjerit, ndonese ne kete takim fjalet kane qene te pakta. Deputeti Ruci i eshte drejtuar me fjalet ngushelluese te rastit, duke i kerkuar te moshuarit Doga qe te perballoje me force kete dhimbje te madhe. Ndersa ka rene ne sy mungesa e kreut te sindikatave te lira, Kol Nikollaj, i cili veren qe kaloi u be protagonist i protestave te minatoreve te Bulqizes. Me tej, rreth ores 14, kortezhi i permortshem eshte nisur per ne varrezat e Bulqizes, ku eshte mbyllur edhe kapitulli i radhes i percjelljes se minatorit te vdekur ne thellesite e minieres se Bulqizes.
Ne fund arkivoli mberrin ne varreza. Per pak minuta, arkivoli me trupin e pajete te Sami Doges qendron ne toke dhe prane tij vendoset nje thike e madhe. Te gjithe te pranishmit ne heshtje shprehin habi. Dikush nga me te moshuarit ka thene se kjo duhet bere me qellim qe te pritet zinxhiri i vdekjes ne minieren e Bulqizes. Per keta banore e vetmja shprese per nderprerjen e vdekjeve eshte besimi ne besetytni. Te tjeret u munduan, por nuk ja arriten…
Aksidenti, pas plagosjes serish ne galeri

Nuk ka qene hera e pare qe Sami Doga ka fluturuar me helikopter per te kerkuar ndihme mjekesore ne Tirane, pas aksidentit ne pune. Pikerisht nje vit me pare, Sami Doga ka provuar nje masiv tjeter shkembi, ku eshte plagosur rende. Pas kesaj, ai ka mberritur ne Tirane, ku per tre muaj i eshte nenshtruar nje kurim intensiv dhe me pas i eshte rikthyer normalitetit. Me t’u kthyer ne Bulqize, ai ka perfituar edhe nje vit raport mjekesor, por pas perfundimit te saj, edhe pse ka pasur nje eksperience te tille negative, ai ka qene i detyruar qe te rikthehet ne galeri. Por mesohet se ai, duke e ndjere veten te pasheruar mire, ka kerkuar qe te beje nje pune me te lehte. Por duket se pergjigjja e autoriteteve te minieres ka qene negative, ndaj i eshte rikthyer galerise ne nivelet e rrezikshme deri ne momentin kur nga shembja e radhes e dheut ka humbur jeten.
Ne radhen e pare familjet e viktimave
Familjaret Jani, Elezi, Durici, Alliu dhe Hysa kane zene fillimin e kortezhit gjate gjithe rruges per ne banesen e fundit te Sami Doges. Te gjithe pa perjashtim jane pershkuar nga nje ftohtesi e vecante, jo vetem nga acari ne Bulqize, por edhe nga dhembja qe ka zene fill qe ne muajin janar te ketij viti. Selman Alliu, nje i aferm i njerit prej minatoreve te vdekur kete vit, thote se nuk ka nje organizim te posacem ne kesi rastesh, por krejt instinktivisht familjaret e viktimave te minieres jane se bashku ne cdo rast te rende te minatoreve. Fatkeqesisht, ky grup sa vjen e rritet dhe ne qe neser presim t’i bashkohet ketij grupi edhe familjaret e te ndjerit Sami Doga. “Kur filluan protestat, ne ishim te paret qe u gjendem prane minatoreve te ngujuar, por numri yne nuk ishte aq i madh. Por edhe pse u protestua ashper per permiresimin e kushteve ne miniere, ky numer serish u rrit dhe, me aq sa shohim, ky numer do te rritet edhe me shume”.

Ne varrim pritej Kryeministri Berisha

Arkivoli me trupin e Sami Doges eshte ngritur pak minuta pas orarit te paracaktuar. Shume prej minatoreve dhe pjesemarresve ne kete ceremoni mortore i kane besuar nje thashetheme, sipas te cilit per ne Bulqize ishte nisur Kryeministri Sali Berisha. Disa prej tyre kane shpresuar se do te kishin nje mundesi qe Kryeministri te ndikohej nga gjendja e rende ne kete qytet dhe te ndermarre ndonje mase, por kur nga makinat qeveritare kane zbritur vetem dy deputetet, ai i zones Sali Shehu dhe Genci Sharku, edhe kjo shprese eshte shuar. Deputetet e pozites kane mberritur vetem pak minuta para se te ngrihej arkivoli dhe per pasoje nuk kane pasur asnje mundesi per te komunikuar me familjen e te ndjerit.
Jetimet e rinj te “vitit te mbrapshte”
Sami Doga la pas tre femije. Vajza ne vitin e pare te shkolles se mesme ne Bulqize dhe dy djemte, njeri ne klasen e peste dhe tjetri qe sapo ka mbushur 5 vjec, jane tre jetimet e radhes qe i shtohen armates jo te vogel te jetimeve te Bulqizes, te cilet jane listuar ne kete shoqate vetem kete vit. Prej tri ditesh kane qendruar ne pritje per nje fjale te mire, por ajo nuk ka ndodhur. Kane perballuar edhe dhimbjen e madhe kur babai i tyre i pajete ka mberritur ne arkivol nga Tirana, por edhe acarin e ketyre dy diteve, por dita e djeshme ka qene e paperballueshme per ta. Gjate gjithe rruges se kortezhit, ata jane marre pothuajse ne krah nga te afermit e tyre dhe me se shumti nga familjaret e pese viktimave te vitit 2007, vitit me te mbrapshte per bulqizaket.
Aleksander Ndoja
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Varrimi i minatorit, proteste ne heshtje :: Komentet

emigranti

Mesazh Fri Dec 21, 2007 1:13 pm nga emigranti

Kur ngrite koken

Kapelen hoqe e minator
Kapelen hoqe dhe vdekja t’mor
Ti kishe nje grua dhe fėmij’
Ē’do t’bėjnė ata pa ty tani?
Ti u jepje bukėn e shpirtit dhe te gojės
Ti u ngrohje zemrat dhe blije shkumen e rrojės
Ti koken e krruajte pėr njė ēast
Dhe vdekja erdhi e t’mori nga pas
Nė vendin ku ti punoje, ngaherė edhe me mėrzi
Shokėt nje qiri kane ndezur tani
Ti jetove e punove me nder
Tėrė jetėn kokėn s’e ngrite njė herė
Pa ty jeta do t’vazhdojė, ashtu, as mir’ as keq
Ē’rėndesi ka a vajte nė parajsė a nė dreq?
Ti kokėn e ngrite veē atė ditė
Kur i mbylle, pėr tė mos i hapur mė sytė
Ti vdiqe pa thėnė asnjė fjalė
Nga pas le njė grua dhe nje djalė
Ata tė presin tė dy tek dera
S’e dine qe shkumėn e rrojės do ta hedhin ne plehra
Gusht 2005
Me respekt dhe dh
A. K.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Fri Dec 21, 2007 6:28 pm nga lola

Ngushellime familjes se minatorit Doga nga Bulqiza per humbjen e njetiut te tyre te dashur.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Fri Dec 21, 2007 7:53 pm nga ILIRI

Ngushellime familjes Doga nga bulqiza per humbjen e njerit te tyre te dashur qe la jeten ne minjeren e bulqizez. jona

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Sat Dec 22, 2007 5:47 pm nga emigranti

I dergoj gjithashtu ngushellime familjes, te afermve dhe miqve te te ndjerit Sami Doga.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Sun Dec 23, 2007 4:46 pm nga dea

Akordimi i nje shume parash nga ana e qeverise familjes se minatorit Sami Doga qe humbi jeten ne pune edhe pse eshte nje ndihme e nevojshme materiale per familjen e viktimes sidoqofte nuk mund ta zevendesoje humbjen e dhimbshme te njeriut te tyre te dashur familjes Doga. Qeveria duhet te ndermare jo vetem veprime hetimore por edhe masa per ti ndaluar keto "vrasjeve" per shkak te mungeses te kushteve ne pune. Edhe sa viktima do te kete pas Doges?????????????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi