ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe po na pjekin?!

Shko poshtė

01052010

Mesazh 

Edhe po na pjekin?! Empty Edhe po na pjekin?!




Edmond Arizaj

Ka 20 vjet qė u pastrojmė pusetat, u heqim plehrat e u punojmė arat. Ka 20 vjet qė kanė hyrė nė Shqipėri dhe po e mjelin kėtė vend jo vetėm nga sisėt. Ka 20 vjet qė na vėnė stėrkėmbėsha, na bėjnė prapaskena e mizanskena pėr tė penguar ecjen tonė para. Ka 20 vjet qė na shajnė, na rrahin, na pėshtyjnė, na tallin, na vrasin. Ka 20 vjet qė fusin provokatorė nė troje tėrėsisht shqiptare, pėr tė thėrritur “fuck Albania” me gishtin e mesit lart. Ka 20 vjet qė japin rroga e pensione nė shtetin tonė. Ka dhjetėra vjet qė mbajnė ligjin e luftės me Shqipėrinė. E tani sė fundmi edhe na pjekin nė hell. Ėshtė Greqia, vrima mbyllėse e Evropės, era e sė cilės rrezikon tė qelbė sot tė gjithė Bashkimin Evropian. Ky shtet, po vėrteton ēdo ditė e mė shumė se nuk e dėshiron fqinjėsinė e mirė. Ēdo ditė e mė shumė, pėr 20 vjet rresht, grekėt po i tregojnė botės dhe Evropės se ata janė po aq tė ksenofobė ndaj tė huajve, po aq hakmarrės e vandalė, sa ē’ishte Akili ndaj Hektorit.
Askush nuk tė na mbushė mendjen se atje, nė Kretė, kemi tė bėjmė me njė rast tė izoluar. Apo kemi tė bėjmė me njė grup ksenofobėsh, qė i shohin shqiptarėt si fajtorėt e krizės ku ėshtė mbėrthyer ky shtet hileqar. Apo kemi tė bėjmė me vendosjen e nderit nė vend nga fshatarėt e Kretės. Nėse ky do tė ishte rasti i parė, edhe mund tė dyshonim. Nėse ky do tė ishte shqiptari i vetėm qė do tė jetojė, (tė shpresojmė) mė pas vetėm me ėndrrat e frikshme tė dhunės greke, e do tė zgjohet nga gjumi i llahtarisur nga thirrmat helene, edhe mund tė besonim. Por nuk ėshtė kėshtu. Ėshtė vetėm njė nga mijėra rastet e pėrditshme. Diku i pėrbuzin, diku i rrahin, diku i fusin nė burg pėr t’u kėrkuar ndjesė pėr gabimin pas pesė vjetėsh, diku nuk u japin rrogėn, diku i shtyjnė e diku nuk i lejojnė tė ulen nė stolat e autobusit, diku i mbledhin si tufa dhensh me pranga nė duar, diku i plagosin e diku i vrasin. E sė fundmi edhe i shkojnė nė hell.
Ky ėshtė njė popull i gjithė i mbrujtur me urrejtje. I rritur me urrejtje. Qė lė trashėgimi urrejtjen. Qė pi urrejtje dhe djersin urrejtje. Ky nuk mund tė jetė njė popull i shtėpisė sė paqme evropiane. As njė shtet qė herė-herė bėn njėrin sy qorr e tjetrin tė verbėr ndaj gjithė dhunės e masakrimit qė u bėhet shtetasve tė njė vendi qė e quajnė mik, nuk mund tė jetė evropian.
Ne na kanė quajtur ballkanas, lekėdukagjinas, kanunor madje edhe tė dhunshėm e flakėvėnės. Por nuk ka asnjė rast tė dokumentuar ku shqiptarėt, qoftė edhe tė kenė bezdisur grekėt qė punojnė dhe jetojnė nė Shqipėri. Nuk ka asnjė rast tė dokumentuar qė shqiptarėt e zhgarravitur ditė me radhė mureve tė ambasadės helene pėr njė vizė halli, tė kenė shpėrthyer nė ksenofobi hakmarrėse. Nuk ka asnjė rast qė shqiptarėt qoftė edhe tė kenė protestuar kokėulur ndaj rrjepjes qė u bėhet nga “investimet” greke nė vendin e tyre. Jo pse nuk u vlon gjaku (kjo u pa disa vite mė parė nė Himarė), por sepse shqiptarėt po duket qartė se kanė ėndėrr tė jenė pjesė e familjes evropiane. Shqiptarėt, po duket qartė se nuk jetojnė me hijet e sė shkuarės e as nuk ngrefosen me lavdinė e tė parėve, qoftė edhe me legjendat e tyre. Shqiptarėt nuk ia ndalojnė askujt tė ngrohet edhe nė pjesėn e diellit qė u takon atyre. Asnjė qeveri shqiptare nė kėta 20 vjet nuk ka ushqyer ndjenja ksenofobiste te shtetasit e vet pėr grekėt. Pėrkundrazi. Edhe nė ngjarjet mė tė rėnda, edhe atėherė kur duhet tė protestonin ashpėr dhe egėr, kanė ruajtur qetėsinė, duke marrė mbi supe urrejtjen e pjesės mė tė madhe tė popullit, por duke u pėrpjekur tė mos prishin imazhin e njė vendi qė kėrkon integrim. Evropa duhet t’i verė nė kandar tė gjitha tė bėrat e tė pabėrat e grekėve dhe Greqisė, e tė peshojė nga ana tjetėr edhe tolerancėn e skajshme, deri nė vetmohim tė shqiptarėve. Nuk ėshtė e thjeshtė pėr 700 mijė shqiptarėt qė punojnė nė Greqi tė durojnė ēdo ditė dhunė. Nuk ėshtė e thjeshtė as pėr 3 milionė shqiptarėt e Shqipėrisė tė shohin ēdo ditė si dhunohen patriotėt e tyre pa shkak. Ėshtė tej mundėsive tė durimit dhe tė pėrmbajtjes tė lexosh se bashkėpatriotin tėnd kanė dashur ta pjekin si njė qengj pashkėsh. Jemi sė bashku nė NATO, e shumė shpejt edhe nė Evropė. Por mendjemadhėsia dhe pashpirtėsia greke, kėrkon njė mėsim tė mirė.

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37565
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi