ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dėshton Rama, ēorientohet protesta

Shko poshtė

15052010

Mesazh 

Dėshton Rama, ēorientohet protesta Empty Dėshton Rama, ēorientohet protesta




Dėshton Rama, ēorientohet protesta 31885deshtimi
Nga Leonard Quku
Mbyllet me njė kapitullim tė turpshėm, ultimatumi i radhės i opozitės sė Ramės. Bashkimi i kėlyshėve tė Bllokut, me fosilet e komunizmit dhe mbeturinat elektorale tė zgjedhjeve tė fundit ėshtė braktisur dje nga qytetarėt e Tiranės. Pa entuziazėm e pa mesazhe politike, protesta ėshtė ēorientuar, sapo ėshtė kuptuar se greva e Edi Ramės ka dėshtuar e se ajo s’ka asnjė perspektivė

Ashtu sikurse edhe ishte parashikuar, protesta e djeshme e opozitės ishte njė tjetėr dėshtim pėr kreun e PS-sė, Edvin Kristaq Rama, teksa tė mbledhur nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, as 30 mijė mbėshtetės nuk i konfirmuan si mbėshtetės potentė tė kauzės sė tyre absurde. Njė protestė e pro-reklamuar sė tepėrmi madje shto kėtu dhe thirrjet anarshiste tė disa bukėshkalėve ish djathtistė, shkoi si mos mė keq, duke iu faturuar liderėve tė majtė bllofin mė tė madh qė kanė ndeshur ndonjėherė nė jetėn e tyre politike.
As kjo protestė nuk solli asnjė tė re, pavarėsisht thirrjeve radikale, tipike tė kamikazėve tė vendeve aziatike nė konflikte tė hershme, pėrveē disa paēavureve tė Edvinit pėr gjoja rezistencė deri nė minutėn e fundit.
“Do tė rezistojmė me kurajo e durim pa thyer asnjė xham e pa kėputur asnjė lule. Kurrė nuk kam besuar tek dhuna dhe kurrė nuk do tė dyshoj tek rezistenca paqėsore si e vetmja rrugė pėr t’i hapur rrugė tė mirės. Zėri ynė po dėgjohet, kauza jonė po pėrparon, zgjidhja ėshtė sot mė afėr se asnjėherė nė kėta 9 muaj”- u shpreh nė fjalėn e tij, kreu i PS-sė Edi Rama.
Kryesocialisti i ndodhur nė kushte tė vėshtira si pasojė e akuzave jo vetėm tė mazhorancės, por tė tė gjithė shqiptarėve se me lėvizjet qė po demonstron, largon gjithmonė e mė shumė Shqipėrinė nga Evropa, tha se vendin po e dėmtojnė kutitė e mbyllura, pėrgjigje kjo qė nuk ka asnjė bazė realiteti dhe as nuk pėrputhet me verdiktin e ndėrkombėtarėve, pėr zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri.
Ajo qė ėshtė e vėrtetė dhe s’ka nevojė pėr shumė komente, ėshtė se Edi Rama ndodhet nė momente kritike pėr jetėgjatėsinė e tij nė politikė, pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme, duke u endur sa njėra rrugicė nė tjetrėn dhe sa njėra ēadėr nė tjetrėn.
“Nuk ėshtė greva jonė e urisė qė ka sjellė thellimin e krizės, por thellimi i krizės qė ka sjellė grevėn tonė tė urisė. Mungesa e normalitetit demokratik tė kėtij vendi ėshtė shkaku i protestave tona. Janė kutitė e mbyllura tė zgjedhjeve qė e mbajnė Shqipėrinė larg Europės”- tha ai.
Protestat e Edi Ramės, janė shumė tė lehta pėr t’u interpretuar dhe aq mė tė lehta pėr tė zbuluar fodullitetin e tyre, ēka vjen si rrjedhojė e mungesės sė arsyes, pėrsa kohė “luftohet”, pėr njė ēėshtje tė mbyllur, pėr njė ēėshtje tė cilės i ėshtė vėnė “kapak” njė vit mė parė, nė prezencė serioze edhe tė pėrfaqėsuesve tė kancelarive perėndimore
Megjithatė, kjo nuk mbyllet me kaq.
Edi Rama pas fjalimit tė mbajtur nė rrugėn e ngushtė tė bulevardit u largua menjėherė, duke lėnė mbėshtetėsit dhe grevistėt e poshtė ēadrave, nė braktisje tė plotė. Megjithėse kishte ardhur koha qė protestuesit tė shpėrndaheshin dhe tė drejtoheshin pėr andej nga kishin ardhur, njė pjesė e mirė e tyre me tė drejtė kėrkuan kryetarin, i cili brenda pak sekondave kishte bėshtisur nga ambienti i protestės.
Kėsisoj, Edi Ramės i ėshtė hapur njė tjetėr front “lufte” kėtė radhė me simpatizantėt e PS-sė, tė cilėt tashmė po e konsiderojnė si tė padenjė pėr tė organizuar tubime, duke rritur kėshtu kėrkesėn e llogarisė, pėr protestėn e dėshtuar dje, e cila mirėfillti shėnoi kapitullimin e plotė tė opozitės.
Fosilet e komunizmit Gjinushi dhe Milo sulmojnė BE-nė
Opozita e Edvin Ramės nisi protestėn e radhės tė paralajmėruar, me sulme tė paprincipta kundėr kancelarive perėndimore, duke injoruar dhe ofenduar zėrin e Bashkimit Evropian, pėr zgjidhjen e ngėrēit politik nė Shqipėri. Fosilia i komunizmit, Skėnder Gjinushi, ishte prezantuesi i skenės teatrale nė bulevard, duke folur mbi parimet e demokracisė dhe pluralizmit, nė njė kohė kur ai ėshtė mbetja mė e pisėt e regjimit tė kaluar dhe qė pėrbėn njė rrezik permanent pėr stabilitetin demokratik. Zėrit tė Gjinushit kundėr BE iu shtuan edhe disa ligjėrues me mangėsi tė theksuara nė pėrcjelljen e fjalimit dhe tė mesazhit, duke llomotitur fjalė pa vend dhe tė pakuptimta. Kjo sėmundje kishte pllakosur Paskal Milon, Nard Ndokėn, por edhe Vangjel Dulen, ku roli i kėtij tė fundit nė skenėn politike shqiptare ėshtė i njohur botėrisht...Por, dalja e Spartak Ngjelės nė skenėn e teatrit tė Edvinit, e shndėrroi kėtė tėrėsisht nė njė personazh komik, teksa nė vargun e mesazheve qė mund tė pėrēojė njė i ēmendur mendor, tha se “shqiptarėt duhet t’i japin fund kėsaj tiranie, fundi i qeverisė ėshtė kėtu midis jush, midis 250 mijė mbėshtetėsve tė PS”-sė...pavarėsisht se edhe kjo protestė as mė shumė e as mė pak, ėshtė thjeshtė shėmbėlltyrė e 9 majit, 30 prillit apo edhe 20 nėntorit tė vitit tė kaluar, qė do tė thotė me pjesėmarrje tė kufizuar.
Greva e urisė, mashtrimi mė i madh qė ėshtė njohur ndonjėherė Deputetėt e PS-sė tė pretenduar nė grevė urie, ishin edhe sot nė formė tė shkėlqyer, duke mos shfaqur asnjė shqetėsim shėndetėsor pėrgjatė gjithė protestės sė teatrit edvinist. Besnik Bare, Olta Xhaēka, Blendi Klosi, Shegushe Ligori, Ermonela Felaj, Ledi Shamku, Taulant Balla etj, folėn tė gjithė me radhė dhe vetėm tė keq ushqyer s’mund tė quheshin. Ata gėzojnė njė gjendje shėndetėsore plotėsisht tė shėndoshė dhe jashtė kontekstit tė “grevės sė urisė” sė pretenduar.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi