ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Minifundi i njė maksigreve

Shko poshtė

23052010

Mesazh 

Minifundi i njė maksigreve Empty Minifundi i njė maksigreve




Edmond Tupja

Para tri ditėsh, pa pritur e pa kujtuar, seē na pėrfundoi greva e urisė karnavaleske e socialistėve tė Edi Ramės, d.m.th. tė atyre qė kishin hyrė nė tė me sugjerimin, vendimin dhe urdhrin e Kryetarit. Pėr gati tri javė rresht bulevardi "Dėshmorėt e Kombit" u bllokua nga kapsllėku i kėsaj greve tė paparė e tė padėgjuar ndonjėherė pėr mėnyrėn sesi u stis, u sajua, u zhvillua dhe... pėrfundoi: na u mbars mali socialist dhe polli njė... mi, njė mijush mė saktė! Oh, mrekullia e shkencės "politike" rameske na la kėshtu pa gojė! Ku vajti vendosmėria e grevistėve pėr ta ēuar grevėn deri nė fund? Ku qėndron fitorja e saj? "Ja vdekje, ja liri" qe parulla, deviza, motoja, kryefjala agresivisht e ēmendur dhe ēmendurisht agresive e Kryetarit! Kjo grevė, pėr fatin e mirė tė pjesėmarrėsve nė tė, nuk pėrfundoi me vdekje, pra, i bie qė tė ketė pėrfunduar me liri! Po ku qenka kjo liri? Liri pėr kė? Me ē'kushte? Pėr sa kohė? Deri nė grevėn tjetėr tė radhės tė tė njėjtit lloj e nė tė njėjtat rrethana, d.m.th. sa herė qė Partia Socialiste tė humbė zgjedhjet, parlamentare apo vendore qofshin ato?
Nga ana tjetėr, u fol e stėrfol qė grevistėt kanė ngrėnė fshehurazi. Por fakte dhe prova bindėse nuk ka deri mė sot. Nė kėtė pikė, miku dhe kolegu im i ri Franēesk Armadhi ėshtė i mendimit se kur nuk vėnė vėrtet asgjė prej gjėje nė gojė, njerėzit pėrpiqen ta kompensojnė mungesėn e ushqimit duke fjetur; gjatė gjumit, pretendon ai, me siguri qė grevistėt ramoidė kanė ėndėrruar sikur hanin e pinin; dhe ka tė drejtė sepse, tė paktėn sipas Zigmund Frojdit, ėndrra luan njė rol tė dyfishtė: bėn tė mundur realizimin e njė dėshire, qoftė edhe tė nėnvetėdijshme, si edhe mbron vazhdimėsinė e gjumit; me njė fjalė, njė rrugė e dy punė, megjithėse, nė gjumė, mund tė bėhen vetvetiu edhe punė tė tjera, madje shtendosėse...
Mirėpo, njė tjetėr miku im, me tė cilin jam komshi prej shumė vitesh - e kam fjalėn pėr Aqif Qifėn - , mendon se kjo lloj greve, pėrveē tė tjerave, mund tė jetė ngjitėse. Kėshtu, ditėn kur Partia Demokratike do t'i ketė humbur zgjedhjet, parlamentare apo vendore qofshin ato, ka rrezik qė deputetė e militantė tė saj tė hidhen, edhe ata, pikėrisht nėn shembullin e homologėve tė tyre socialistė, nė grevė urie, duke pėrdorur tė njėjtėn strategji, tė njėjtat taktika e tė njėjtėn logjistikė. Dhe, me qė ra fjala pėr logjistikė, ai do t'i kėshillonte grevistėt e nesėrm demokratė qė, ndryshe nga grevistėt e djeshėm socialistė, kur t'i japin fund grevės sė tyre, nevojtoret portative tė mos i heqin menjėherė, por t'i lėnė qė t'i shijojnė edhe jogrevistėt, pavarėsisht shijeve tė tyre politike. Por kėtė kėshillė u hodh dhe e kritikoi flakė pėr flakė njė miku im emigrant nė Itali - e kam fjalėn pėr Vangjel Lezetin - i cili ėshtė i mendimit se, me gjithė lezetin qė tė sjell pėrdorimi i nevojtoreve portative gjatė njė greve urie, heqja ose lėnia e tyre nė skenėn e grevės edhe pas mbarimit tė saj, varet nga cilėsia aromatike e nėnprodukteve bio tė barqeve pjesėmarrėse nė grevėn e urisė; sipas tij, Partia Socialiste nė kėtė grevė qe me fat: shirat qė ranė bėnė qė shėtitorja "Dėshmorėt e Kombit" tė mos qelbej erė barqesh bosh ose tė ushqyer nė mėnyra klandestine.
Sidoqoftė, show i grevės sė porsapėrfunduar ishte pothuajse great, fantastic, wonderful! Them "pothuajse" sepse, mjerisht, kjo maksigrevė pati njė minifund. Njė minifund qė i la asaj zbuluar shalė, vithe dhe ndonjė gjė tjetėr, duke u ofruar kėshtu kur(var)eshtarėve njė show aq befasues, provokues e eksitues sa shumėkujt do t'i ketė ardhur tė pickonte veten pėr t'u bindur qė nuk ishte nė ėndėrr. Por nuk po e tjerr mė gjatė kėtė lloj humori erotik duke qenė i bindur se miqtė e mi humoristė Saitori dhe Dokmiri, kėta dy intelektualė tė shquar tė emisionit Fuks Fare, do tė dinė ta zhvillojnė e ta pasurojnė atė nė mėnyrėn mė tė denjė e mė tė pėrsosur nė shkallė botėrore dhe, pse jo, ndėrplanetare.

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Minifundi i njė maksigreve :: Komentet

interesanti

Mesazh Sun May 23, 2010 10:49 pm nga interesanti

Sidoqoftė, show i grevės sė porsapėrfunduar ishte pothuajse great, fantastic, wonderful!
Minifundi i njė maksigreve Icon_lol

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi