ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lesi kėrkon nė Kuvend shkollimin e Nard Ndokės

Shko poshtė

30042008

Mesazh 

Lesi kėrkon nė Kuvend shkollimin e Nard Ndokės Empty Lesi kėrkon nė Kuvend shkollimin e Nard Ndokės




[b]Lesi kėrkon nė Kuvend shkollimin e Nard Ndokės
Kryetari i Lėvizjes Demokristiane, Nikollė Lesi, ka paraqitur dje nė Kuvend njė kėrkesė, ku i drejtohet ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, pėr t'i vėnė nė

dispozion dosjen me materialet e shkollės sė mesme dhe tė lartė tė ministrit tė Shėndetėsisė, Nard Ndoka. Gjatė paradites sė djeshme, kreu i LDK-sė, ish-kryetar i Partisė Demokristiane tė Ndokės, ka protokolluar nė Kuvend shkresėn, e cila sipas rregullores sė kėtij institucioni, duhet tė marrė pėrgjigje patjetėr brenda tri javėve. Njė gjė e tillė parashikohet pikėrisht nė nenin 94 tė Rregullores sė Kuvendit, ku thuhet se nė rast se deputeti kėrkon pėrgjigje me shkrim, ai i drejtohet anėtarit pėrkatės tė Kėshillit tė Ministrave, i cili duhet tė pėrgjigjet brenda 3 javėve nga data e marrjes sė kėrkesės. Ndėrkohė nė pikėn 2 tė po kėtij neni, saktėsohet se nė rast se nuk jepet pėrgjigje brenda kohės sė pėrcaktuar nė pikėn 1 tė kėtij neni, Kryetari i Kuvendit, me kėrkesėn e pyetėsit, pėrfshin dhėnien e pėrgjigjes si pikė tė parė tė rendit tė ditės tė mbledhjes sė komisionit tė pėrhershėm, qė ka lidhje me objektin e pyetjes. Nė kėrkesėn e protokolluar dje paradite nga Lesi thuhet se, "nė zbatim tė nenit 94 tė rregullores sė Kuvendit tė Shqipėrisė, i kėrkoj ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, tė mė vėrė nė dispozicion tė gjithė dosjen me materialet e shkollės sė mesme dhe tė lartė tė deputetit dhe ministrit tė Shėndetėsisė, Nard Ndoka". Kjo kėrkesė e kreut tė lėvizjes Demokristiane, Nikollė Lesi, vjen vetėm pak ditė pasi ish-kreu i grupit parlamentar tė PDK-sė, akuzoi kreun e kėsaj partie se nuk ka dėftesė tė shkollės sė mesme. "Llogariteni nė dorė tė kujt ka rėnė Ministria e Shėndetėsisė dhe administrata shqiptare. Arsyeja ėshtė se njerėzit nuk dyshojnė se zoti Ndoka mund tė ketė mbaruar shkollėn e lartė, por nuk ka mbaruar tė mesmen. Forcat kristiane nuk kanė pėrfaqėsim dhe po kėrkojnė tė gjejnė formėn e pėrfaqėsimit", u shpreh pak ditė mė parė Ujka. Ndėrkohė kreu i PDK-sė nuk i ka komentuar asnjėherė kėto akuza, duke i quajtur si shumė tė ulėta.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Lesi kėrkon nė Kuvend shkollimin e Nard Ndokės :: Komentet

toni

Mesazh Wed Apr 30, 2008 6:19 pm nga toni

E ēere duhet shkolla e mesme n'shqipni kur mund bohesh direkt me kapercim snolti minister? Laughing Laughing Laughing cheers cheers bounce bounce bounce

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi