ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE, Statusi i vendit kandidat pas 6 muajsh

Shko poshtė

31052010

Mesazh 

BE, Statusi i vendit kandidat pas 6 muajsh Empty BE, Statusi i vendit kandidat pas 6 muajsh




Rozeta Rapushi
Shqiperia pritet te marre aprovimin per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, brenda vitit 2011. Sipas nje analize te kryer nga avokatet per ceshtjet e marredhenies me jashte ne Keshillin e Evropes, publikuar edhe ne faqen zyrtare te Bashkimit Evropian "Euractiv" deri ne fund te vitit 2011, pritet qe te realizohet dhenia e statusit kandidat per vendet e Ballkanit Perendimor qe kane aplikuar si Shqiperine, Serbine, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinen, madje edhe Kosoven. Sipas analizes se avokateve, thuhet se Bashkimi Evropian, duhet te marre si model, liberalizimin e vizave si nje perpjekje per te vendosur standarde te qarta dhe per te arritur qellimet e kerkuara per shtetet perkatese. Pas marrjes se pergjigjeve te pyetesorit, avokatet vleresojne se eshte e nevojshme qe te nisin procedurat per marrjen e vendimit per statusin e vendit kandidat per vendet e Ballkanit, qe ende nuk e kane nje te tille. Ata theksojne se pyetesori do te jete nje nga pikat kyce dhe vendimi per ceshtjen e statusit duhet te jepet brenda vitit te ardhshem. Gjithnje pasi vendet te kene permbushur kerkesat dhe kriteret e kerkuara nga Bashkimi Evropian. Deri me sot nga vendet e Ballkanit Perendimor, vetem Kroacia dhe Maqedonia kane statusin e vendeve kandidate ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe vetem Kroacia, eshte duke zhvilluar negociatat e pranimit, ndersa fillimi i negociatave me Maqedonine, po bllokohet nga Greqia per shkak te mosmarreveshjes se emrit. "Euractiv" shkruan se pas pranimit te Bullgarise dhe Rumanise ne 2007, Komisioni Evropian ka bere publike objektivat per pranimin ne BE. Sipas avokateve, mbajtja e Ballkanit Perendimor duke pritur per nje kohe te pacaktuar per pranimin ne BE, mbart nje rrezik ne rritje. Ata theksojne se ekziston rreziku, qe kriza e tanishme ekonomike, te kthehet ne nje krize me te gjere ne Bashkimin Evropian qe te dergojne diplomate te tjere dhe ushtare ne Ballkan per t'u marre me paqendrueshmeri te re. Ndaj sipas tyre, per te shmangur nje skenar te tille, eshte e nevojshme qe te ndermerren nje sere hapash per te mbajtur rajonin ne rrugen e duhur per reformen e BE-modeluar, pa qene i kushtueshem per Bashkimin. Per sa i perket Kosoves, ata e konsiderojne si nje rast "sui generis". Ne analize permendet se Kosova, eshte njohur nga rreth 60 vende te botes, por jo nga pese vende anetare te BE-se si Spanja, Greqia, Sllovakia, Qipro dhe Rumania. Nderkohe qe shprehen dhe mosmarreveshjet mes Maqedonise dhe Greqise ne vijim, per shkak te emrit. Detaj Statusi Sipas nje analize te kryer nga avokatet per ceshtjet e marredhenies me jashte ne Keshillin e Evropes, publikuar edhe ne faqen zyrtare te Bashkimit Evropian, "Euractiv" deri ne fund te vitit 2011, pritet qe te realizohet dhenia e statusit kandidat, per vendet e Ballkanit Perendimor. Kur aplikoi Shqiperia Kryeministri Sali Berisha i dorezoi ne 28 prill, 2009, kryeministrit Cek, Mirek Topolanek, kerkesen per aplikimin e statusit te vendit kandidat. Kryeministri Topolanek u shpreh se, Shqiperia po hyn ne rrugen e saj afatmesme dhe u shpreh se personalisht beson se ky proces do te kurorezohet me sukses te plote dhe keshtu, endrra e shume brezave qe jetuan ne regjimin totalitar do te behet realitet. Ai shprehu mbeshtetjen e Republikes ceke, duke premtuar se do ta ndihmoje Shqiperine ne rrugen e saj integruese. Pas dorezimit te aplikimit do te filloje procesi standard. Apeli: Dialog edhe me shtetin me te ri, Kosoven Duke prekur edhe Kosoven ne analizen e tyre, avokatet e KE-se, keshillojne Serbine qe te njohe vulat e doganave te Kosoves dhe t'i japi fund prishjes se bashkepunimit rajonal. Sipas tyre, Komisioni Evropian, gjithashtu do te ftoje Kosoven per te marre pjese ne nje stervitje te shqyrtimit te perbashket ne menyre qe per ta mbajtur ate ne nje udhe paralele, si dhe propozon nje kapitull te ri ne negociatat e pranimit. "Bashkimi Evropian eshte keshilluar per te futur nje klauzole te vecante ne cdo traktat te ri te pranimit ne BE, duke filluar qe me Kroacine, per te parandaluar anetaret e rinj nga bllokimi i negociatave te pranimit te vendeve ne te ardhmen. Aktualisht Kosova eshte ne perpjekje per te nisur me hapat e saj para si me procesin e liberalizimit te vizave ashtu edhe me ate te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Kosova eshte me mbrapa me keto procese per shkak te marrjes se vone te pavaresise se saj. Nderkohe qe autoritetet shprehen optimiste me ecurine e proceseve integruese.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37560
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi