ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Statusi i Bashkimit Europian, peng i PS

Shko poshtė

10112010

Mesazh 

Statusi i Bashkimit Europian, peng i PS Empty Statusi i Bashkimit Europian, peng i PS




Pas konferences per shtyp ku prezantoi opinionin per Shqiperine komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule zhvilloi nje mbledhje ne anetaret e Komisionit Parlamentar te Jashtem te Parlamentit Evropian. Eurodeputetet kane shprehur qendrimet e tyre per opinionin e komisionit Evropian per Shqiperine dhe kane theksuar se problemi kryesor qe ka ndikuar ne dhenien e ketij opinioni ka qene situata politike. Por ne menyre me te drejtperdrejte ata kane fajesuar opoziten si penguese te integrimit te vendit. Deputeti i pare qe e ka marre fjalen ka qene eurodeputeti Elmar Brok, i cili ka qene ish-kryetar i Komisionit te Puneve te Jashtme te Parlamentit Evropian. Ai ka thene ne menyre te qarte kritika per opoziten. "Vendimi per kalimin e Shqiperise dhe Bosnjes ne listen e bardhe Shengen ishte vendim shume i mire dhe ky eshte shembulli i duhur i inkurajimit te vendeve te rajonit. Duhet vazhduar me bashkepunimin rajonal. Pyetja qe ngre eshte se deri kur vendet aplikante do te mbesin peng i opozites se tyre", ka deklaruar Elmar Brok. Te njejten gje ka thene dhe Eduard Kukan, i cili eshte shprehur se me keqardhje duhet pranuar se ngerci politik jo vetem nuk eshte zgjidhur, por eshte ne nje faze ngrirjeje. "Ne thame gjate takimit nderparlamentar se Shqiperia ka bere shume progres, por ne piken e ngercit politik qe ekziston ne vend qe prej nje kohe te gjate tashme eshte krejtesisht i ngrire tashme dhe nuk ka asnje shenje qe mund te ndryshoje shpejt", u shpreh kreu i delegacionit te PE per Shqiperine, Eduard Kukan gjate fjales se tij. Tone kritike per situaten politike ne vend ka dhene dhe eurodeputetja Marie Scalie. "Ajo qe pame me Shqiperi nuk ishte aspak e hijshme dhe mund te them qe negociatat per anetaresim mund te fillojne vetem kur te jete kapercyer ky ngerc. Ne po e percjellim kete mesazh ne menyre te qarte", tha ajo. Gjate shkembimit te mendimeve mes komisionarit Fule dhe anetareve te komisionit te Jashtem Parlamentar, komisioneri per Zgjerimin Fule ka theksuar se shanset per Shqiperine jane pozitive nese gjendet zgjedhje per situaten politike. Fule ka thene gjate takimit se Shqiperia mund te marri statutin e vendit kandidat dhe po ashtu hapjen e negociatave vitin tjeter. "Fakti qe ne nuk po i rekomandojme tani keshillit dhenien e statusit te kandidatit Shqiperise, kjo s'do te thote qe Shqiperia te jete ne te njejtin vend me Malin e Zi vitin tjeter. Pasi varet nga vet vendet", u shpreh Fyle. Disa eurodeputet kane propozuar gjate takimit qe Bashkimi Evropian te perfshihet edhe me tej ne zgjidhjen e ngercit politik ne Shqiperi.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Statusi i Bashkimit Europian, peng i PS :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Nov 10, 2010 9:44 pm nga Iliriada Portal

Ne fakt para disa javesh kisha lexuar nje material ne internet ne nje faqe te BE, ku flitej per dhenien e statusit te kandidatit per ne BE, Shqiperise ne fillim te 2011. Gjithsesi mendoj se kjo nuk eshte gjeja me e rendesishme qe duhet te na shqetesoje. Besoj se ajo qe duhet te shqetesoje Shqiptaret eshte konsolidimi i funksionimit te jetes politike ne vend....

Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Thu Nov 11, 2010 3:05 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Wed Nov 10, 2010 10:36 pm nga ADMIN

Cdo shtet ka mosmarveshjet njdermjet njeri-tjetrit ne parlamentet e tyre dhe kjo nuk duhet ta ndikoje ne pengesen e shqiperis qe te jete ne bashkimin Europian ,

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Thu Nov 11, 2010 12:27 pm nga lidabica

Kam frike se ky psikopati i PS-se, do te vazhdoje me keto psikopatira dhe perseri do te na vonoje,por vetem do te na vonoje dhe askurre nuk do te na pengoje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi