ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Ramiz Alia, te pergjigjet per masakren e Tivarit"

Shko poshtė

01062010

Mesazh 

"Ramiz Alia, te pergjigjet per masakren e Tivarit" Empty "Ramiz Alia, te pergjigjet per masakren e Tivarit"




Akuza te forta te kreut te qeverise Berisha ndaj ish-presidentit te fundit komunist, Ramiz Alia, ku ka kerkuar qe ai te pergjigjet per masakren e Tivarit. Madje, teksa e ka cilesuar me te ligun e te gjithe drejtuesve te diktatures, ka kerkuar qe Parlamenti te diskutoje per kete masaker, ku jane vrare mbi 4300 shqiptare te Kosoves. "Dua te them se eshte dhe nder me te ligjte e diktatures. Pse e them nder me te ligjte? Jo se ata ishin burra te mire, por se ky ishte nje vrases tinezar i tyre. Po, qe nga rinia e tij, ky ka ngrene njeri pas tjetri, me spiunlleqe dhe me padi, inteligjencen shqiptare dhe ndonje tek-tuk, sic eshte rasti i Llambi Zicishtit, qe e coi para skuadres se pushkatimit, per fajin e vetem se tha: Mehmet Shehu nuk eshte vetevrare!", ka akuzuar Berisha Aline per bashkepunim ne eliminimin e njerezve ne pushtet. "Per te mos hyre pastaj ne kapitullin me te zi te ketij xhelati, se eshte xhelat, gjer sa nuk zberthehet per masakren e Tivarit. Dhe Parlamenti duhet te qendroje per masakren e Tivarit. Ne jemi vend qe kemi ne fuqi ligjin kunder gjenocidit. Eshte pergjigjur per disa krime, duhet te pergjigjet per masakren e Tivarit. Masakra e Tivarit eshte krimi me monstruoz, i kryer ne gadishullin e Ballkanit, gjate Luftes se Dyte Boterore, eshte nje "Katin i dyte" dhe eshte bere gjithcka me dijenine dhe miratimin e tij", ka qene deklarata e Berishes. Sipas historise zyrtare, Masakra e Tivarit qe ka ndodhur me 1 prill te vitit 1945, eshte nje masaker qe iu be te rekrutuarve shqiptare nga Kosova ne perfundimin e Luftes se Dyte Boterore ne Tivar, Mali i Zi dhe ne rrugen per ne Tivar. Numri i te vrareve ne kete masaker, sipas burimeve historike, eshte rreth 4300 njerez te pafajshem. Kur nazistet ishin ne terheqje e siper nga territori i ish-Jugosllavise, frontet u krijuan ne Srem te Vojvodines dhe ne ate te Adriatikut ne veriperendim te Jugosllavise. Shqiptaret u rekrutuan per t'u derguar ne luftime ne keto fronte ndersa brigadat serbe i forcuan pozitat e tyre ne territorin e Kosoves, duke zene vendin e tyre. Gjithsej 44.523 shqiptare nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan me zor ne tere territorin dhe u derguan ne luftime larg Kosoves per ta zvogeluar rrezikun e cfaredo rezistence ndaj autoritetit serbo-jugosllav, qe do te vendosej ne Kosove. Madje udhetimi ka qene shume i lodhshem dhe me lejen e posacme te qeverise se perkohshme komuniste shqiptare, ata kaluar dhe permes territorit shqiptar drejt vdekjes qe i priste ne Tivar. Pas rekrutimit masiv, trupat shqiptare moren urdhrin per t'u carmatosur dhe u futen disa neper kazerma, nderkohe qe te tjeret kane qene ne rrethimin me tela me gjemba. Pa uje, pa buke, pa arme, nje pjese u vrane dhe nje pjese u helmuan, duke perbere ne kete menyre dhe tragjedine me te madhe per shqiptaret, qe kujtohet dhe sot pas 60 vitesh dhe kur ende nuk eshte zbardhur kjo tragjedi e kesaj vrasjeje masive. Ushtaret gjate rruges u rrahen apo ne disa raste edhe u vrane kur dilnin nga kolona per ta shuar etjen. Akuzat e Berishes, flet Ramiz Alia: S'mbaj qendrim per budallalleqe Ish-Presidenti i Republikes e konsideroi si akuze qe nuk ka asnje nevoje per koment, ate te kryeministrit dje se "Ramiz Alia duhet te pergjigjet per Masakren e Tivarit". Ne nje prononcim qe dha mbreme per gazeten "Koha Jone", z. Alia ishte i prere ne pergjigjen e pyetjes se si e komentonte ai akuzen dhe kerkesen e z.Berisha per ta hetuar lidhur me masakren e Tivarit: "Une nuk kam asnje qendrim, sepse une nuk mund te mbaj qendrim per budallalleqe", - ishte komenti i z.Alia. Duke folur lidhur me deklaraten e z.Berisha se ish-Presidenti Alia eshte nje nga njerezit qe ka punuar fort kunder elites se kombit dhe ka dhene denime ndaj tyre, z.Alia ishte serish i prere ne pergjigje: "Fjale, shume fjale, z.Berisha ka shume fjale, ai i di te gjitha", - ironizoi ish-Presidenti i Republikes. S.P

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Ramiz Alia, te pergjigjet per masakren e Tivarit" :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Jun 01, 2010 2:55 pm nga lidabica

Mire ,mire po ti te shkosh atje ku e ke vendin dhe kete do ta vendose Parlamenti Shqiptar,per te gjitha krimet qe ke bere,skile-plake

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jun 01, 2010 4:26 pm nga Iliriada Portal

Eshte interesante se disa dite me pare Alise nuk i mungonte energjia per te komentuar portretin e Berishes pa shkak, papritur ai tregohet hermetikisht i mbyllur ndaj nje akuze kaq te rende, madje tejet te rende, te bere nga Berisha.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dini

Mesazh Tue Jun 01, 2010 11:00 pm nga dini

Rezistenca e socialisteve kunder integrimeve kombetare eshte edhe sot e madhe per faktin se kane shume "fatura" per te paguar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi