ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beteja kunder vizave, endrres se shqiptareve

Shko poshtė

02062010

Mesazh 

Beteja kunder vizave, endrres se shqiptareve Empty Beteja kunder vizave, endrres se shqiptareve




Opozita shqiptare kryesisht nepermjet disa gazetave te kontrolluara prej saj, po leshon ultimatume te tilla si: BE, pa marreveshje nuk ka viza! Duke synuar haptazi te bllokoje liberalizimin real te vizave me perfundimin e nje te ashtuquajture marreveshje politike, duke dashur te minoje nje enderr shekullore me nje ceshtje politike, qe sa me shume kalojne ditet, po shnderrohet me shume ne nje ceshtje partiake, per te mos thene ne nje ceshtje personale te Edi Rames. Pak minuta pas propozimit te institucioneve evropiane per liberalizim te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, vete lideri socialist Rama i dergoi nje leter Barrozos, ku i kerkonte ne menyre eksplicite qe te mos e lidhte liberalizimin e vizave, me zgjidhjen e te ashtuquajturit ngerc politik. Dhe evropianet e kane ndjekur keshillen e Rames edhe pa e shkruar ai kete leter qe pasi e shkroi e kane thene hapur edhe shkoqur edhe sot madje edhe eurodeputeti Kukan me fjalet e te cilit u hapen gazetat e opozites sot. Edhe pse kjo leter ishte derguar pas daljes se ylberit ne qiell, duke u shnderruar nga nje leter serioze ne nje leter komike, permbajtja e saj ishte e lavderueshme. Por nuk kaluan shume minuta dhe me bojen e po kesaj letre, Rama shkroi nje leter me permbajtje tjeter shqiptareve ku thelbi ishte i qarte. Te dashur shqiptare ju do i meritoni vizat vetem ne qofte se do te arrihet marreveshja qe une kerkoj. Madje dhe brenda dy javeve. Me kete ultimatum, vene jo mazhorances, por endrres shekullore te shqiptareve per levizje te lire, lideri socialist Rama, e shnderroi kete beteje pa dashje nga nje beteje politike ne nje beteje publike. Ndoshta kjo eshte hera e pare ne historine te Evropes qe nje lider i shpall lufte dhe ultimatum endrres me te madhe te qytetareve te vet. Tashme nuk ka me beteje Berisha-Rama apo Parti Socialiste-Parti Demokratike. Tani ka vetem nje beteje, karriera personale e Edi Rames perballe endrres se madhe te shqiptareve per te levizur te lire ne Evrope. Vizat, qytetaret kunder qendrimit te kryesocialistit Rama Qytetare nga e gjithe Shqiperia kane kritikuar qendrimin e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, te mbajtur mbi situaten politike, qe sipas tyre, po pengon liberalizimin e vizave. Ne vende te ndryshme te Shqiperise, qytetare nga Tirana, Korca, Fieri, Shkodra, Elbasani, etj., jane se bashku njezeri per liberalizimin e vizave dhe nuk shfaqin interes per ceshtjet politike. Nje banor i kryeqytetit thote se "Edi Rama ka vetem interesa personale, jo te shqiptareve". Ndersa nje tjeter thote se "liberalizimi i vizave nuk varen nga kutite". "Vizat u liberalizuan, ai coi fjale vete, qe pasi u liberalizuan te mos pengojne vizat", kujtoi nje qytetar i Tiranes. Ndersa nje korcar thote se "s'ka te drejte ne asnje menyre, jazek i qofte, jane te tera trillime per te penguar vizat". Nje tjeter banor nga qyteti i Korces thote se "Rama duhet te rrije ne pune se s'eshte i afte te drejtoje". Po keshtu, nje qytetar nga Fieri tha se "liberalizimi i intereson popullit shqiptar, nuk i intereson asgje tjeter". "Duhet liberalizimi i vizave. Kutite nuk i kemi problem fare, ne duhet te ecim perpara jo prapa", u shpreh nje fierak. Nje tjeter thote se "liberalizimi i vizave duhet bere nuk duhet te kemi hapjen apo mos hapjen e kutive". Ne vijim te kritikave nga socialisti, ne nje vend verior te Shqiperise, nje qytetar shkodran tha se duhet te liberalizohen vizat dhe te mos na pengojne. "Eshte nje njeri qe ka lindur ne bllokun e udheheqesve, nuk ka arsye pse te mos na lejne pa viza", u shpreh nje tjeter. Nga qyteti i Elbasanit, nje qytetar thote se "Edi Rama po na degjeneron jo vetem ne bote, por edhe ne vend". "Kutite s'hapen dhe vizat do te hapen",-u shpreh nje elbasanas.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi