ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albertini: PS, kunder vizave dhe integrimit

Shko poshtė

24062010

Mesazh 

Albertini: PS, kunder vizave dhe integrimit Empty Albertini: PS, kunder vizave dhe integrimit




Albertini: PS, kunder vizave dhe integrimit 20100623034039_artikullNisma e grupit socialist evropian ne mbeshtetje te socialisteve shqiptare per te shtyre votimin e raportit mbi integrimin evropian te Shqiperise eshte rrezuar nga shumica e grupimeve politike ne Parlamentin Evropian, duke konsideruar, se Shqiperia nuk po perjeton nje situate te jashtezakonshme politike, se vendi ka nje qeveri legjitime, ka nje Parlament qe funksionon dhe nese te dyja palet duan te ndryshojne Kodin Elektoral, ata mund ta bejne kete, por vendi s'ka pse te rrije peng i kerkeses per hapjen e kutive. Nderkohe qe ka qene Albertini ai qe ka akuzuar socialistet se kane kerkuar bllokimin e raportit, duke u shprehur kunder vizave dhe integrimit. Parlamentaret evropiane konsiderojne gjithashtu, se ceshtja e vizave nuk ka pse te mbahet peng i situates politike ne Shqiperi. “Grupi i partise popullore evropiane ka qene vendimtar per kete zgjedhje, pasi socialistet evropiane duke mbeshtetur socialistet ne Shqiperi donin qe ta evitonin hedhjen e ketij hapi, duke nxjerre si argument negociatat per arritjen e nje marreveshje midis mazhorances dhe opozites per kapercimin e ngercit politik, qe duket se nuk do arrihet, duke pare ne c'kundershtim has kjo marreveshje. Grupi i partise popullore, se bashku me nje pjese te konservatoreve dhe liberalźve, madje edhe radikalet kemi mbeshtetur qendrimin e mazhorances dhe qeverise ne Shqiperi dhe raporti neser do te votohet, ashtu sic e deshironte mazhoranca shqiptare", tha Gabriele Albertini, kryetari i Komisionit te puneve te jashtme. Nga ana tjeter, me e ashper ka qene eurodeputetja Doris Pack, e cila eshte shprehur se nuk ka arsye per tu sjelle me nje qeveri legjitime si te ishte Hamasi. “Nuk la asnje arsye per te shtyre votimin. Eshte shtyre nje here. Qeveria shqiptare eshte nje qeveri legjitime dhe po punon normalisht, Parlamenti po punon normalisht. Pra, nuk shoh asnje arsye per t’u sjelle me te, si te ishte "Hamasi" qe drejtonte vendin. Nuk ka "Hamas" ne Shqiperi, ka nje qeveri legjitime, qe eshte pranuar nga nderkombetaret. Rama duhet te heq dore nga hapja e kutive, te gjitha te tjerat jane arritur. Opozita ka drejtimin e komisionit hetimor, ka marreveshje qe do rishikojne kodin elektoral, qe eshte arritur nga te dyja palet dy vjet e gjysme me pare. S’ka gje tjeter per te bere. Asnje nuk mund t’i kerkoje nje qeverie qe tź thyeje ligjin. Askush s'mund ti hapi kutite e votimit”, ka qene deklarata e Pack. Nga ana tjeter, ka qene raportuesit per Shqiperine, Nikolas Chountis, ai qe eshte shprehur se “ne e kemi shtyre nje here dhe atehere te gjitha grupet ishin dakord per kete, por kete here nuk ishte nje kerkese e te gjitha grupeve, pra s'eshte e drejte qe te shtyhet edhe nje here votimi. Nese ka nje lajm te mire nga te dyja palet, ne mund te bejme nje amendament ne plenaren e Strasburgut dhe mund ta shtojme”. Ndersa ne lidhje me qendrimin se ceshtja e vizave eshte e pavarur nga situata politike, ai tha se “une konsideroj se ceshtja e vizave afatshkurtra eshte nje e drejte bazike e qytetareve shqiptare, prandaj jam i te njejtit qendrim”. Ne lidhje me kete argument ka folur dhe Doris Pack. Ajo eshte shprehur se “duhet ti trajtohet vecmas, sepse s'ka te beje me integrimin evropian. Shqiperia ka permbushur udherrefyesin ashtu si Bosnja dhe do te ishte jo e ndershme nese Shqiperia do te mbahej peng i qendrimit te disa politikaneve. Qeveria beri c'duhet te bente per permbushjen e kushteve teknike dhe kjo duhet trajtuar sic e trajtojme edhe per Bosnjen”. Qendrimi Komisioni i Jashtem i PE diskutoi mbi permbajtjen e raportit. Ajo cka u vendos ne mbledhjen e djeshme, ishte pikerisht fakti qe procesi i liberalizimit te vizave te mos lidhet aspak me situaten politike ne vend, per sa kohe qe procesi eshte teresisht teknik Vendimi: Jo penalizim Eurodeputetet vendosen qe te percaktojne ne raport faktin qe “shtetasit shqiptare, nuk kane pse te penalizohen per shkak te situates politike ne vend, por duhet t’u jepet e drejta per te levizur lirisht”. Duke vleresuar se ne Shqiperi, situata nuk eshte aspak e jashtezakonshme dhe aq me pak ekstreme, eurodeputetet vendosen qe te mos lidhin ceshtjen e vizave me ate te ngercit politik. Nderkohe qe u diskutua serish, fakti nese kjo rezolute duhet te votohet apo jo diten e sotme ne Parlamentin Evropian, si per t’i dhene edhe nje shans lidereve politike qe te gjejne zgjidhjen e ngercit politik ne vend.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37560
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Albertini: PS, kunder vizave dhe integrimit :: Komentet

dini

Mesazh Thu Jun 24, 2010 7:49 pm nga dini

Socialistet jane fundrrina e kombit qe te gjithė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi