ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vėrteta e trafikut tė organeve

Shko poshtė

02052008

Mesazh 

E vėrteta e trafikut tė organeve Empty E vėrteta e trafikut tė organeve




E vėrteta e trafikut tė organeve
Nga IWPR*
Dyshimet se shqiptarėt e Kosovės kanė vrarė tė burgosurit serbė dhe i kanė shitur organet e tyre nė vende tė tjera, kanė shtuar zėrat pėr hetime tė mėtejshme, por hetimi i IWPR arrin nė pėrfundimin se nuk ka prova tė reja tė mjaftueshme pėr tė nisur njė ēėshtje tė re.
Serbia ka ngritur temperaturėn, duke nisur njė hetim, pasi historia e trafikut tė organeve dhe vrasjeve u publikua nė prill nė memoarin e Carla Del Pontes me titull: “Gjuetia: Kriminelėt e luftės dhe unė”.
Gazetari amerikan, Chuck Sudetic, bashkautor i librit sė bashku me Del Ponten, i tha IWPR, se duhet tė nisė njė hetim i ri dhe “i besueshėm”.
Human Rights Watch, njė organizatė me qendėr nė Nju-Jork, iu bėri thirrje autoriteteve nė Kosovė- e cila deklaroi pavarėsinė nė shkurt- qė t’i hetojnė kėto pretendime.
Por, ashtu siē e thekson dhe vetė libri, kur Gjykata e Hagės dhe misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, UNMIK, kryen hetime paraprake, pėrfshi kėtu dhe skenat e supozuara tė krimeve, dėshtuan nė grumbullimin e provave tė nevojshme pėr tė proceduar mė tej.

Sa e mundur ėshtė atėherė qė kjo ēėshtje tė ringjallet nė kėtė fazė, pothuajse njė dekadė pas konfliktit nė Kosovė? Dhe, a meritojnė kėto akuza hetim tė mėtejshėm, duke u bazuar mbi ato ēfarė hetuesit e Hagės kanė gjetur, kur kėrkuan para gjashtė vitesh?
Dyshime pėr masakra sistematike
Si prokurore kryesore e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krimet nė ish-Jugosllavi, nga gushti i vitit 1999 deri kur u largua nė janar tė vitit 2008, Del Ponte menaxhoi disa nga hetimet kyēe ndaj individėve tė akuzuar pėr krime tė tmerrshme lufte nė konfliktet e ndryshme nė Ballkan.
Nė librin e saj, ajo tregon sesi i kishin rėnė nė duar raporte qė tregonin se nė verėn e vitit 1999, anėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒK, transportuan 100 deri nė 300 tė burgosur nė vende tė ndryshme nė Shqipėrinė veriore, ku dhe njė numėr i paspecifikuar u detyruan mė forcė t’iu nėnshtrohen operacioneve pėr t’iu hequr veshkat dhe organe tė tjera. Mes tė burgosurve kishte serbė, rusė dhe tė paktėn njė shqiptar. Viktimat e planifikuara pėrzgjidheshin mes tė burgosurve mė tė rinj dhe mė tė shėndetshėm, ushqeheshin mirė dhe mbaheshin nėn monitorim nga mjekėt, derisa shkonin nė zonėn e operimit, e identifikuar si njė shtėpi e lyer me tė verdhė, pranė qytetit tė Burrelit.
“Viktimat qė iu ishte hequr veshka rehabilitoheshin dhe ktheheshin sėrish nė strehėn qė pėrdorej si burg, derisa tė vriteshin pėr organet e tjera vitale; nė kėtė mėnyrė, tė burgosurit e tjerė nė strehė mėsonin pėr fatin e tyre dhe luteshin nė terror tė plotė qė tė vriteshin menjėherė”, - thuhet nė libėr.
Organet mė pas transportoheshin jashtė Shqipėrisė, nga aeroporti i Rinasit afėr Tiranės, pėr t’u pėrdorur pėr transplante jashtė vendit nga pacientė pėrkundrejt pagesės.
Historia e Del Pontes bazohet nė ato qė ajo i pėrshkruan si intervista me dėshmitarė okularė, tė realizuara nga “njė skuadėr e besueshme gazetarėsh”, qė mė pas i janė dorėzuar zyrtarėve tė UNMIK.
Njė nga informatorėt e gazetarėve, pėr shembull, pėrshkruan dėrgimin e organeve nė aeroport; dy gra thanė se kanė ndihmuar pėr tė varrosur njė tė vdekur jashtė shtėpisė nė njė varrezė aty pranė.
Del Ponte shėrben momentalisht si ambasadore e Zvicrės nė Argjentinė dhe qeveria ia ka ndaluar qė tė flasė nė publik nė lidhje me librin. Bashkautori, Sudetiē, qė ka raportuar pėr luftėrat nė Ballkan, ėshtė nė gjendje tė flasė, pėr shkak se, siē thotė ai: “ky urdhėr ndalimi nuk vlen pėr tė”.
I intervistuar nga IWPR ai bėri tė qartė se shėnimet e tij reflektojnė nė njė pjesė tė madhe kėndvėshtrimet e Del Pontes.
Pavarėsisht natyrės shokuese tė akuzave tė paraqitura nė libėr, Sudetiē thekson se, fakti qė libri deri mė tani ėshtė publikuar vetėm nė italisht, ka shtuar spekulimet.
“Shumė njerėz komentojnė pėr ‘La Caccia’ [‘Gjuetinė’] pa e lexuar librin…. Shumė njerėz kanė hedhur akuza tė rėnda, duke u bazuar vetėm nė raportimet jokorrekte tė shtypit”, - thotė ai.
Pėr tė qartėsuar se ēfarė thotė libri, Sudetiē i ofroi IWPR versionin anglisht tė kapitujve ku flitet pėr trafikun e organeve.
“Ajo ēfarė bėn “Gjuetia” ėshtė paraqitja e akuzave nga gazetarė tė besueshėm, tė cilat i janė dėrguar Gjykatės sė Hagės pėrmes UNMIK dhe pėrshkruan provat fizike qė janė gjetur nė Shqipėri dhe qė nė njėfarė grade konfirmojnė kėto akuza”, - thotė ai.
Stuhia politike
Akuzat kanė ngritur njė stuhi tė vėrtetė ndėr politikanėt e Ballkanit, grupet e tė drejtave tė njeriut dhe gazetarėt, nė rajon dhe mė tej.
Ato erdhėn nė njė moment tė veēantė, kur marrėdhėniet mes Beogradit dhe Kosovės janė pėrtokė, pas shpalljes nė mėnyrė tė njėanshme tė pavarėsisė nga Serbia, mė 17 shkurt.
Zyrtarėt serbė dhe aleatėt rusė duan njė hetim tė ri nė lidhje me dyshimet e hedhura nė libėr.
Radio “B92” nė Beograd citoi prokurorin e krimeve tė luftės nė Serbi, Vladimir Vukēeviē, duke thėnė se po hetonte nė lidhje me fatin e serbėve tė rrėmbyer nė Kosovė dhe se do pyeste prokurorinė shqiptare qė tė kontrollonte nė lidhje me pretendimet e Del Pontes pėr shtėpinė e verdhė (vendin ku kryheshin ndėrhyrjet kirurgjikale), nėse ishte aty, dhe se ēfarė kishte ndodhur brenda, por dhe pėr tė gjithė informacionet relevante pėr kėtė histori.
Qeveria e Kosovės, e drejtuar nga Hashim Thaēi, njė ish-komandant i UĒK gjatė konfliktit tė viteve ‘98-’99, hedh poshtė akuzat.
Lulėzim Basha, ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė, vendi ku thuhet se janė kryer krimet, thotė se akuzat janė absurde dhe jo vetėm imorale, por dhe fyese dhe dashakeqe pėr mė tepėr.
Hetimet fillestare nuk sollėn asgjė
“Gjuetia” tregon sesi Gjykata e Hagės u mor menjėherė me akuzat nė vitin 2002-2003, pasi mori informacione nga UNMIK. Pengesa e parė dhe e pėrhershme ishte se gazetarėt, identiteti i tė cilėve nuk bėhet i ditur, refuzuan qė tė zbulojnė pėr UNMIK apo Gjykatėn e Hagės identitetin e dėshmitarėve okularė qė kishin pėrdorur si burime.
Nė verėn e vitit 2002, zyra e Del Pontes, thekson vetė ajo, kishte akoma probleme nė grumbullimin e provave tė mjaftueshme nė cilėsinė e duhur pėr tė ngritur padi. Ajo thekson se njė nga ēėshtjet e diskutuara nė atė kohė ishte, nėse Gjykata e Hagės duhej ta ēonte legalisht kėtė ēėshtje pėrpara - pėr shkak se juridiksioni i saj kohor pėrfundonte nė qershor tė vitit 1999, pasi trupat e NATO-s arritėn nė Kosovė dhe se krimet duket se kanė ndodhur pas kėsaj kohe.
Megjithatė, kjo ēėshtje nuk i ndaloi hetuesit e Gjykatės e Hagės dhe UNMIK qė tė udhėtojnė pėr nė Shqipėri nė vitin 2003, kur dhe gjetėn shtėpinė e identifikuar si vendi ku bėheshin operacionet dhe gjėra qė mund tė duken si prova, si gjurmė gjaku dhe objekte mjekėsore. Kėto gjetje, tė kombinuara me raportimet e gazetarėve, sipas Del Pontes, ishin “shpresėdhėnėse”.
Siē dhe thekson ajo: “Historitė e tė burgosurve qė vriten nga trafikantėt e organeve ngrihen nė shumė zona me konflikte, por rrallė ka prova shumė tė forta pėr t’i shkėputur ato nga mbretėria e miteve urbane”.
Provat e mbledhura nga ekipi ishin tė pamjaftueshme. Kishte shumė hendeqe - dėshtimi pėr tė gjetur varre, pėr tė identifikuar gjakun e gjetur si njerėzor, pėr tė bindur gazetarėt qė tė zbulojnė burimet e tyre, ose dhe aftėsia pėr tė zbuluar dėshmitarė nė mėnyrė tė pavarur nga raportimet e gazetarėve.
Kjo shoqėrohej me pyetjet nė lidhje me mandatin e Gjykatės sė Hagės nė lidhje me krimet dhe vendin e kryerjes sė tyre, pra njė shtet tjetėr, siē ishte Shqipėria.
“Kėshtu qė nė fund, hetuesit arritėn nė pėrfundimin se nuk kishte prova tė mjaftueshme pėr tė vazhduar mė tej”, - thotė Del Ponte.
“Pa burimet ose pa njė mėnyrė pėr t’i identifikuar ose gjetur ata, pa trupat dhe pa prova qė lidhin tė akuzuarit nė nivele tė larta me kėto krime, tė gjitha rrugėt pėr hetim ishin tė mbyllura. Tani ėshtė nė dorė tė UNMIK ose dhe tė autoriteteve lokale nė Kosovė dhe Shqipėri, ndoshta dhe nė bashkėpunim me agjencitė ligjore tė Serbisė qė t’i hetojnė kėto dyshime dhe, nėse ėshtė e nevojshme, tė procedojnė ligjėrisht.”
Duke folur pas publikimit tė librit tė Del Pontes, pėrfaqėsuesit e tribunalit tė Hagės insistojnė se dyshimet pėr trafik organesh nuk sollėn asgjė pėr shkak tė mungesės sė provave.
Siē dhe deklaroi zėdhėnėsja e kėtij tribunali, Nerma Jelaēiē, gjatė njė konference pėr shtyp mė 16 prill: “Asnjė provė pėr tė mbėshtetur kėto dyshime nuk u soll pėrpara gjykatėsve tė tribunalit.”
Nė tė njėjtėn konferencė pėr shtyp, Olga Kavran, zėdhėnėse pėr Zyrėn e Prokurorit, tha: “Nė lidhje me akuzat pėr trafik organesh nė vitin 2002-2003, UNMIK informoi Zyrėn e Prokurorit se kishte dyshime pėr rrėmbime nga Kosova tė personave dhe dėrgimin e tyre nė Shqipėri, ku dhe iu janė hequr organet. Ne mendojmė se autoritetet serbe ishin nė dijeni tė kėtyre akuzave qė nė atė kohė.”
Kavran theksoi se: “nė pėrfundim tė hetimeve tė kryera nga Zyra e Prokurorit sė bashku me UNMIK dhe autoritetet shqiptare, prokurorėt e Hagės nuk arritėn tė vendosin nė baza tė qėndrueshme dyshimet dhe nuk kishin mundėsi pėr tė vazhduar mė tej nė pėrputhje me juridiksionin tonė. Ēėshtja iu la autoriteteve kompetente - UNMIK dhe autoriteteve shqiptare.”
Florence Hartmann, njė ish-zėdhėnėse pėr Gjykatėn e Hagės, i tha IWPR se nuk u nis kurrė njė hetim zyrtar, pėr shkak se pėrfundimet paraprake tė vėzhgimit nuk e meritonin njė gjė tė tillė.
Ajo theksoi se hetimi paraprak u krye nė rregull dhe se nuk pati pengesa administrative gjatė rrugės dhe se hetuesit e Hagės kishin patur bashkėpunimin e Ministrisė sė Drejtėsisė shqiptare dhe prokurorit lokal nė Burrel. Hartmann tha se pėrfaqėsuesit e Hagės nuk i takuan kurrė burimet, pėr tė cilat flisnin gazetarėt e besueshėm. Gazetarėt nuk iu kishin ofruar kontakte ose emra, pasi misioni nė Shqipėri nuk dha rezultat.
Ajo shkon mė tej nė qėndrimet nė gazetėn franceze “Le Temps”, duke thėnė se akuzat pėr trafik ishin tė papėrgjegjshme dhe jodinjitoze.
“Duke pėrzier fushat, duke vėnė pranė njėra-tjetrės krimet qė kanė shkuar nė gjyq dhe teoritė e paverifikuara nga dėshmitarė, pėr tė cilėt Del Ponte nuk di asgjė, madje as identitetin e tyre, pėrzien konfuzionin me faktet dhe rrezikon tė nxisė tė gjitha llojet e revizionizmit”, - thotė ajo.
I intervistuar nga IWPR, Sudetiē thotė se, pasi Haga e la ēėshtjen, UNMIK dhe Shqipėria bėnė shumė pak pėr tė ndjekur akuzat.
“Haga nuk hetoi pėr shkak tė kufizimeve ligjore. Autoritetet kosovare, pėrfshi UNMIK dhe autoritetet shqiptare mund tė kishin hetuar mė tej. Asgjė efektive nuk ėshtė bėrė nė pesė vite”, - thotė ai.
Kur IWPR e pyeti UNMIK se ēfarė kanė bėrė pėr kėtė ēėshtje, zėdhėnėsi Alexander Ivanko tha me anė tė njė emaili: “Me aq sa di unė, nuk ka prova tė mjaftueshme pėr tė nisur hetimin. Del Ponte iu referohet fjalėve tė dėgjuara, por asnjė dokumenti dhe asnjė dėshmie”
Koha pėr njė hetim tė ri?
Sipas Sudetiē: “Ėshtė koha pėr njė hetim tė besueshėm, njė qė do mblidhte informacion nga policia serbe, autoritetet shqiptare dhe autoritetet nė Kosovė me njė pėrbėrės ndėrkombėtar qė do tė garantonte se gjėrat do tė kryhen me besim tė plotė. Kjo ėshtė ajo qė implikon “La Caccia”.
“Nėse ‘La Caccia’ arrin tė stimulojė opinionin dhe tė nxisė njė hetim tė besueshėm - pavarėsisht se cilat janė pėrfundimet - do bėjė njė shėrbim shumė tė madh.”
Nė kėtė pikė, ėshtė e paqartė si do ndodhė njė gjė e tillė. Strategjia e Hagės parashikon se ajo nuk mund tė nisė mė hetime tė reja.
Autoritetet nė Kosovė dhe nė Shqipėri - qė nė fakt nuk e penguan hetimin fillestar tė Hagės - insistojnė se akuzat janė tė pabazuara.
Shkėlzen Maliqi, drejtues i Institutit pėr Studime Sociale nė Prishtinė, i tha IWPR se kėto akuza janė thjesht akuza, tė bazuara nė thashetheme tė pastra, tė cilat mund tė vijnė nga propaganda serbe.
“Nuk jam i habitur, pėr shkak se nė tė kaluarėn kemi dėgjuar histori tė tilla plot me fantazi. Por fakti shqetėsues ėshtė se ish-prokurorja e Hagės ka publikuar akuza kaq tė pabazuara. Kjo tregon se Del Ponte pėrpiqet nė mėnyrė artificiale qė tė shpėrndajė fajin pėr krimet e luftės nė mėnyrė tė barabartė mes serbėve dhe shqiptarėve. Fabrikime tė tilla rrezikojnė tė minojnė besueshmėrinė e Hagės.”
Nė Kosovė, UNMIK po pėrgatitet tė largohet dhe Bashkimi Evropian do tė nisė muajin tjetėr EULEX, Misionin pėr Zbatimin e Ligjit, qė do tė vazhdojė praninė ndėrkombėtare aty. Misioni do tė pėrfshijė dhe njė komponent policor, por ėshtė e paqartė, nėse mandati i tij do ia lejojė tė nisė hetimin pėr akuzat pėr trafik organesh.
Serbia kėrkon prova tė reja
Vetėm autoritetet nė Beograd besojnė se hetimet e mėtejshme pėr kėtė ēėshtje janė tė nevojshme. Por ata nuk do tė kenė kollaj akses nė prova dhe dėshmi potenciale nė Kosovė dhe Shqipėri pėr tė hedhur dritė mbi kėtė ēėshtje.
Bruno Vekariē, zėdhėnės pėr zyrėn serbe tė Prokurorit pėr Krime tė Luftės, i tha IWPR se autoritetet hapėn hetimet, sapo mėsuan pėr ēėshtjen nė fjalė.
“Mė shumė se dhjetė dėshmitarė qė mund tė ofrojnė informacion, janė intervistuar qė atėherė”, - tha ai.
Vekariē shtoi se gjatė njė takimi sė fundi me shefin e ri tė prokurorėve nė Hagė, Serge Brammertz, hetuesit serbė kanė kėrkuar shpjegime shtesė dhe dokumentacion qė lidhet me kėtė ēėshtje.
E pėrditshmja e Beogradit, “Blic”, raportoi javėn e kaluar se njė pėrfaqėsues i prokurorit serb pėr krime lufte takoi Del Ponten nė Buenos Aires dhe tha se ajo kishte pranuar tė fliste me hetuesit serbė pėr kėtė ēėshtje, nėse Ministria zvicerane e Punėve tė Jashtme i jepte leje.
“Tė gjitha institucionet nė vend me juridiksion pėr t’u marrė me kėtė ēėshtje, po bėjnė ē’ėshtė e mundur pėr tė patur rezultate”, - tha Dushan Petroviē, ministėr i Drejtėsisė, i cituar nga radio “B92”, mė 19 prill.
Deri mė tani, zyrtarėt serbė duket se nuk kanė ndonjė provė solide.
“Ka informacione se afro 400 njerėz janė mbajtur nė Burrel, nė Shqipėri, por nuk kemi prova pėr kėtė”, - tha pėr IWPR Gvozden Gagiē, kėshilltar i kreut tė Komisionit Evropian pėr Personat e Humbur.
Zyrtarėt serbė theksuan se rreth 2000 persona janė tė humbur qė nga periudha e konfliktit me Kosovėn dhe prej tyre 550 janė serbė dhe joshqiptarė.


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Fri May 02, 2008 3:15 pm, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

E vėrteta e trafikut tė organeve :: Komentet

avatar

Mesazh Fri May 02, 2008 3:15 pm nga Iliriada Portal

Pse tani?


Qė kur Del Ponte thotė se njė grup gazetarėsh tė besueshėm zbuluan historinė pėr trafikun e organeve, mbulon me konfuzion faktin se nuk ka patur raporte tė mediave nė lidhje me ēėshtjen.
Ēėshtja qė ngelet nė mendjet e shumė vėzhguesve ėshtė se pse Del Ponte ka zgjedhur t’i publikojė kėto akuza tani, veēanėrisht kur zyra e saj dėshtoi nė nisjen e njė hetimi zyrtar.
Gjithashtu, nuk ėshtė e qartė, duke patur parasysh autoritetin e saj gjatė kohės kur ishte prokurore, se pse nuk e pėrdori atė pėr tė bėrė presion ndaj autoriteteve shqiptare dhe kosovare pėr tė rinisur hetimet.
Ashtu siē dhe Hartmman i tha IWPR: “Askush nuk ka raportuar pėr kėto akuza, as gazetarėt qė ishin nė kontakt me burimet. Ata do tė kishin shkruar, nėse do tė kishin gjetur prova tė qėndrueshme nga burimet e tyre. Asgjė nuk do i ndalonte ata.”


Dyshime pėr mundėsitė mjekėsore


Njė nga objeksionet ndaj kėsaj historie ėshtė se operacione tė tilla kėrkojnė qendra tė posaēme tė teknologjisė sė lartė dhe njė numėr shumė tė madh stafi tė trajnuar mirė qė tė dalin me sukses.
Kjo besohet dhe nga zyrtarėt serbė qė dyshojnė se kjo ēėshtje mban ujė.
“Ekspertėt mjekėsorė theksojnė se duhen tė paktėn 40 njerėz pėr tė kryer operacione tė tilla nė kushte tė jashtėzakonshme mjekėsore”, - thotė Vekariē.
Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisė, Zoran Stankoviē, njė ekspert mjeko-ligjor qė ka ekzaminuar mbi 50 trupa tė zhvarrosur nė Kosovė, thotė se nuk ka gjetur kurrė gjurmė tė heqjes sė organeve nė trupat mė tė cilėt ka punuar.
“Operacione tė tilla duhet tė kryhen nga njė skuadėr ekspertėsh nė kushte shumė sterile dhe nė njė sallė operacioni. Nėse ndodh njė gjė e tillė, atėherė ėshtė e pėrfshirė njė skuadėr ekspertėsh shumė profesionale dhe e mirėtrajnuar”, - thotė Stankoviē pėr IWPR.
“Njė institucion mjekėsor qė merr organe njerėzore pėr transplant duhet tė shėnojė qė i ka marrė ato. Nėse organet transportohen me helikopter ose aeroplan, fluturimi i tyre shėnohet gjithashtu. Disa gjurmė duhet tė ekzistojnė. Organet njerėzore transportohen nė kushte tė veēanta dhe nė njė kohė shumė tė limituar”, - thotė Stankoviē.
Ekspertėt mjekėsorė nė Gjenevė, tė intervistuar nga IWPR, konfirmojnė njė gjė tė tillė dhe shprehin dyshime, nėse Shqipėria ka ambiente tė tilla dhe personelin e duhur pėr tė kryer njė gjė tė tillė.
Por Sudetiē thotė se edhe nė kėtė drejtim ėshtė hetuar.
“Nė libėr nuk flitet pėr operacione qė kryhen nga njė personel mjekėsor pa eksperiencė”, - thotė ai.
“Gazetarėt kanė bėrė tė njėjtat pyetje pėr transplantet. Historia nuk do tė ishte publikuar kurrė, nėse ekspertėt nuk do tė thonin se njė gjė e tillė ėshtė e mundur.”
Pėrplasjet politike tė nxitura nga akuzat e ngritura nga libri i Del Pontes pritet tė acarohen sė shpejti nisur dhe nga konfrontimet mes Serbisė dhe Kosovės. Megjithatė, pėr sa kohė hetuesit serbė nuk do sjellin dėshmitarė dhe prova tė qėndrueshme, duket se pretendimet pėr trafik organesh nuk do merren pėrsipėr nga ndonjė gjykatė kombėtarė ose ndėrkombėtare.


*
Institute for War and Peace Report.
Nedim Saraē, njė gazetar boshnjak me qendėr nė Gjenevė dhe Sarajevė dhe Aleksandar Rokniē, njė gazetar i trajnuar nga IWPR nga Beogradi, kontribuan pėr kėtė raport.
Titulli ėshtė redaksional
Tema

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi