ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIA ngaterron historine e Kosoves

Shko poshtė

02052008

Mesazh 

CIA ngaterron historine e Kosoves Empty CIA ngaterron historine e Kosoves




CIA ngaterron historine e Kosoves
Erjona Rusi
Libri Botėror i Fakteve publikon tė dhėna jo tė sakta mbi historinė dhe demografine e shtetit te ri te Kosovės

Libri Botėror i Fakteve, (World fact book) qe ėshtė njė publikim i pėrvitshėm i Agjencisė Qendrore tė Inteligjencės (CIA) tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, dhe qė ofron informacione tė stilit kalendaresk mbi vendet e botės ka paraqitur se fundi nje pasqyre per Kosoven, ku ka disa gabime qe lidhen me historine e saj dhe me demografine. Ne te harrohet te permendet prania autoktone shqiptare te pakten deri ne pushtimin osman, si dhe paraqitet sikur Kosova ka qene vazhdimisht nen superioritet serb dhe e zbret perqindjen e popullit shqiptar ne Kosove per here te pare poshte nivelit te 90%.

Ky libėr ofron dy deri nė tri faqe pėrmbledhje tė dhėnash demografike, gjeografike, qeveritare, ushtarake dhe ekonomike tė shteteve tė njohura ndėrkombėtarisht. Pak ditė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, mė 28 shkurt, edhe Kosova u bė pjesė e Librit Botėror tė Fakteve tė CIA-s, me arsyetimin se tashmė Kosova ėshtė njė shtet i pavarur dhe i njohur nga njė numėr shtetesh. Por disa prej tė dhėnave tė paraqitura nė historikun demografik, (mbi popullsinė) e Kosovės, nuk janė tė sakta. Nė tė thuhet se serbėt migruan nė territoret e Kosovės moderne nė shekullin e 7-tė, por nuk u inkorporuan plotėsisht deri nė shekullin e 13-tė. Mundja e serbėve nė Betejėn e Kosovės nė vitin 1389, ēoi nė 5 shekuj pushtim nėn regjimin otoman, gjatė tė cilit njė numėr i madh turqish dhe shqiptarėsh u vendosėn nė Kosovė. Nė fund tė shekullit tė 19-tė, shqiptarėt zėvendėsuan serbėt si grupi dominues etnik nė Kosovė.

Por bazuar nė faktet historike, Kosova ka qenė territor i Dardanisė, pjesė e mbretėrisė ilire qė nė shekullin e 4-ėrt para Krishtit. Ndėrsa serbėt, ose mė saktė sllavėt erdhėn nė Ballkan nė shekullin e 7-tė, atėherė kur Kosova u absorbua nė Perandorinė Bullgare dhe kultura sllave dhe e krishterė u ēimentuan nė rajon. Si qendėr e rezistencės sllave ndaj Kostandinopojės, Kosova u sundua herė nga serbėt, herė nga bullgarėt e herė nga Bizanti, derisa u pushtua nga principata serbe e Rashkės, nė fund tė shekullit tė 11-tė. Ishte pikėrisht pas kėsaj periudhe, qė gati pėr 3 shekuj serbėt u munduan ta shndėrrojnė Kosovėn, nė atė qė ata e quajnė sot djepin e Serbisė, duke ngritur kishat e manastiret e tyre nė disa prej qyteteve, megjithėse duhet saktėsuar se manastiret dhe kishat kanė qenė tė vendasve, qė njiheshin si shqiptarėt e mėpasėm, sepse edhe nė gravurat e tyre sot ka njerėz me “plisa” nė kokė, apo ndryshe qeleshe. Gjithashtu, duhet veēuar se betejėn e Fushė-Kosovės nuk e humbėn veē serbėt, pasi nė tė morėn pjesė princėr shqiptarė dhe bullgarė. Pėr tė ndalur sulmet e otomanėve, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu shkoi nė Serbi pėr tė kėrkuar ndihmėn e princėrve serbė, por ata refuzuan dhe aleanca e kastriotėve me Janosh Hunadin e Hungarisė u shkėput, duke mundėsuar ēarjen mė tė lehtė nga taborėt turq. Nė vitin 1389, forcat otomane mundėn njė koalicion prijėsish vendas tė drejtuar nga Llazar Hrebeljanoviē, nė atė qė njihet si Beteja e Fushė-Kosovės. Me rėnien e Serbisė, Kosova dhe Novo Bėrdo kryen rezistencėn e fundit ndaj pushtuesve otomanė nė vitin 1441, dhe nė vitin 1455 Shqipėria (ku bėnte pjesė edhe Kosova) u pushtua plotėsisht nga Perandoria Otomane, duke mbetur pjesė e kėsaj perandorie pėr gati 500 vjet, deri nė vitin 1912, kur Ismail Qemali shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė. Nė atė kohė, referuar Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tė 10 qershorit tė vitit 1878, trevat e shqiptarėve etnikė kishin dėrguar pėrfaqėsues-delegatė, sikurse edhe nė Kuvendin e Vlorės, duke shprehur vullnetin e pėrbashkėt pėr njė shtet.

Tė dhėnat e publikimit tė CIA-s mbi Kosovėn vazhdojnė me faktin se Serbia rimori kontrollin e Kosovės nga Perandoria Otomane, gjatė Luftės sė Parė Ballkanike (1912) dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore (1945) qeveria e Republikės Federale Socialiste e Jugosllavisė, e udhėhequr nga Josip Tito, e njohur Kosovėn si provincė autonome, brenda Serbisė. Por faktet historike janė paksa ndryshe. Serbia nuk e rimori Kosovėn, pasi ajo iu dha nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, duke e shkėputur kėshtu padrejtėsisht njė pjesė tė Shqipėrisė pas shpėrbėrjes sė Turqisė.

“Nė katėr dekadat qė vijuan, shqiptarėt e Kosovės lobuan pėr mė shumė autonomi dhe Kosovės iu dha statusi thuajse i barabartė i njė republike nė Kushtetutėn Jugosllave tė vitit 1974. Pavarėsisht lėshimeve legjislative, nacionalizmi shqiptar u rrit edhe mė shumė nė vitet 1980, duke ēuar nė protestat dhe thirrjet e shqiptarėve pėr pavarėsi. Pikėrisht nė kėtė periudhė, serbėt nė Kosovė filluan tė ankohen pėr keqtrajtim, gjė e cila u pėrdor nga lideri nacionalist i asaj kohe, Sllobodan Millosheviē, pėr tė fituar mbėshtetjen mes votuesve serbė, shumė prej tė cilėve e konsideronin Kosovėn si djepin e kulturės sė tyre. Nėn regjimin e Millosheviēit, Serbia miratoi njė kushtetutė tė re nė vitin 1989, e cila zvogėloi nė mėnyrė drastike autonominė e Kosovės, dhe liderėt shqiptarė iu pėrgjigjėn kėsaj lėvizjeje duke organizuar njė referendum nė vitin 1991, qė e shpalli Kosovėn tė pavarur nga Serbia”, - vazhdon publikimi i “World fact book”.

E vėrteta ėshtė se nė vitet ‘78-‘79 shqiptarėt drejtuan me Mahmut Bakallin Republikėn Federative tė Jugosllavisė sipas sistemit tė rotacionit. Kosova ishte autonome dhe njihej si KSAK - Krahina Serbe Autonome e Kosovės. Nė 1981, nė mars, shpėrthyen demonstratat, tė mbėshtetur nė kushtetutėn e federatės qė e njihte atė krahinė si njėsi konstituive, por pa tė drejtė shkėputjeje, sikurse edhe republikat e tjera. Nė mars 1989, pak pėrpara se Sllobodan Millsheviēi tė udhėhiqte njė tubim agresiv nė Gazimestan-Fushė-Kosovė me rastin e 600-vjetorit tė betejės sė vitit 1389, Serbia ia hoqi plotėsisht autonominė Kosovės. Iu hoqėn tė gjitha tė drejtat, Kuvendi drejtohej nga njė serb, gjuha u ndalua, nė TV dhe radio jepej vetėm 30 minuta deri nė 1 orė emision informativ nė shqip pėr gati 2 milionė shqiptarė dhe mė pak se 200 mijė serbė.

Publikimi vazhdon, duke treguar se pikėrisht pas kėsaj, regjimi i Millosheviēit nisi masat represive ndaj shqiptarėve, ndėrsa qeveria e Kosovės, e udhėhequr nga Ibrahim Rugova, u pėrpoq tė pėrdorte rezistencėn pasive pėr tė fituar mbėshtetjen ndėrkombėtare. Por tė lodhur nga keqtrajtimet e serbėve, shqiptarėt krijuan nė vitin 1995 Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe nisėn njė kryengritje. Nė vitin 1998, Millosheviēi autorizoi njė fushatė luftarake qė rezultoi nė masakra dhe dėbim masiv tė shqiptarėve etnikė nga ushtria, policia dhe forcat paraushtarake serbe. Komuniteti ndėrkombėtar u pėrpoq tė zgjidhė konfliktin nė mėnyrė paqėsore, por Millosheviēi refuzoi marrėveshjen e propozuar tė Rambujesė, gjė qė ēoi nė njė fushatė tremujore bombardimesh nga NATO. Aleanca nisi luftimet nė mars tė vitit 1999, dhe arriti tė detyrojė forcat serbe tė tėrheqin ushtrinė dhe policinė nga Kosova nė qershor 1999. Pikėrisht nė kėtė vit, Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara miratoi Rezolutėn 1244, e cila e vendoste Kosovėn nėn administrimin e pėrkohshėm tė Administratės sė OKB-sė, qė njihet ndryshe si UNMIK-u, nė pritje tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Nė vitin 2001, UNMIK-u dekretoi Kornizėn Kushtetuese, e cila krijoi institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes sė Kosovės, dhe nė vitet qė pasuan, UNMIK-u i kaloi gradualisht kompetencat tek kėto institucione. Me ndėrmjetėsimin e Kombeve tė Bashkuara, nė vitin 2005 nisi procesi i bisedimeve shqiptaro-serbe, pėr tė pėrcaktuar statusin e ardhshėm tė Kosovės. Negociatat e mbajtura pėr gati 2 vjet mbi ēėshtjet e decentralizimit, trashėgimisė kulturore dhe tė drejta e minoriteteve, dėshtuan nė arritjen e njė marrėveshjeje, pasi shqiptarėt kėrkonin pavarėsinė, ndėrsa Serbia nuk ofronte asgjė mė shumė se autonominė. Nė 17 shkurt tė vitit 2008, Parlamenti i Kosovės shpalli pavarėsinė nga Serbia. Njė tjetėr fakt jo i saktė historik, i publikuar nė faqen me tė dhėnat pėr Kosovėn, nė Librin Botėror tė Fakteve tė CIA-s, ėshtė se serbėt pėrbėjnė 7 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės. Bazuar nė tė dhėnat zyrtare tė kėtij viti, popullsia e Kosovės ėshtė rreth 2,2 milionė banorė, prej tė cilėve vetėm 4 pėr qind janė serbė, ndėrsa mbi 92 pėr qind janė shqiptarė, pjesa tjetėr ėshtė etni rome, turke dhe boshnjake.

Korrieri
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37550
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

CIA ngaterron historine e Kosoves :: Komentet

avatar

Mesazh Fri May 02, 2008 6:10 pm nga loki

CIA e ka bo kte gabim???!!!!!!!!
Hajt se rregullohet, se gabim "teknik" osht. Nuk u bo qameti.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi