ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vajzat e varrezave

Shko poshtė

02052008

Mesazh 

Vajzat e varrezave Empty Vajzat e varrezave




Vajzat e varrezave
Mendohej se ndonjė i sėmurė mendor shkatėrronte varret, por tė gjithė u befasuan kur panė qė dy motrat dilnin natėn pėr tė vjedhur metal nė banesat e fundit tė tė ndjerėve

RRĖSHEN - “Vidhnim pėr tė mbijetuar. Nuk kishim asnjė lek nė shtėpi, as pėr copėn e bukės. Prindėrit i kemi tė papunė dhe vuajmė pėr gjithēka”, thanė para uniformave blu tė policisė sė Rrėshenit dy motra tė mitura, qė vidhnin natėn sendet e hekurta nė varrezat e qytetit. Aq e vėshtirė duhet tė jetė situata financiare nė shtėpinė e tyre, saqė M. S. e A. S., tė dyja nėn 15 vjeē, zgjodhėn tė vjedhin varret pėr tė siguruar bukėn e gojės. Madje jo ditėn, por natėn, sikurse meshkujt e stėrvitur me kėsi gjėrash. Dy motrat u ndalėn nga policia me “presh nė duar”, pas denoncimit tė mirėmbajtėsit tė varrezave tė Rrėshenit, i cili kishte pikasur se dita-ditės nė kėtė ambient zhdukeshin pjesėt metalike, qė nga mbajtėset e qirinjve, kryqet e varreve, vazot e luleve etj.

Ngjarja

M. S. e A. S. kanė dhunuar ditėt e fundit mė shumė se 20 varre. Familjarėt e tė vdekurve kanė dhėnė alarmin, ndėrkohė qė i pari qė ėshtė vėnė nė lėvizje ka qenė mirėmbajtėsi i varrezave. Ai nuk ka arritur tė identifikojė dhunuesit e varrezave, pasi gjithēka ėshtė kryer gjatė natės. Fillimisht, roja e varrezave ka vajtur nė pikat e grumbullimit tė hekurishteve. ku ka pikasur sendet e vjedhura, paēka se ata ishin deformuar. Bėhet fjalė pėr pjesė metalike qė zbukurojnė varret, vazo lulesh, mbajtėse qirinjsh apo deri edhe tek kryqet e vendosur mbi pllakat e varreve. “Kėto sende janė vjedhur nė varrezat e qytetit. Jeni tė lutur tė mos pranoni zbukurimet e varrezave”, u ka thėnė punonjėsi i varreve pronarėve tė hekurishteve. Kėta tė fundit e kanė mohuar tė kenė ditur se hekurishtet e blera nga ato janė vjedhur nė varrezat publike tė qytetit. Mirėpo familjarėt dhe mirėmbajtėsit e shqetėsuar pėr ngjarjen e pazakontė i janė drejtuar edhe policisė lokale, pėr tė gjetur dhunuesit. Forcat blu e vlerėsuan seriozisht denoncimin e bėrė, ndaj urdhėruan identifikimin e personave qė kishin vėnė dorė mbi varrezat e qytetit tė Rrėshenit. Specialistė tė Policisė Kriminale dhe punonjės tė rendit ngritėn me kėtė rast shėrbime tė fshehta pranė varrezave tė dhunuara dy ditė mė parė. Teksa prisnin qė ndonjė i sėmurė mendor tė ishte autori i “prishjes” sė varreve, policėt u befasuan kur nė mbrėmje pikasėn dy vajzat e mitura. Motrat u shoqėruan nė polici dhe nė prani tė prindėrve tė tyre pranuan autorėsinė e vjedhjes sė bujshme. Ndėrkohė, prindėrit e tė miturave tė shoqėruara, e mohuan tė kenė pasur dijeni pėr gjestin e fėmijėve tė tyre.

Korrieri
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vajzat e varrezave :: Komentet

avatar

Mesazh Fri May 02, 2008 6:15 pm nga loki

Njeriu i urit kthehet si kafsha qe ben ēdo gje per te mbijetuar. Turpi nuk eshte i ketyre vajzave por i shtetit dhe qeverise. Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Sat May 03, 2008 4:29 pm nga Drini

Eshte fakt se edhe kjo qeveri ka bere shume pak per veriun dhe verilindjen perveē rruges Durres-Kukes qe padyshim eshte nje veper e madhe por kjo nuk mjafton.
Veriu dhe verilindja megjithese kane pasuri te konsiderueshme vazhdojne te perjetojne nje gjendje ekonomike te mjere.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi