ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama 20-fishon taksat ne Tirane

Shko poshtė

08062010

Mesazh 

Rama 20-fishon taksat ne Tirane Empty Rama 20-fishon taksat ne Tirane




Rritja e taksave vendore eshte shnderruar ne nje problem serioz per bizneset ne Tirane, vecanerisht ato qe kane te ardhura sa per te mbajtur familjet e tyre. Shume qytetare po ankohen se taksat jane rritur deri ne 20 here dhe per ta, kjo situate eshte e papranueshme. Ne vitin 2007, nje biznes ne kryeqytet paguante 7 mije leke takse gjelberimi. Ne vitin 2008 kjo takse u rrit me 71.4%, duke arritur ne 12 mije leke. Nje vit me pas me 2009 taksa u shtua me 8 mije leke duke shenuar nje rritje 15 here me te larte. Aktualisht cdo biznes paguan 250 mije leke ne vit per gjelberimin. Nje rritje 25% me e madhe se e vitit qe lame pas. E njejta gje ka ndodhur edhe me taksen e pastrimit. Nga viti 2007 deri me 2009, kjo takse ka njohur nje rritje prej 175%, por edhe kjo rritje u argumentua si e pamjaftueshme per Bashkine e Tiranes. Ne vitin 2010 kjo lloj takse u rrit me 15%, duke shkuar nga 65 ne 75 mije leke. Bashkia kryeqytetase, e ka justifikuar rritjen e taksave duke e konsideruar si nje domosdoshmeri per ruajtjen e mjedisit ne kryeqytet, por edhe pse biznesi i paguan rregullisht, ambienti perreth le shume per te deshiruar. Vetepohimi i Rames Ne kete menyre, deklaratat e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, per krize te ekonomise dhe buxheteve familjare nuk jane dhe aq te paverteta. Biznesi i vogel ne kryeqytet po perballet prej kohesh me veshtiresi, te cilat kane te bejne me taksat e rritura shumefish nga Bashkia e Tiranes. Jane pikerisht taksa e gjelberimit dhe ajo e pastrimit qe ne tre vitet e fundit kane njohur nje rritje katerfish. Kjo barre fiskale e rritur arbitrarisht nga administrata e Bashkise eshte ajo qe po rendon aktivitetin e shume bizneseve te vogla ne kryeqytet. "Ah, ky dyqani, mos e pyet. Nje peme qe kemi perpara dyqanit, paguajme 280 mije leke. Taksat e pastrimit dhe gjelberimit nuk jemi ne gjendje t'i derdhim. Keto i ben bashkia, vetem bashkia i ben. Te ardhurat e bashkise ku shkojne? Vene neper grevat e urise", - u shpreh nje biznesmen ne qytetin e Tiranes. Ndersa nje biznesmene tjeter thote se ka paguar per nje peme 240 mije leke, ndersa thekson se "ne pergjithesi taksat vitet e fundit jane rritur". Nje tjeter qytetar i Tiranes, i cili disponon nje biznes thote se "keshtu si po vijne punet do te dalin te punojne roje tek bashkia". Poni: Taksat, shume te larta Kryetari i Keshillit Bashkiak, Ferdinand Poni, deklaroi pak dite me pare se taksat e pushtetit lokal ne Tirane do te ishin me te uleta nese bashkia dhe kreu i saj, Rama do te benin transparente buxhetin. Ne nje komunikim per mediat, ai e quajti te pajustifikuar qendrimin e Rames. "Ky kryetar qe flet per transparence, duhet t'i jepte keshillit nivelin, dhe bazen e cdo takse, une e them dhe boterisht, ne menyre qe ne t'i tatojme me pak qytetaret, qe ne t'i ngarkojme ata me pak per shpenzimet ekstravagante qe bashkia do te beje, sepse ne jemi ne sherbim te qytetareve, dhe bashkia duhet te jete ne sherbim te qytetareve", u shpreh Poni. Sipas tij, ka mese dy muaj qe kjo liste taksash, ne menyre qe te behet buxhet i shendetshem, nuk ka ardhur. Ai tha se Bashkia e Tiranes ka taksa disa here me te larta se nje bashki tjeter ngjitur me te, apo ka taksa fare te pamotivuara per reklamat. Rritje galopante Taksat vendore kane pesuar nje rritje te madhe per vitin 2010. Rritja, e miratuar qe ne shkurt te vitit 2008, ka arritur kulmin per kete vit. Taksa e gjelber arrin ne vleren 500 leke, e pastrimit 5 mije leke ndersa e biznesit te vogel rritet ne baze te xhiros vjetore. Vlerat monetare qe duhet te paguajne qytetaret jane shume te larta, po te kemi parasysh se ne momentin e miratimit taksat vendore kane qene disa here me te uleta. Poni: Taksat, shume te larta Kryetari i Keshillit Bashkiak, Ferdinand Poni, deklaroi pak dite me pare se taksat e pushtetit lokal ne Tirane do te ishin me te uleta nese bashkia dhe kreu i saj, Rama do te benin transparente buxhetin. Ne nje komunikim per mediat, ai e quajti te pajustifikuar qendrimin e Rames. "Ky kryetar qe flet per transparence, duhet t'i jepte keshillit nivelin, dhe bazen e cdo takse, une e them dhe boterisht, ne menyre qe ne t'i tatojme me pak qytetaret, qe ne t'i ngarkojme ata me pak per shpenzimet ekstravagante qe bashkia do te beje, sepse ne jemi ne sherbim te qytetareve, dhe bashkia duhet te jete ne sherbim te qytetareve", u shpreh Poni. Sipas tij, ka mese dy muaj qe kjo liste taksash, ne menyre qe te behet buxhet i shendetshem, nuk ka ardhur. Ai tha se Bashkia e Tiranes ka taksa disa here me te larta se nje bashki tjeter ngjitur me te, apo ka taksa fare te pamotivuara per reklamat

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi