ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Taksat e bashkise, lobing per PS

Shko poshtė

15062010

Mesazh 

Taksat e bashkise, lobing per PS Empty Taksat e bashkise, lobing per PS




Taksat e bashkise, lobing per PS 20100615032323_artikull

Socialistet kane nenshkruar nje kontrate 100 mije dollare amerikane me nje kompani amerikane qe per 4 muaj, kjo e fundit te punoje per t'u dhene pushtetareve te SHBA, informacionin e nevojshem ne lidhje me zhvillimet politike ne Shqiperi. Sipas te perditshmes “Panorama”, kompania e kontraktuar eshte Rasky Baerlein Comunications, nje kompani me emer ne fushen e konsulences dhe lobimit ne SHBA. Ne kontraten e printuar nga faqja zyrtare e kompanise amerikane, per palen amerikane ka nenshkruar vete kreu i saj Laurence Rasky, ndersa per Partine Socialiste figuron si perfaqesues, administratori i Bashkise se Tiranes Artan Agolli, i cili duhet thene, qe nuk mban asnje post ne asnje nga forumet drejtuese ne seline roze. I kontaktuar nga TV Klan, Agolli ka mohuar te kete vendosur firmen ne ndonje kontrate te ketij lloji. Palet kane rene dakord qe kohezgjatja e parashikuar ne kontrate per sherbimet qe do te ofroje kompania, eshte 4 muaj duke filluar nga 23 marsi i ketij viti kur dhe eshte firmosur kontrata. Pra per ēdo muaj selia roze eshte e detyruar te transferoje ne llogarine bankare te Rasky Baerlein plot 25 mije dollare amerikane. Ajo qe ngrihet si shqetesim eshte burimi i ketyre te ardhurave. Nuk dihet nese kjo shume e madhe parash del nga financat e partise opozitare, nga te ardhurat e Bashkise se Tiranes, duke qene se te dyja drejtohen nga Edi Rama apo nga ndonje subjekt fizik. Zbulohet kontrata Partia Socialiste ka kontraktuar nje kompani te njohur amerikane per te promovuar dhe lobuar kauzen e saj te transparences ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sipas kontrates se nenshkruar mes paleve, selia roze i ka paguar 100 mije dollare kompanise amerikane “Rasky Baerlein Communications”, nga 25 mije per ēdo muaj, kontrate e nenshkruar ne fund te muajit mars. Ne kontraten ligjore te hartuar nga Departamenti i Drejtesise Amerikane, te perbere nga 9 pika, pershkruhet sakte qellimi i nenshkrimit te saj, detyrimet e paleve dhe sherbimet qe kompania amerikane do t’i ofroje selise roze. Nga ana e PS, kontrata mban emrin e administratorit te Bashkise se Tiranes, Dritan Agolli, i cili nuk eshte anetar i asnje prej forumeve qendrore te kesaj partie. Ndersa nga kompania amerikane, nga vete presidenti i saj, Lawrence Rasky ne 23 mars 2010 ne Washington. Ne piken 6 te kontrates thuhet saktesisht se “kohezgjatja e sherbimit te kompanise eshte kater muaj. Kontraktuesi do te punoje per t’u dhene politikeberesve te SHBA-se informacionin e nevojshem ne lidhje me zhvillimet politike ne Shqiperi dhe per sherbimin e tij do te paguhet 25,000 USD ne muaj(dhe shpenzimet)”. Detyra e percaktuar ne kontrate e kompanise amerikane “Rasky Baerlein Communications”, eshte “te informoje politikeberesit e SHBA-se dhe te organizoje intervista ne mediat nderkombetare me perfaqesues te PS-se”.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi