ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Rama ka bere nje hap te vdekur, qe nuk e con gjekundi"

Shko poshtė

09062010

Mesazh 

"Rama ka bere nje hap te vdekur, qe nuk e con gjekundi" Empty "Rama ka bere nje hap te vdekur, qe nuk e con gjekundi"




INTERVISTA/ Andi Bejtja, drejtori i Informacionit ne Televizionin Kombetar Klan, analizon zhvillimet politike ne vend, duke u ndalur ne ato te opozites. Shpjegon pse sipas tij kryetari i Partise Socialiste ka bere "nje hap te vdekur, qe nuk do ta coje gjekundi" dhe ndalet ne levizjet politike te Rames, qe vlereson se ne disa raste jane te gabuara. Me poshte ndiqni intervisten e plote qe z. Bejtja dha dje per "Tv Alsat". Kane kaluar dy jave nga Strasburgu, po kalon java nga Samiti i Sarajeves, ku priteshin zhvillime per sa i perket klimes politike ne vend dhe tashme vertitemi ne te njejten situate me ate te para 9 muajve. E ardhmja e afert ne gjykimin tuaj, cila eshte? Une mendoj se vertitjet vijne ne radhe te pare nga keqinformimi. Sepse u fol per nje draft, u keqinterpretua ajo fjalia e z. Bosch, ose dhe ai vete ishte keqinformimi sepse diplomate te tjere dhe zyrtare te BE e kane hedhur poshte mundesine se ka pasur nje draft konkret me pika. Nuk eshte se dhe tani mund te mos kete nje draft, por per ate moment nuk kishte pasur nje draft qe u ishte servirur dhe mazhorances, dhe opozites me pika. Kjo eshte e qarte. Prandaj, nga keto keqinformime, qe kane qene te shumta ne kete periudhe, mendoj se ka ardhur e gjithe kjo. Por, personalisht, mendoj se nuk behet fjale per dicka qe eshte ultimative. Eshte e qarte se Evropa nuk mund te beje ultimatum ne kete pike. Jane bere negociata, eshte folur per komisione zgjedhore parlamentare, nuk mendoj se ka nje ultimatum dhe pika specifike, te cilat duhen firmosur nga te dyja palet. Nuk mendoj se Evropa do sillet ne kete menyre qe te thote, urdhero, ja ku e ke nje draft, ne dac firmose, ose jo. Mendoj se serish do te kete negociata underground, por mendoj se nuk ka pasur ultimatum. Ekziston apo jo nje draft i tille, ne fakt darka e Strasburgut sherbeu per t'u dhene fund protestave. Vetem per kete sherbeu darka e Strasburgut? Jo, nuk ka sherbyer vetem per kete, te mos jemi nihilist. Kryesisht ka sherbyer per kete, por ka sherbyer edhe per t'i ulur palet ne tryeze. Ajo qe mendoj une eshte se tryeza e Strasburgut ishte dhe nje perpjekje e nxitur nga opozita per te dale nga situata, ne te cilen u fut. Sepse me futjen ne greve urie dhe me kete rruge qe ndoqi Edi Rama u fut ne nje rruge te vdekur, qe nuk kishte nga te dilte, sepse cfaredo hapi qe te bente prape ishte ne impas. Ne nje fare menyre, kjo darke ndoshta e shpetoi ate, sepse une nuk shikoja fizikisht apo realisht se si do te dilnin deputetet e PS-se nga ajo greve. Mendoj qe Edi Rama e nisi ne menyre te vdekur politiken ne kete periudhe dhe nuk kishte nga dilte me. Nese do kalonte dhe nje jave, greva do hynte ne nje muaj. Kuptohet qe pas nje muaji nje greve i humbasin piket ne vetvete, keshtu qe ishte nje situate nga e cila nderkombetaret, ne nje fare menyre dhe e ndihmuan qe te dilte. Megjithate, nuk mund ta mohosh qe ka pasur dhe negociata dhe perpjekje. Me sa di une ne ate darke, me shume jane degjuar palet. Domethene jane degjuar shqiptaret me shume sesa jane dhene rekomandime dhe receta. Ne ditet e fundit, Rama dhe Berisha kane zbutur tonet, por edhe kane nje lloj tjerrje ne tonalitete. Po shkohet drejt nje zgjidhjeje? Mendoj se z. Berisha eshte me i qete, pasi e ka shume te qarte se nderkombetaret, qofte zyrtare apo jozyrtare, e kane te veshtire t'i kerkojne nje kryeministri qe te shkeli ligjin. Nga kjo pikepamje ai eshte me i qete se z. Rama, i cili po ta vini re dhe logon "Hap kutite ose largohu" e ka zevendesuar me nje logo tjeter. Eshte fare e qarte tashme se kutite nuk do te hapen, kete e ka kuptuar dhe z. Rama. Ose do te hapen materialet zgjedhore, por rinumerim nuk do kemi. Duke qene se Berisha e di kete pjese, se nderkombetaret nuk ka se si te bejne presion per te shkelur ligjin, sidomos ne 2010, mendoj se eshte me i qete dhe per z. Berisha nuk ka ndonje limit apo date skadence te shpejte, prandaj eshte dhe i tille. Ajo qe mendoj une eshte se zgjidhja mund te gjendet brenda kornizes kushtetuese, jo se po flas ne gjuhen e mazhorances, por mendoj se z. Rama po te ishte politikan pak me i mire dhe po te ishte futur ne Parlament qe ne fillim, peshen politike te kesaj ngjarjeje nuk do e merrte bojkoti, sic e mori, por do e merrte transparenca dhe mund te fitonte me shume, duke u futur ne fillim ne Parlament dhe duke kerkuar kete, sesa duke bere te kunderten, duke bllokuar Kuvendin dhe duke kerkuar transparence. Sepse te nderkombetaret ndodhi kjo qe perballe fjales bojkot dhe hapje kutish, bojkoti mori me shume peshe. Plus kesaj, faktikisht, mendoj se ka vepruar gabim, pasi greva e urise deshtoi per ate personalisht, sepse arrti te nderroj logo, iku ajo u harrua. Ka vepruar shume gabim faktikisht dhe tregoi se nuk eshte politikan i mirefillte. Fakti qe opozita rikthehet ne Kuvend e bene kjo me mendjefjetur mazhorancen dhe mbetemi vetem te presioni i nderkombetareve? Jo, nuk e bene, sepse mendoj se, nese opozita do vazhdoje te luftoje ne Kuvend, nese do tregohet e zgjuar te marre shumicen ne komisionin parlamentar ka shanse qe te arrije nje lloj transparence te zgjedhjeve. Megjithate, une e them hapur, mund te dukem radikal ne kete pike, por une personalisht mendoj se kjo lloj procedure dhe kjo lloj transparence e kerkuar pa asnje ankese nga komisioneret socialiste, pa asnje shkelje te raportuar, eshte nje transparence mbytese, sepse kushdo qe do te vije ne pushtet neser, nese veprohet keshtu, ta themi troc dhe ne menyre popullore, asnje nuk e gezon dot pushtetin. Edhe nese do vij z. Rama pas 3-4 vitesh dhe Berisha fillon me po keto metoda, them metoda sepse ne kod thuhet se cdo ankese e komisionerit socialist mund te verifikohet, por s'ka pasur asnje ankese, ka qene cikel i mbyllur. Pra kjo "mbi transparence" eshte shkaterruese. Historia e zgjedhjeve ishte e thjeshte, ne nje aspekt, sepse nuk po them se nuk ka pasur parregullsi dhe shkelje, por kete here ishte e thjeshte, sepse z. Rama nuk arriti dot te bashkoje te majten, nuk arriti te merrte z. Meta dhe ishte e thjeshte se ky burri me emrin Meta kaloi ne anen tjeter. Dhe ketu mbaruan zgjedhjet, pavaresisht se deri ne momentet e fundit eksponente te majte thoshin se jemi 70 me 70, por faktikisht zgjedhjet mbaruan kur Meta shkoi ne koalicion. Quhej 70 sepse gjithe llogarite beheshin me z. Meta? Llogaria behej me Meten, sepse z. Rama e ka pare qe me z. Meta ne koalicion fitoi zgjedhjet lokale te vitit 2007. Ai nuk eshte se nuk mund t'i fitonte zgjedhjet, por u duk sikur i humbi vet zgjedhjet, per nje arsye, sepse po te mbante z. Meta e kishte shume te lehte fitoren. Po te bashkohej me z. Meta dhe te benin kodin qe duhej elektoral, pasi ai gaboi ne matematiken e kodit elektoral. PD-ja e futi ne ate rruge dhe ekspertet e PD-se u treguan me finok ne kete qe bene, i miratuan gjithcka kishte, por ai kod te cilin ai miratoi, ai sistem zgjedhor, kishte vetem nje kuptim, fitoren e atij qe do mblidhte me shume aleate. Dhe Rama ketu humbi aleatin kryesor, qe ishte Ilir Meta qe fitoi zgjedhjet e 2007-es. Politikisht dhe taktikisht ai i ka humbur zgjedhjet prej kokes se vet. Meqenese permendet z. Meta, i cili eshte nje personazh i rendesishem megjithese kur flitet per kriza ka vend vetem per palet kryesore. Tentoi protagonizem z. Meta ne kete situate dhe a deshtoi? Ne cfare sensi? Qofte ne rolin e negociatorit, qofte ne rolin e nje tentative per te gjetur zgjidhje me nderkombetaret? Duke qene ne postin e ministrit te Jashtem, kuptohet qe Meta do ishte me soft sesa mazhoranca. Nuk mendoj se kerkoi te tregonte protagonizem, por tentoi te tregonte nje fytyre pak tjeter, qe te mos identifikohej plotesisht me qendrimin e mazhorances dhe pati luhatje te vogla. Pati ngjyresa paksa te tjera, por ajo se pati nje qendrim te ndryshem nga mazhoranca. Pati oferta nga zoti Meta, por ishin me soft. Kemi parasysh se elektorati qe voton Meten eshte me ndryshe nga elektorati i PD-se. Ai kete e ka parasysh, madje mendoj se e ka dhe nje lloj kompleksi per zgjedhjet e ardhshme. Prandaj u mundua, qofte edhe me deklarimin e z. Luan Rama per shtepine muze te Pezes. Me nje fjale, kjo eshte nje levizje per te mbajtur ate elektorat, qe ai i ka sherbyer per vite dhe vite. Por keto jane nuanca shume te vogla per te bere diferencen. I kthehemi dhe nje here tjeter liderit te PS, me heret ne kete studio jeni shprehur se Rama ka bere nje hap te vdekur, qe nuk do ta coje gjekundi. Deri ku mund te shkohet me hapa te tille? I qendroj kesaj qe thashe sot dhe qe e kam thene dhe me pare, kur ka qene para krize. Varet se cfare objektivi ka z. Rama. Nese ai ka objektiv te mbaje PS-ne nese ai e mban, nuk eshte problem me ate fortifikim qe ka bere ne PS me ate sistem qe ka bere dhe ata njerez qe ka mbledhur ai partine nuk e humb. Nese objektivi i tij eshte te fitoje zgjedhjet eshte tjeter teme kjo. Nese do te fitoje zgjedhjet, mendoj se ne kete menyre e ka te pamundur. Ajo qe ndodhi me Ramen dhe PS ka te beje me ate qe ne kemi nje pjese gri ne elektorat qe eshte shume i rendesishem. Eshte ky elektorat, i cili ka vendosur fitoren e njeres apo tjetres pale. Po ta shohim u fituan zgjedhjet ne 1992 dhe ne zgjedhjet lokale te 1996 u nderrua sistemi komplet. Ne nuk kemi statistika te qarta, por ajo qe lexoj une eshte se elektorati gri ka vendosur fatin e zgjedhjeve ne Shqiperi. E njejta gje ndodhi dhe ne 2005, u perca e majta dhe ky elektorat gri kaloi me teper nga PD-ja, e cila e beri nje fryme anti-Nano. Mendoj se ky elektorat gri, te cilin Rama u mundua shume ta thithte, po te kini parasysh parullen e tij "Pertej se majtes dhe te djathtes" eshte pikerisht ky elektorat qe ai synonte. Por, ky elektorat gri me keto levizje me greven e urise, me nje lloj politike amatore per sa i perket liberalizimit te vizave, e quaj amatore, sepse jo vete z. Rama, por ai ka nxjerre eksponente te ndryshem, qe kane thene se vizat nuk do merren, aplikoni per ne BE, mos aplikoni per ne BE. Me nje fjale, ka qene shume i paqarte dhe deri ne momentin e fundit krijon idene me median qe kontrollon qe vizat jane nje proces qe do te varen nga politika. Nderkohe qe, kjo eshte nje levizje e gabuar, sepse kete nuk e ka thene askush nga zyrtaret e BE. Vizat jane nje proces teknik. Ajo qe mund te ndikoje ne lidhje me Shqiperine ka te beje me integrimin. Ndersa per sa i perket vizave ishte nje lidhje shume e gabuar dhe amatore, e cila kur te hiqen vizat... U luajt me bllofin? U luajt me bllofin por ndodh dicka tjeter, sepse tek ky elektorati gri, sidomos kur te hiqen vizat, rritet mosbesimi qe vizat s'do merren. Po te intervistosh kete elektorat sot, nuk eshte shume i sigurt se vizat do te merren dhe ne diten qe do te merren vizat do te kthehet prape ne nje bumerang elektoral per PS. Sepse i rriti mosbesimin. Por kush merret me gazetari e ka shume te qarte se ky proces eshte teknik. Mesazhet kane qene te qarte se persa i perket krizes politike ndikon te integrimi, por nuk ndikon te procesi i liberalizimit te vizave. Eshte duke luajtur nje politike amatore qe une personalisht mendoj se do t'i kushtoje ne nje fare menyre. Sa gjase ka te rikthehen protestat e opozites dhe a ka me sens ? Cdo gje mund te ndodh, por mendoj se eshte shume e veshtire tashme te rimobilizosh njerezit. Nuk po them se nuk mund te beje nje apo dy protesta, sepse aq militante PS-ja i ka. Pra te mos cuditemi nese PS apo PD me gjithe mobilimin e vet mbledhin 100 mije veta, qe ne fakt s'i kane mbledhur ndonje here, por po themi dhe kaq, sepse nga 200 mije militante cdo parti i ka. Per mua mitingjet nuk jane tregues, jane thjeshte per te ngritur moralin. Por Rama kete here e ka me te veshtire sepse jemi para procesit te liberalizimit te vizave, me greven e urise deshtoi sepse i le njerezit me goje hapur dhe ata qe ishin brenda sepse deri ne momentin e fundit nuk e moren vesh cfare po ndodhte. Keshtu qe me duket e pamundur te rimobilizohet nga e para. Rimobilizim me kauzen e kutive, me akuza te tjera eshte ceshtje tjeter. Cfare mund te bejme me shume se sa kane bere nderkombetaret? Pavaresisht se jemi ne 2010 nderkombetaret kane bere maksimumin. Me shume se kaq nuk e di c'mund te benim. Edhe greva e urise qe u mbyll, mendoj se eshte strategji e nderkombetareve. Ka nje deshire shume te madhe dhe vullnet, qofte dhe me interesa te tjera mbrapa per ta perfshire Shqiperine ne proceset integruese. Megjithese, te jemi te ndergjegjshem nuk jemi ne ate shkalle sa te integrohemi kaq shpejt, mendoj une. Po flas per 2014. Ka nje vullnet shume te rendesishem persa i perket liberalizimin e vizave. Per cdo gje ka ne vullnet shume te mire, hyrja ne NATO prape ishte ne vullnet shume i mire. Po te shohesh historine 100 vjecare te vendit, ku ne kemi pasur ate idene e vetepersekutimit nga nderkombetaret, mendoj se ky 10 vjetesh tregoi komplet krejt te kunderten. Kuptohet qe jane interesat e Evropes ne mes, nuk eshte se ata kane ndonje dashuri te vecante, por kuptohet qe ata kane deshire ta mbyllin shume shpejt hesapin me Ballkanin. Viti 2014 eshte skenari me optimist per ne BE, por edhe nese hyjme pak me vone kjo nuk ka ndonje rendesi shume te madhe. Do perdoret nga opozita qe jemi te fundit? Te fundit jemi, por kjo eshte edhe sepse kemi pasur izolimin me te madh ne Ballkan edhe ne Bote. Ne nje kohe qe Maqedonia, Mali i Zi kishin infrastrukture, dilnin jashte, kane dale ne vitin 1970, normal qe do jesh i fundit, mund te ishim dhe me keq. Por ajo qe vjen keq ne kete histori eshte se klasa politike, pavaresisht nga motivet, qe nga '92, te behen kartat dhe pasaportat biometrike pas 18 vitesh eshte nje lloj deshtimi sepse kane qene kritere teknike qe me pak vullnet mund te permbusheshin. Edhe socialistet tete vite i dogjen ne kete drejtim. U tentua, por nuk u be asnje hap. Synimi i opozites kane qene zgjedhjet e parakohshme. Tani nuk po artikulohen me? Me opozitat ne pergjithesi ndodh qe thone ate qe enderrojne dhe jo ate qe mund te ndodhi. Kjo ishte fryma qe shoqeroi greven dhe mbylljen e saj? Po ndryshe nuk motivoheshin njerezit. Nuk ja vlen te humbasim kohen, por zgjedhjet e parakohshme jane nje opsion i pamundur. Kemi disa levizje te mazhorances qe duket sikur kerkojne te menjanojne vemendjen, si atakimi i ish-presidentit Alia. Si do e gjykonit? Mund te jete edhe keshtu sic thoni, por kam pershtypjen qe me shume eshte nje gje politike pasi z. Berisha kerkon te thote se z. Alia eshte i vetmi qe mbeshteti greven e urise se PS-se, gje e cila eshte e vertete, ai e mbeshteti hapur. Mendoj se duke e mbeshtetur nje ish-president komunist me shume beri dem sesa ndihmoi te majten. Keshtu qe Berisha po e shfrytezon kete dhe me nje gur vret dy zogj, edhe e njollos te majten edhe mund te kerkoje nje shperqendrim vemendje, por nuk e besoj se eshte kjo, sepse ka njemije e nje menyra per ta bere kete. Ajo qe shoh une eshte se Berisha kerkon te mbaroje punet e veta pa u ndikuar nga keto, por here pas here nuk eshte imunitar. Them se do kemi dhe nje nderhyrje te nderkombetareve per t'i ulur dhe nje here palet. Nuk dime shume gjera sepse kane nje marreveshje qe te mos flasin, por disa eksperte nga te dy pale po punojne per nje zgjidhje. Mire eshte qe komisioni hetimor te filloj nga puna sepse komisioni ka nje hapesire shume te gjere. Komisioni i udhehequr nga opozita me njerezit e saj mendoj se arrin cdo gje. Te arrihet transparenca ne masen me te madhe. Por ceshtja e hapjes se kutive per mua eshte e mbyllur. Nje ceshtje e hapur jane imunitetet? Te dyja palet kane lozur me kete ceshtje gjate ketyre viteve. Kur kane qene konjukturat kane dashur t'i heqin, kur s'kane qene kane dashur t'i mbajne. Nese jemi para disa proceseve reale per ne Evrope mendoj se heqja e imuniteteve do ndodhi. Kjo gje po perdoret per nje lloj imazhi politik, por per sa i perket imuniteteve nuk mendoj se kemi nje opozite qe eshte opozite e varfer, pa pushtet. Prandaj lufta eshte kaq e ashper sepse jane dy pale qe jane ne pushtet. Rama eshte kryetar bashkie mbi 10 vite ne pushtet dhe te kesh Bashkine e Tiranes eshte gati si te jesh kryeminister dhe kemi nga ana tjeter nje kryeminister ndaj dhe ceshtja e imuniteteve nga te dyja palet nuk eshte shume e deshirueshme. Ka nje limit qe kjo ceshtje duhet te marri fund. Ka pasur disa ceshtje si shtepia e Dash Pezes, pallati i kunatit te tij etj., te cilat pas nje fare kohe jane shuar. Ka qene kjo nje tolerance e mazhorances? Jo tolerance, por mendoj se kur hyn ne aksione te tilla, ke te besh dhe me gjykata dhe letra, nuk eshte kaq e thjeshte, nuk eshte vetem nje perballje politike. Megjithate lufta behet me e ashper sepse jane dy pale qe ne jane ne pushtet, kane biznesmenet e vet, mediat e veta. Nga te gjitha rastet e betejave pozite-opozite, kemi pasur nje opozite te varfer qe kerkon te vije ne pushtet, ndersa kete here situata eshte krejt tjeter. Do te ishte Bashkia e Tiranes kompromisi me i mire? Nuk mendoj qe ne 2010 mund te lesh dhe te marresh pushtet ne tavoline. Nuk mendoj se Berisha do ulet ne tavoline me Ramen dhe do thote urdhero Bashkine dhe me lere pjesen tjeter. Mendoj se do jete nje perballje e ndershme. Them se z. Rama nuk do kandidoje vet si Kryetar Bashkie. Ai i ka dhene shenjat se nuk do ta beje kete, qofte me eksponent e majte, p.sh Servet Pellumbi, qe i beri nje lloj kortezhe Rames ne disa emisione, tha qe "nuk ja vlen te kandidoj per mandatin e katert". Mendoj se nuk ishin fjale qe i tha nga vetja z. Pellumbi, por eshte mendja e z. Rama. Ai pervec te tjerave ka dhe frike. Ne kuptimin se nese ai i humb zgjedhjet lokale vet, presioni per largimin nga partia do ishte shume me i madh nga te gjithe. Ndersa nese ai le dike tjeter dhe humb, ka nje rrugedalje. Dakord po si do zgjidhet situata? E thashe dhe me pare varet cfare objektivi ka Rama. Nese do te mbaj partine kjo gje mund te vazhdoje pa fund. Teoria e z. Rama eshte se nje dite une do vij ne pushtet, por harron se partia po i rrudhet nga dita dites. Ne kuptim ? Po humb elektorat. Kam parasysh se zoti Meta kur hyri ne greve urie kishte nje kauze shume te madhe, ndryshimet kushtetuese dhe une kam qene kunder tyre. Pak njerez kemi qene kunder. Kam qene kunder sepse u bene brenda nates ne menyre te fshehte dhe te shpejte. U shkel dhe Kushtetuta. Ishte nje greve urie e cila kishte kuptim sepse brenda nates u ndryshua Kushtetua dhe prape pas greves se urise doli me minus. Jo me, nje greve urie e pakuptimte. Dhe jo transparente? Jo nuk ka rendesi kjo, transparenca, kjo eshte lufte politike. Nuk ka rendesi nese hengren dy biskota dhe nje kuti qumesht, rendesi ka kauza. Por une them se ishte e pakuptimte sepse po ta vini re te gjithe qe dilnin ne ekran thoshin se "ne themi te hapen kutite dhe nese rezultati del ndryshe ne kerkojme falje". Po si mund te besh nje greve urie per nje ceshtje qe nuk je i sigurt. Ishte greva e pare qe behej per nje gje me pikepyetje. Nuk mund te hysh ne greve urie per nje ceshtje qe je me dyshim.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi