ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-diktatori dhe vasaliteti mediatik

Shko poshtė

09062010

Mesazh 

Ish-diktatori dhe vasaliteti mediatik Empty Ish-diktatori dhe vasaliteti mediatik




Elida Bucpapaj
Ne shtetet demokratike shtypi dhe mediat, duke respektuar Kushtetuten dhe lirite e te drejtat e njeriut te garantuara prej saj, nuk lejojne hapesira per diktatoret apo ish diktatoret, aq me teper kur emrat e tyre lidhen me krimet e nje realiteti te aferm dhe te prekshem. Gazetaret e nje shteti demokratik, qe posa ka dale nga nje diktature mizore, perpiqen me gjithe profesionalizmin e tyre, ta ruajne te gjalle ne kujtesen e publikut tmerret dhe vuajtjet e viktimave, si dhe mbajne qendrime te prera ndaj ekzekutoreve. Ne cdo shtet te Europes Lindore qe ka dale nga diktaturat, ish diktatoret jane ekskluduar nga jeta publike e nje vendi. Ky obligim vlente edhe per Shqiperine. Sepse, ashtu si cdo qytetar, edhe gazetaret kane te drejtat dhe lirite e tyre te pacenueshme, nga ana tjeter - edhe detyrimet e tyre te patjetersueshme ndaj opinionit publik, si edhe ndaj shtetit te se drejtes. Por, megjithese Shqiperia eshte anetare e NATO-s, nje pjese e mire e mediave te saj jane nen vasalitetin e plote te Ramiz Alise, te cilin e kane shnderruar ne nje "yll te kuq" duke i bere presion opinionit publik, cka bie ndesh me kushtetuetshmerine e vendit, ku shenohet se diktatura komuniste e Shqiperise eshte permbysur. Ne mediat e Tiranes eshte dicka teper e rendomte te shohesh neper faqet e para te gazetave dhe ne kryetitujt e televizioneve fytyren e Ramiz Alise, diktatorit te fundit te Shqiperise, i cili ne vend qe t'i ngryste ditet e tij nen peshen e fajit te krimeve te kryera nga regjimi, me te cilin emri i tij identifikohet, leshon ne treg pallavrat e tij. Ajo qe te ben pershtypje eshte se ish-diktatori pervecse ka uzurpuar hapesirat e lirise se shtypit ne Shqiperi, trajtohet ne menyre servile nga botuesit dhe pronaret e televizioneve e gazetave, per rrjedhim edhe nga gazetaret si : "Ish-Presidenti", pra ne menyren me flagrante, dezinformohet publiku shqiptar, ku Ramiz Alia nuk paraqitet si ish-diktatori i fundit, por si ish-president i Shqiperise. Ketu problemi nderlikohet, sepse mediat e shkruara dhe vizive vasalitetin e tyre ndaj Ramiz Alise e cojne deri aty sa shkelin kodin e gazetarise ne nje shoqeri demokratike, kriteret e se ciles nuk tolerojne dezinformimin e publikut si dhe po ashtu nuk tolerojne mitizimin dhe rehabilitimin e diktaturave apo ish diktatoreve. Nese keto media e kane kthyer Ramiz Aline ne hero te tyre, nga pozitat e atij qe mund te jape vleresime ex catedra per kedo, njekohesisht keto e trajtojne Sali Berishen si nje "diktator", duke i bere presion psikologjik publikut qe te mesohet me realitete alucinante, sa makabre edhe te papranueshme per mendjen dhe ndergjegjen e opinionit shqiptar qe e di mire se kush eshte Ramiz Alia. Ramiz Alia, gjate ketyre 20 viteve mund te ishte veterehabilituar ose kete mund ta linte ne dore te opinionit publik, po qe se ky do ta falte, sepse i tille ishte sistemi dhe ai ishte pjese e tij, vetem nese do te kishte denoncuar te gjitha krimet e diktatures dhe te gjithe aparatin e superstruktures dhe sigurimit te shtetit. Por Ramiz Alia, ne vend te kesaj, i ricikloi sigurimsat dhe pjese te superstruktures, te cilet gjate dy dekadave te tranzicionit kane vazhduar te bejne karriere, e nderkohe jane kthyer ne avokatet e Ramiz Alise. Prandaj, ne mediat e Tiranes mungojne pothuaj teresisht krimet e diktatures, ne televizionet dhe gazetat e Tiranes mungojne pothuaj teresisht viktimat e diktatures, por eshte i perhershem Ramiz Alia, diktatori i fundit i Shqiperise, vendit ku per nje gjysme shekulli ishte instaluar diktatura me mizore e Europes dhe Ballkanit. Duke bere kete panorame te gjendjes te mjere se gazetave dhe televizioneve te Tiranes, eshte emergjente rehabilitimi i shtypit te lire dhe liria e shprehjes, pa te cilen nuk mund te ekzistoje shteti i se drejtes. Ky rehabilitim nuk mund te jete i njeanshem, nuk mund te behet vetem nga njeri krah i politikes, qendra e djathte, aq me pak e majta, por kerkon nje angazhim bipartizan, larg politikes se rruges. Nese ne Shqiperi funksionon shteti i se drejtes, nese ne Shqiperi funksionojne institucionet e sigurise kombetare, nese ne Shqiperi funksionon kushtetuta, atehere Ramiz Alia, duhej te mbetej brenda sferes se tij private dhe jashte kontekstit te sferes qe ka te beje me publikun. Nga ana tjeter mediat kane te drejte te merren me Ramiz Aline, jo duke e glorifikuar, sic bejne, por ne kontekstin e rolit qe ka pasur ne diktature. Ramiz Alia nuk ka asnje te drejte sot te beje pretenca dhe aq me teper te marre rolin e prokurorit. Shteti i se drejtes, shtypi i lire dhe liria e shprehjes nuk e pranojne sentimentalizmin me diktatoret dhe bemat e tyre, aq me teper publiku shqiptar nuk e meriton sot pas 20 vitesh te rrezimit te diktatures, arrogancen dhe prepotencen e Ramiz Alise, qe na kthen prapa e na ben te kujtojme se jetojme ne ditet kur ishte ne maje te piramides te kuqe. Shteti i se drejtes duhet te veje drejtesine ne vend. Shteti i se drejtes e ka per obligim te hedhe drite per fatin e viktimave te diktatures dhe t'i nderoje keto viktima e te mos toleroje e shnderrimin e Ramiz Alise ne nje kryepersonazh publik. Ramiz Alia t'i ngryse ditet e tij duke pasur pune me ndergjegjen, nese jo me drejtesine shqiptare.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi