ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kampionati i pėshtymės

Shko poshtė

13062010

Mesazh 

Kampionati i pėshtymės Empty Kampionati i pėshtymės




Edmond Tupja

Kėto ditė qė po zhvillohet kampionati botėror i futbollit nė Afrikėn e Jugut, mė shkoi mendja te njė kampionat tjetėr qė, pas pėrvojės sė grevės sė urisė organizuar kohėt e fundit nga Partia Socialiste e Shqipėrisė, mund tė organizohet pėr herė tė parė nė historinė e sportit jo vetėm shqiptar. E kam fjalėn, siē e shpreh edhe titulli i kėtij shkrimi, pėr kampionatin e pėshtymės. Ē’ėshtė e vėrteta, nė fėmijėrinė time tė hershme, kur isha nxėnės nė Shkollėn e Kuqe tė kryeqytetit, me ēunat e klasės, herė pas here, bėnim nė ndonjė qoshe, larg syrit tė mėsuesve, garė se cili nga ne do ta hidhte mė larg pėshtymėn. Ndoshta kėtu zuri fill, nė mėnyrė ...tė pavetėdijshme, ideja e kampionatit nė fjalė, por pėr atė mė ndėrgjegjėsoi pa diskutim vesa apo shiu i vendosur i stėrkalave tė pėshtymės qė shoqėroi tėrė ato fjalime nė gojėn e liderve tė opozitės nė shėtitoren “Dėshmorėt e Kombit” para turmės gjysmė tė paguar tė militantėve e tė mbėshtetėsve tė vet. Sigurisht, tė gjithė njerėzve qė u duhet tė shprehen para njė auditori tė caktuar me zė tė lartė, u dalin pėshtymėza nga goja, tė cilave, nė mėnyrė tė figurshme, u thonė “parashuta”. Kėshtu, pėr shembull, aktorėt nė skenė lėshojnė “parashuta”, qė mund t’u bien nganjėherė nė fytyrė shikuesve tė radhės sė parė tė karrigeve; gjithashtu, edhe mėsuesve apo pedagogėve si puna ime, u dalin “parashuta” qė mund tė pėrfundojnė nganjėherė nė fytyrėn e nxėnėsve e tė studentėve tė radhės sė parė tė bankave. Por “parashuta” tė tilla u dalin sidomos gojėtarėve qė ulėrijnė para turmave gjysmė tė fanatizuara: nė kėtė rast bėhet fjalė pėr stėrkala pėshtyme tė dukshme edhe pa mikroskop, pavarėsisht se kujt i pėrkasin ato, eksponentėve tė partive tė majta apo atyre tė djathta. Gjithsesi, gjatė zhvillimit tė grevės sė urisė sė lartpėrmendur, liderėt e sė majtės patjetėr qė kanė thyer rekorde nė hedhjen njėherazi sasiore e cilėsore tė pėshtymave tė tyre plot pasione tė tė gjitha nuancave: urrejtje, mėri, mllef, zburth, zemėrim, inat, pezėm, vrer, maraz, etj., etj., ndėrsa prurjet e liderėve tė pozitės duhet tė kenė qenė mė tė pakta meqenėse ata folėn mė shumė nė salla tė mbyllura ose para grupesh relativisht tė kufizuara njerėzish, me ndonjė pėrjashtim aty-kėtu dhe herė pas here.
Tani do t’i lutesha lexuesit tė vėmendshėm e tė paanshėm tė rubrikės sime tė sė dielės tė pėrfytyronte pėr njė ēast sikur vėrtet njė ditė tė bukur dhe tė afėrt tė vendosej organizimi i njė kampionati tė pėshtymės nė shkallė s’po them botėrore, por tė paktėn europiane ose qoftė edhe thjesht ballkanike; e veēanta dhe e papritura e njė kampionati tė tillė do tė ishte, sipas mendimit tim modest, qė ēdo vend do tė duhej tė paraqitej me dy skuadra kombėtare, njėra e majtė, tjetra e djathtė, tė cilat, pavarėsisht programeve tė partive qė do tė pėrfaqėsonin, do tė luftonin me mish e me shpirt qė sasia dhe cilėsia e pėshtymės sė tyre, e derdhur gjatė garave tė ndryshme (pėshtyrje individuale nga karrigia, nga tribuna, nga parlamenti, nga salla e konferencave, nga sheshi i mitingjeve, pėshtyrje kolektive nga tė njėjtat vende, pėshtyrje pėrpara, anash, symbyllazi, shurdhazi, gjunjazi, etj. etj.), t’u siguronin vendet mė tė lakmuara nė renditjen pėrfundimtare tė kampionatit. Pėrsa i pėrket ekipit tė dyfishtė qė do tė shpallej kampion, kupa e fituar do tė mbushej me pėshtymėn e pjesėtarėve tė tij deri nė kampionatin pasardhės dhe, po qe se fitohej nga ekipi i dyfishtė i njė vendi tjetėr, atėherė ajo do tė mbushej me pėshtymėn e pjesėtarėve tė kėtij tė fundit. Pėrveē kėsaj, ka shumė tė ngjarė qė ky lloj sporti tė masivizohet sidomos nė ato vende qė, si Shqipėria, ndodhen ende nė fazėn e tranzicionit nga njė regjim totalitar nė njė regjim demokratik, ku mitingjet dhe antimitingjet, si pjesė e teorisė dhe e praktikės sė shkencės llafologjike, pėrbėjnė njė pasion partiak kombėtar. Rrjedhimisht, ky masivizim do tė mundėsonte lindjen dhe zhvillimin e njė industrie tė re, asaj tė prodhimit tė pėshtymoreve, njė pjesė e konsiderueshme e sė cilave do tė shkonte pėr eksport, ēka do tė kontribuonte edhe nė rritjen e pashmangshme tė GDP-sė, pra, tė mirėqenies mbarėkombėtare. Para se tė pėrfundoj, unė do t’i drejtoja vetėm njė kėrkesė dhe vetėm njė Komitetit organizator tė kėtij kampionati tejet origjinal: tė mos zhvillohej nė asnjė mėnyrė gara e pėshtyrjes sė larti (jo rastėsisht e kam lėnė pa e pėrmendur mė sipėr kėtė lloj gare), sepse, siē thotė populli shqiptar, sado lart tė pėshtysh, pėshtyma jote, prapėseprapė, nė fytyrė do tė tė bjerė.

Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi