ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tabelat ne autostrade, burim fatalitetesh

Shko poshtė

18062010

Mesazh 

Tabelat ne autostrade, burim fatalitetesh Empty Tabelat ne autostrade, burim fatalitetesh




Gjithkush qe udheton ne superstraden qe lidh Tiranen me Durresin dhe anasjelltas, ndeshet me nje pamje qe jo vetem eshte e shemtuar por here pas here shnderrohet ne burim aksidentesh qe shpesh kane marre jete njerezish. Jane tabelat apo bill-board-et qe jane shtuar kaq shume ne kete aks rrugor kombetar sa po i marrin frymen edhe njera-tjetres. Te vendosura vend e pa vend, pa respektuar as distancen mes tyre dhe as ate midis rruges se automjeteve, tabelat e reklamave po shnderrohen cdo dite e me shume ne nje makth per qytetaret. Ndersa shteti ben sehir duke pare kete situate skandaloze, keto tabela po kthehen ne burim aksidentesh fatale. Vetem pak jave me pare, perplasja e nje makine taksi me nje prej ketyre tabelave qe si shume te tjera ishte fare prane aksit te autostrades ne drejtimin Tirane-Durres, shkaktoi aksidentin fatal qe i mori vdekjen dy turisteve kosovare dhe shoferit te taksise. Nderkohe, vete bizneset qe promovojne produktet e tyre, pohojne se kot tabela jane te ekzagjeruara. Madje pranojne se efekti i promocionit eshte kufizuar se tepermi. Nga ana tjeter, keto tabela jane dhe nje burim i mirefillte abuzimi. Reklama te kompanive nga me te ndryshmet dhe mediave, vendosent aty pa paguar detyrimet ndaj shtetit. Kompanite qe menaxhojne keto bill-board-e fitojne me te madhe kurse nuk i japin asgje shtetit qe duket se ka dale jashte loje ne kete “loje”. Per me teper, shteti fle gjume kur sheh se distancat nuk respektohen. Ekspertet pohojne se keto tabela reklamuese duhet te vendosen jo me pak se 500 metra larg nga njera-tjetra dhe nga rruga kombetare. Ne te vertete sic dalloni dhe ne keto foto, pamjet flasin ndryshe. Mizeria e reklamave po u ze frymen edhe perdoruesve te rruges. Nga nje vezhgim i bere ne autostraden Tirane-Durres ku dominojne keto reklama, udhetaret shprehen se jane te ekzagjeruara dhe te rrezikshme. “Keto tabela na hutojne ne qe udhetojme me makina, corientojne shikimin tone, humbasim perqendrimin per vete faktin se jane kaq shume te shpeshta dhe per pasoje jane nje burim eventual aksidentesh”, - thote Ledia, nje 28-vjecare nga Tirana. Kurse Beni, nje 32 vjecar nga Durresi qe udheton cdo dite ne autostrade, thote se “do te ishte e pranueshme qe keto reklama te gjendeshin perbri rruges sic i ka bota, por jo ne kete menyre. Ato jane shtuar kaq shume sa ne cdo cast perqendrimi yne humbet dhe per me teper, kane zhdukur dhe vizibilitetin e tabelave te sinjalistikes rrugore”. Ne kete situate, ajo qe mbetet per t’u pritur eshte nderhyrja e shtetit. Ashtu si pak vite me pare, me shume te drejte, zhduku ne pak ore tabelat e vendosua ne menyre skandaloze brenda trafikndaresve, eshte e ngutshme qe te veprohet edhe tani.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi