ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama, si nje avion jashte radareve

Shko poshtė

18062010

Mesazh 

Rama, si nje avion jashte radareve Empty Rama, si nje avion jashte radareve




ANALIZA/ Gazetari Andi Bejtja, drejtor i Lajmeve ne Televizionin Kombetar Klan, flet mbi zhvillimet e fundit politike ne vend. Ndalet ne ate qe mund te quhet terheqje e europarlamentareve nga aktivizimi i tyre per negociatat Berisha-Rama per ngercin politik dhe shpjegon pse ngerci politik ka hyre ne rrugen e zgjidhjes Lidhur me ate qe opozita e quan krize, Parlamenti Evropian ka thene qe ka nje zgjidhje dhe se ajo duhet te vije nga vete forcat politike shqiptare. Ju si e shikoni kete, a mendoni se do te kete me te vertet nje zgjidhje? Une kam qene nga ata qe besoja se perfshirja kaq e madhe e komunitetit nderkombetar ne zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, duhet te kishte marre fund me kohe. Kjo ngarkese kaq e madhe e nderkombetareve ne kete periudhe, personalisht mendoj se nuk ka qene me shume pozitive. Fakti qe ata “u dorezuan”, nuk do te thote se kriza ne nje fare menyre nuk eshte zgjidhur. Po ta shikojme me kujdes edhe ne apelet e tyre behet fjale qe opozita te vazhdoje te marri pjese ne parlament dhe opozita po merr pjese ne parlament. Dhe meraku kryesor i tyre eshte qe institucionet shqiptare te funksionojne dhe institucionet shqiptare ne fakt po funksionojne. Megjithate edhe rikthimi i opozites ne parlament eshte nje lloj, po themi, fitoreje per Shqiperine ne teresi. Pastaj se kush humbi personalisht, apo se kush fitoi, eshte nje ceshtje tjeter. Une mendoj se Edi Rama e kishte kete beteje te humbur qe ne fillim, e kam thene edhe here te tjera, per arsyen e vetme sepse Sali Berisha kishte nje mbrojtje ligjore, kishte ligjin me vete, kurse Rama kerkonte nje thyerje te ligjit. Jane bere kompromise permes ligjit, por kete here askush nuk mund ta shtynte Berishen me dhune te shkelte ligjin, aq me teper qe Rama filloi gjithe proceset agresive ne nje kohe qe nuk konsumoi ligjerisht ceshtjen, duke filluar qe nga Gjykata Kushtetuese, duke filluar qe nga Komisioni i Venecias, rekomandimin e komunitetit te nderkombetareve. Pra ai e radikalizmi gjithe kete proces pa konsumuar asgje ligjore. Dhe duke qene se Berisha ligjin e kishte me vete kete here, ne nje fare menyre do te dilte fitimtar nga kjo perplasjeje. Duke u shprehur ne menyre figurative, me duket pak cinike, por ne fakt eshte e vertete, se nderkombetaret u sollen me Ramen, si me nje avion qe kishte dale nga radaret. E moren, e ulen ne pisten me te afert nje here, e moren pilotin, i dhane nje darke te “Krokodili” dhe pastaj i thane merr furgonin dhe kthehu ne destinacion. Ne fakt kjo eshte ajo qe ndodhi. Me nje fjale, tani nuk e shikoj dot te logjikshme dhe e shikoj te pamundur, qe zoti Rama te marri prape avionin dhe te filloj te dali nga radaret, pavaresisht se kutite nuk u hapen. E thene me fjale te tjera ishte nje beteje e humbur, sepse greva e urise u ngrit ne nje ceshtje me pikepyetje dhe socialistet ishin shprehur disa here qe ne qofte se rezultati del ndryshe, do t’i kerkojne falje mazhorances. Si mund te behet nje greve urie, si mund te radikalizohet gjithe ky proces, vetem ne baze te nje dyshimi apo hamendjeje. Pra shkurt, beteja ishte e humbur qe ne fillim. Por ne fakt ne nje dalje qe zoti Rama ka bere, humbes quan Berishen. Ai e quan ate pergjegjes per te gjithe ate c’ka po ndodh, pikerisht per injorimin, qe ai i beri thirrjes, apelit te nderkombetareve ? E para e punes Berisha, eshte ritheksuar, ose eshte theksuar nga nderkombetaret, madje edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit se fitoi legjitimitetin e shqiptareve, pra Berisha eshte aty ku eshte dhe nuk eshte e vertete ndonje levizje e Berishes, ndonje pergjegjesi, ose ndonje humbje. Procesi i liberalizimit te vizave nuk preket nga kjo, te jemi koshient mund te kete konseguenca per sa i perket vonesave ne integrimin e vendit, por liberalizimi do te ndodh. Kjo eshte nje loje politike ku palet politike akuzojne njera-tjetren. Por ajo qe eshte e rendesishme te kuptojme eshte qe me gjithe radikalizmin Rama nuk i hapi kutite dhe nuk arriti asnje nga keto objektiva. U duk sikur pas greves se urise ai ne nje fare menyre e rikonfirmoi veten si kryetar partie, por mendoj qe pas gjithe ketij viti qe mund te jete nje vit deshtimesh i Rames, ai serish ka per ta vene ne pikepyetje edhe rolin e vete si kryetar partie. Si mendoni, cili do te jete tani aksioni i radhes i kryesocialistit. A mendoni se mund te kete vlere rikthimi i socialisteve ne rruge, ne protesta? Mua kjo me duket e palogjikshme dhe e pamundur. Cdo gje mund te ndodh, sepse e kam thene dhe here te tjera se cdo parti i ka 200 militante, 200 mije militante, qe mund te simpatizojne Ramen dhe mund t’i mbledhe sa here qe te kete nevoje. Por nuk eshte ky objektivi. E thashe edhe nje here qe me duket e pamundur qe Rama te marri edhe nje here avionin dhe te qarkulloje, e ka shume te veshtire te ridale nga parlamenti. Une kam qene i mendimit dhe kam thene qe ne qofte se Rama do kishte lene parlamentin qe ne fillim, keto kauza mund te funksiononin, por duke mos hyre, bojkoti u be primar per nderkombetaret dhe tani nuk e shikoj menyren se si ai mund te ridale nga parlamenti dhe te rifilloje kete politike. Jane bere kompromise permes ligjit, por kete here askush nuk mund ta shtynte Berishen me dhune te shkelte ligjin, aq me teper qe Rama filloi gjithe proceset agresive ne nje kohe qe nuk konsumoi ligjerisht ceshtjen, duke filluar qe nga Gjykata Kushtetuese, duke filluar qe nga Komisioni i Venecias, rekomandimin e komunitetit te nderkombetareve. Pra ai e radikalizmi gjithe kete proces pa konsumuar asgje ligjore. Dhe duke qene se Berisha ligjin e kishte me vete kete here, ne nje fare menyre do te dilte fitimtar nga kjo perplasjeje Kjo eshte nje loje politike ku palet politike akuzojne njera-tjetren. Por ajo qe eshte e rendesishme te kuptojme eshte qe me gjithe radikalizmin Rama nuk i hapi kutite dhe nuk arriti asnje nga keto objektiva. U duk sikur pas greves se urise ai ne nje fare menyre e rikonfirmoi veten si kryetar partie, por mendoj qe pas gjithe ketij viti qe mund te jete nje vit deshtimesh i Rames, ai serish ka per ta vene ne pikepyetje edhe rolin e vete si kryetar partie

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi