ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk mbin kafja ne Fan

Shko poshtė

19062010

Mesazh 

Nuk mbin kafja ne Fan Empty Nuk mbin kafja ne Fan




Nga Frrok Cupi
A mund te mbillet kafja ne kete pjese te kontinentit, aq me teper ne mes malesh?... Ndersa prisnim nderrimin e turit ne hyrje te tunelit te Thirres, ata qe ishin mbledhur ne qosh te nje kafe ku pihet vetem uje, flisnin per politike dhe qeshnin me nje ngjarje shume te vjeter te zones. Tema e politikes ishte “si u zmbrapsen keta te Partise Socialiste? As bene dot kutine, as moren dot pushtetin, as permbysen qeverine... Si u be keshtu?”. Ndersa historia e vjeter e zones duket si alegori ndaj lokalit ku shkruhej “Kafe” por pihej vetem uje; dhe, njekohesisht alegori ndaj kesaj qe po ndodh me politiken e Opozites: Nje fshatar nga Fani, heret kur nuk kishte as autostrade as rruge, kur kishte mesuar se kafja ishte peme e rritej ne toke, kishte thene se do ta mbillte ne token e tij. Edhe pse qeshen dhe e quajten te marre, ai prape beri te veten: mbolli ca kokrra qe i kishin thene se eshte fare kafeje. Po ku mund te mbije kafeja ne kete pjese te kontinentit, aq me keq ne Fan? Duhej te ishte Fani si Nebraska ose Dakoka!... Paradoks i ngaterruar me te gjithe elementet: Autostrada dhe tuneli 6 km; lokali ku pihet vetem uje, por quhet “Kafe”; kafeja e fshatarit nga Fani qe nuk mbiu kurre; fara e pushtetit te Partise Socialiste qe nuk mundi te cele, etj. Te gjitha ne nje cep rruge, ne hyrje te tunelit shume te perfolur, ne Fan. Fani eshte zona me e thelle e Mirdites ku tani kalon mes permes autostrada drejt Kukesit, e cila eshte shpallur herezi prej Partise Socialiste. Me kete rruge, qe eshte me e madhja e ndertuar ndonjehere ne vendin tone, qe eshte quajtur edhe “Rruga e Kombit” sepse lidh Shqiperine me Kosoven (edhe kjo nje herezi e djeshme), lidhen fillesat e deshtimit te Partise Socialiste (ish-komuniste). Lideret e saj, edhe pse te ardhur nga nje lloj nacional-socializmi, u instaluan kunder rruges simbol te lidhjes kombetare; pas kesaj nisi neveria e malesoreve te Fanit, Mirdites, Kukesit e gjithe zonave kunder Partise Socialiste pse u ngrit kunder rruges.... Ketu fillon lidhja e politikes me historine e kafese qe do te mbillte fshatari dikur ne Fan. Historia jo vetem si nje deshtim, por edhe si mesim historie se “cdo gje mbillet ne vendin e vet dhe ne kohen e vet”. Keshtu ndodh jo vetem me pemen e kafese, por edhe me qellimet, me idete, me sistemet politike... me gjithcka. Ja pse deshtuan te gjitha “mbjelljet” e Partise Socialiste: Ideja kunder autostrades Shqiperi-Kosove, sepse nuk ishte as ne substance dhe as ne kohe. Substance, sepse nuk mund te ngrihesh kunder nje bashkimi kombetar (edhe me rruge), kur kjo eshte nje enderr e perjetshme. Koha, sepse kjo pjese e shekullit e ka vendosur Kosoven ne qender te politikes boterore dhe i ka dhene te drejten e shtetit dhe te drejten qe te levize lirshem me Shqiperine si dhe me te tjeret. Ideja e PS per te mos e pranuar kete realitet, natyrisht, ishte jashte kohe. Ideja e Partise Socialiste per te marre pushtetin me ane te rruges, perseri si pema e kafese e fshatarit nga Fani. Si mund te zere rrenje kjo ide ne nje sistem demokratik, ku pushteti nderrohet me vota, jo me dhune?! Ideja per te mos njohur zgjedhjet parlamentare, mbasi edhe vete i kishin pranuar dhe mbas shume fjaleve “mbasi”. Per shembull, mbasi komisionet dhe gjykatat perkatese e kishin mbyllur ceshtjen, mbasi Evropa kishte pranuar si “zgjedhje te pa manipuluara”, etj. Ideja per te hapur kutite dhe mos njohur zgjedhjet nuk mund te mbillej ne nje “toke” qe nuk e pranonte me. Por mbi te gjitha “pema” e pushtetit te kthyer prej regjimit komunist, nuk mund te kishte as piken e shpreses. Partia Socialiste shpalli “revolucionin”, adaptoi parullat e guerileve, doli nga institucionet dhe nga vete sistemi i demokracise, duke thene se “dy dekada jane mjerim per shqiptaret”, qe nenkuptonte lavderimin e pushtetit para-demokratik. Ne krye te levizjes per kthimin e regjimit te vjeter u therriten bijte e nomenklatures se larte komuniste. Thuajse shumica e deputeteve te Partise Socialiste jane bij te bllokmeneve te regjimit komunist, te ministrave, sekretareve, anetareve te Byrose Politike, komisionareve per Internimet dhe Burgimet, etj. Vecanerisht kjo ide nuk mund te mbije ne asnje cep te tokes shqiptare. Mijera anetare te Partise Komuniste u ngriten kunder kupoles komuniste ne vitin 1991, sepse Byroja dhe Blloku ishin aq tragjike sa shtypnin edhe anetaresine e partise se tyre. Djemte e ketyre qe kane rrembyer Partine Socialiste, kerkuan “te mbjellin pemen perseri”, si kafeja ne Fan. Gje qe nuk behet. Keshtu deshtuan punet e politikes se Opozites, sipas pyetjes qe behej ne hyrje te tunelit “te mallkuar” ne Thirre te Fanit. Cfare ndodh valle, qe njerezit iu kthehen ideve qe nuk jane ne kohe dhe as mund te perseriten. Njerezit e shquar te analizes se psikikes nga ku burojne projektet e deshtuara, keto i kane quajtur here simptoma, here “gabime”, ose “rastesi”. Frojdi, mjeku dhe filozofi i madh, per te mberritur sado pak afer se vertetes cfare ndodh me keta, ka ndjekur rrugen e bashkepunimit me pacientin. Ideja dhe qellimi i tij ishte pikerisht “gjetja e traumes se fshehur”. Frojdi ka zbuluar simptomen e “sforcimit”. “Sa me shume te sforcohesh per te harruar nje gje, aq me shume mendon per te ne menyre te pavetedijshme”, thote ai. Ja per shembull, keta thone se “jam kunder babait, por babai im ishte komunist i ndershem”. Sinjalet per nje pushtet te rimbjelle nga blloku, jane padyshim sinjale qe vijne si nga pavetedija, por pavetedija quhet enderr. Endrrat jane permbushje deshirash.... Keshtu ka shkuar Frojdi deri ne thellesi te traumes se fshehur. Si per cudi, ne nje qoshe rruge ne hyrje te tunelit te Thirres se Fanit, biseda vinte shume afer thelbit. Ndoshta edhe pse ndihmonte shembulli i pemes se kafese qe nuk mbiu kurre.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi