ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėllumbat

Shko poshtė

20062010

Mesazh 

Pėllumbat Empty Pėllumbat




Edmond Tupja

Njė javė mė parė, po kaloja nė atė kryqėzim tė kryeqytetit tė quajtur “21”-shi, kur sytė sesi mė zunė njė tufė pėllumbash duke ngrėnė njė grusht kokrrash drithi qė dikush ua kishte hedhur pėr t’i ushqyer; mė bėri pėrshtypje, sepse Tirana mbahet mė tepėr si qyteti i kumrieve, tė cilat, ende sot e kėsaj dite, mė zgjojnė thuajse ēdo mėngjes me guguftunė e tyre. Befas, m’u kujtua se nė rininė time tė hershme pata lexuar njė roman tė Kadaresė ku njėri prej personazheve fliste pėr qytetet e mėdha tė vendeve perėndimore, nė sheshet e tė cilėve gėlonin pėllumbat; pastaj, nga filli nė gjilpėrė, m’u kujtua se kur vajta edhe unė pėr studime nė Francė, nė Paris, atje kishte aq shumė pėllumba saqė bashkia gjobiste gjithė ata qė i ushqenin, sepse kėta shpendė ndotnin monumentet, ndėr tė tjera kulturore, si edhe hapėsirat publike.
Tani do t’i lutem lexuesit tė vėmendshėm e tė paanshėm tė rubrikės sime tė sė dielės, tė vėrė nė punė pėr disa ēaste imagjinatėn e tij pjellore: sikur nesėr tė shtoheshin sė tepėrmi pėllumbat nė Tiranė, a do t’i gjobiste edhe Bashkia jonė ata qė i ushqejnė? Me gjasė jo, sepse nuk ka aq monumente, kulturore ndėr tė tjera, qė do tė rrezikonin tė ndoteshin prej glasave tė tyre, kurse pėrsa u pėrket hapėsirave publike, ato janė aq tė ndotura sa disa kilogramė glasa mė shumė ēdo ditė nuk do tė ngrinin peshė nė debatin pro apo kundėr pėllumbave. Le tė imagjinojmė tani edhe diēka tjetėr: po sikur, si pasojė e ndonjė mutacioni gjenetik, tė mbeteshin vetėm dy lloje pėllumbash nė Tiranė, disa tė kuq ose, mė saktė rozė, dhe disa blu, ēfarė do tė ndodhte? Mos vallė sipas pėrkatėsisė partiake tė kryetarit tė Bashkisė herė do tė ndalohej tė ushqeje pėllumbat rozė e herė ata blu? Po sikur kėto dy lloje pėllumbash tė shkartiseshin duke u ēiftuar rozėt me blutė dhe anasjelltas, e tė shfaqej kėshtu njė lloj i tretė, i ndėrmjetėm, rozėblu ose blurozė, d.m.th. sikur ēdo zog pėllumbi tė kishte ca pupla blu e ca rozė? Po sikur nga i njėjti kombinim gjenetik tė dilnin, si nė pikturė kur bluja pėrzihet me tė kuqen ose rozėn, ca pėllumba vjollcė ose lejla? Befas, kjo perspektivė shkartisjeje mė kthen prapa nė kohė, nė fillimet e pluripartizmit nė Shqipėri: njė ditė njė militant demokrat, pra, blu, tek diskutonte me njė militante socialiste, pra, rozė, i propozoi asaj qė tė bashkėjetonin dhe tė bėnin njė fėmijė blurozė ose rozėblu, d.m.th. socialdemokrat, jo pėr ndonjė gjė tė madhe, por tė paktėn sa pėr tė shtuar radhėt e Partisė Socialdemokrate tė porsaformuar, e cila, edhe sot e kėsaj ditė, njihet si parti me njė kryetar karizmatik pėrherė nėn dritėn e prozhektorėve mediatikė, dhe shtatė anėtarė (trois pelés et quatre tondus, siē thotė frėngu) nė gjysmėhije, njė miniparti ku gjithmonė numri i tendencave politike ėshtė mė i madh se numri i anėtarėve, ēka duket se ėshtė e vėrtetė pėr shumicėn e minipartive shqiptare.
Por le tė kthehemi te pėllumbat tanė. Ėshtė e vėrtetė se dy partitė tona tė mėdha janė pėr mirėqenie e paqe sociale, tė paktėn kėtė pretenduan e pretendojnė qė kur u shfaqėn nė horizontin e politikės shqiptare. Pikėrisht pėr kėtė mirėqenie dhe kėtė paqe ato luftojnė me njėra-tjetrėn dhe shpesh kjo luftė ėshtė e ashpėr, ajo mund tė shkojė deri nė vetmohim, siē qe rasti me grevėn e urisė qė organizoi Partia Socialiste, pėr hapjen e kutive tė votimit tė 28 qershorit tė kaluar. Pėr pak, pėllumbat rozė tė Edi Ramės mend shkuan pėr dhjamė qeni, se kutitė nuk po hapen e, me shumė gjasė, nuk kanė pėr t’u hapur ndonjėherė. Pėllumbat blu tė Sali Berishės duket se dolėn mė tė fituar nga fluturimi i dyshes Berisha-Rama nė gojėn e “Krokodilit” nė Strasburg: pėllumbat rozė, deshėn, s’deshėn, u futėn nė kafazin e Kuvendit bashkė me ata blu, siē ua kishte sugjeruar pak a shumė edhe ish-udhėheqėsi i tyre me pėrvojė, Servet Pėllumbi.
Le tė imagjinojmė sė fundi – gjithmonė lidhur me pėllumbat – sikur mė tė rinjtė e pėllumbave rozė e blu shkartisur, tė shkojnė njė ditė nė Elbasan, qytet historikisht i njohur pėr erotizmin e tij pa tabu. Atje, le t’i bėjnė njė homazh figurės sė Isuf Myzyrit, qė i kėndoi pa paragjykime ēdo lloj dashurie, dhe tė kalojnė pranė Kalasė sė moēme, pikėrisht te vija e ujit, ku dikur tė vjetrit e qytetit, ashikė tė pandreqshėm, me kėmbėt nė ujin e freskėt dhe gotėn e rakisė nė dorė, sa herė shihnin ēuna tė bukur njomėzakė, i thoshin njėri-tjetrit: “Hej, na mėr ti, tremi i ēikė knej ato plluma qi po t’kalojn’aty afėr...”
panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi