ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bekim Fehmiu nuk ka nevojė pėr lotė krokodilėsh

Shko poshtė

20062010

Mesazh 

Bekim Fehmiu nuk ka nevojė pėr lotė krokodilėsh Empty Bekim Fehmiu nuk ka nevojė pėr lotė krokodilėsh




Nga ELIDA BUĒPAPAJ
Post mortum

Bekim Fehmiu, aktori mė i madh shqiptar i skenės dhe ekranit tė madh iku nga kjo botė nė kohėn kur kultura shqiptare pėrjeton krizėn mė tė thellė tė identitetit pasi politika ka uzurpuar vendin e protogonistit, duke i lėnė artistėt nė hije, tė jetojnė dhe tė vdesin nė harrim.
Bekim Fehmiu, Marlon Brando shqiptar, i jashtėzakonshėm, me njė karakter shumėdimensional, shumėplanesh, i destinuar pėr role dramatike, me botė tė madhe shpirtėrore, imponues, qė mjafton njė herė ta shihje nė ekran dhe tė mos e harroje pėr tė gjithė jetėn. Kandidat pėr Palmėn e Artė nė Festivalin e Kanės, tė cilėn do ta kishte fituar po tė mos ishte shqiptar, ēmim i mjerimit ku na ka degdisur politika. Ka interpretuar si kollos mes kollosėsh pėrkrah me John Huston, Ava Gardner, Charles Aznavour, Irene Papas, Claudia Cardinale etj.
Personalisht e kam parė pėr herė tė parė kur kam qenė fėmijė tek Odiseu me Irene papas dhe Libera, E Dashura Ime me Klaudia Kardinalen, dhe prej atij ēasti mė ėshtė ngulur nė kujtesė pėr tė mos m'u shkulur mė kurrė. Kėtė efekt e bėn vetėm arti i kulluar dhe artisti i madh qė ka fuqinė hyjnore, dhe Bekim Fehmiu ėshtė njė hyj.
Por megjithė kėtė dimension aq tė rrallė pėr individin, do tė duhej qė Bekim Fehmiu tė na linte lamtumirėn pėr tė bėrė qė ne tė kthenim kokėn tek ai. Por ēfarė ndreq se ne mbetkemi tė shtangur tani kur ai iku, pėrderisa kur ishte do tė merreshim me punė tė rėndomta duke bėrė gjithēka pėr tė mos e vėnė re.
Sepse duhet tė kesh teserė partie, duhet tė jesh surrugato, duhet tė jesh mediokėr, duhet tė bėsh art trash, duhet tė jesh spiun i Sigurimit tė Shtetit, duhet tė jesh ish-eksponent i regjimit, duhet tė jesh zagar, duhet tė jesh i tė nėntėdhjetenėtave qė tė meritosh vemendjen e reflektorėve shqiptarė.
Kush nuk e pranon kėtė klishé mė mirė tė largohet nga trevat shqiptare, tė ikė nga sytė kėmbėt, me vizė, si klandestin, duke e blerė vizėn me koston e apartamentit ku jetonte, duke marrė gomonet, duke ndėrruar nacionalitetin, duke u bėrė italian, grek, amerikan, zviceran, anglez, e gjithēka por jo ai i zanafillės.
E do tė duhej tė vdiste Bekim Fehmiu, qė tė fillonte rituali i neveritshėm pėr tė pėrmendur vlerat qė ai i kishte, se ishte ai qė ishte, aktori mė i mirė, artisti mė i madh, i vlerėsuar nga kinematografia botėrore. Por sa mė tepėr theksohet ky fakt, aq mė tepėr kuptohet hendeku midis vlerėsimeve postmortum me heshtjen kur ai ishte gjallė, ku vlerėsimi pėr njerėzit e kulturės vazhdon tė mbetet e varur nga kritizerėt politikė, tė ngjashėm me ata qė vinin firma pėr tė dėrguar nė litarė poetė.
A i keni parė rrjetet televizive tė Shqipėrisė ku ka edhe kanale qė japin gjithė ditėn filma tė realizmit socialist tė kohės sė diktaturės dhe nuk guxojnė edhe sot e kėsaj dite tė vendosin filma tė Bekim Fehmiut ? Kur do tė duhej tė ndodhte e kundėrta, qė filmat e realizimit socialist t'i jepeshin publikut pėr tė treguar se ku degjeneron arti kur pėr rrugėn e tij vendos njė regjim qė e ka pėrēudnuar kulturėn, duke i mohuar tė drejtėn e qytetarisė Gjergj Fishtės apo kur ia mohon tė drejtėn Nėnė Terezės tė vijė e tė takohet pėr sė gjalli me tė jėmėn dhe motrėn e saj.
Po pėrse ky mallkim do tė duhej ta ndiqte Bekim Fehmiun edhe pas rrėzimit tė diktaturės. E pėrse nuk u pėrkthye kurrė nė shqip kur ai ishte gjallė autobiografia, ku ai shkruan me krenari prejardhjen e ti, kur nė Shqipėri e Kosovė pėrkthehen tyrli romane tė verdhė e rozė. E pėrse u kalua gjithēka nė heshtje dhe u prit deri sa ai tė ikte, qė Uliksi dhe Hedoni bijtė e tij, tė tregonin pėr gjyshin e tyre, Ibrahim Fehmiun, mėsuesin patriot, i persekutuar nga UDB-ja pėr veprimtarinė e tij politike .
E pėrse u harrua Bekim Fehmiu ?! Tė harrosh Bekim Fehmiun do tė thotė ta lėsh karakterin shqiptar tė varfėr dhe skematik pa mrekullinė e talentit tė tij, i cili ėshtė pjesė e identitetit tonė kulturor, t'ua zhveshėsh shqiptarėve magjinė pėr tė mrekulluar publikun shqiptar dhe botėror, t'i lesh shqiptarėt pa korifej tė kulturės, kur kemi pasur fatin qė kėta korifej tė kenė qenė bashkėkohės me ne. T'i lėsh shqiptarėt pa Bekim Fehmiun do t'i thotė t'i gjymtosh ata, t'ua shitosh zėrin, t'ua marrėsh frymėn.
A mendohet ndonjėherė se gjeneratat e reja do tė na pyesin, se nga ata vinė, se cilat janė rrėnjėt e tyre, pasi gjeneratat e reja e kanė tė domosdoshme tė dinė se nė gjakun e tyre, kanė diēka se pėrse ia vlen tė krenohen, se ADN-ja e tyre ėshtė e ngjashme me atė tė Gjergj Fishtės, Nėnė Terezės, Bekim Fehmiut, me tė cilin ishim tė ndarė pėr sė gjalli. Pėr kėtė duhet tė vemė kujėn.

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi