ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS: Prifti ka kapur shtetin

Shko poshtė

26072010

Mesazh 

PS: Prifti ka kapur shtetin  Empty PS: Prifti ka kapur shtetin




Akuzat mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim kane vijuar edhe dje ne distance. Dyshimet per perdorimin e lendeve narkotike te kryetarit te PS-se, Edi Rama dhe akuzat per pasurine e ministrit te Ekonomise Dritan Priftit jane thelbi i deklaratave te perfaqesuesve te subjekteve respektive. Deputetja e Partise Socialiste, Eglantina Gjermeni, akuzoi dje serish ministrin Prifti per mos deklarim te pasurise dhe fshehje te te ardhurave. Ndersa deklaratat e bera dy dite me pare nga Drejtori i Pergjithshem i Ministrise se Ekonomise dhe nensekretari i pergjithshem i LSI-se, Besjan Pesha, i cilesoi si abuzime me statusin e nepunesit civil. “Ne cilin vend te botes, ne kulmin e krizes ekonomike, Ministri i Ekonomise do ishte pasuruar me 1.8 milion euro ne nje vit dhe ngjarja do te kishte kaluar ne heshtje? Si shpjegohet qe ne vitin kur shqiptaret u varferuan e ngelen pa pune, ministri pergjegjes i ekonomise u pasurua me plot 2 miliard e gjysme lek?”, u shpreh dje Gjermani. Ajo theksoi se opozita ka disa jave qe ka ngritur kete ceshtje dhe nuk ka marre asnje pergjigje nga ana e mazhorances dhe nga vet ministri i Ekonomise. “Ne cdo vend te botes demokratike, kur opozita ngre pikepyetje, qeveria pergjigjet. Ne cdo vend te botes demokratike, kur media zbulon nje skandal, te akuzuarit mbajne pergjegjesi”, tha Gjermeni. Ajo u shpreh se me gjithe akuzat e shumta ministri i Ekonomise nuk ka dhene asnje pergjigje. “Prej me shume se dy javesh opozita dhe media akuzojne ne menyre te drejtperdrejte Ministrin e Ekonomise Dritan Prifti per abuzim me detyren dhe shkelje te hapur te ligjit per konfliktin e interesit, ky i fundit hesht dhe nuk jep asnje sqarim”, tha ajo. Gjermeni u ndal dhe ne akuzat e bera nga Drejtori i Politikave Ekonomike ne Ministrine e Ekonomise dhe perfaqesuesi i LSI-se, Besjan Pesha, i cili tha se kreut te PS-se i mungojne provat konkrete se ai nuk eshte perdorues droge. Pesha u shpreh se analizat qe behen per dhurimin e gjakut ne Shqiperi nuk perfshijne dhe kontrollin per perdorimin e droges. Ne pergjigje te kesaj akuze, Partia Socialiste i ka kujtuar Peshas funksionin e tij si zyrtar publik. “Si mund te imagjinohet qe nje Drejtor i Pergjithshem i Ministrise se Ekonomise, nje nga drejtuesit me te larte te administrates civile, del dhe mbron politikisht ministrin, madje guxon dhe te akuzoje opoziten. Nepunesi civil qe perdoret politikisht, hapur, ne kundershtim te plote te cdo ligji e statusi”, u shpreh Gjermeni. Deputetja e PS-se deklaroi se mungesa e nje reagim per ceshtjen e 1.8 milione eurove”eshte rasti tipik i kapjes se shtetit shqiptar”, tha ajo

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37560
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi