ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministria e Shėndetėsisė rivoton Ndokėn kryetar tė PDK

Shko poshtė

09052008

Mesazh 

Ministria e Shėndetėsisė rivoton Ndokėn kryetar tė PDK Empty Ministria e Shėndetėsisė rivoton Ndokėn kryetar tė PDK




Ministria e Shėndetėsisė rivoton Ndokėn kryetar tė PDK

Nga Armand Maho
Ministria e Shėndetėsisė rivoton Ndokėn kryetar tė PDK Ndoka
Nė rast se dy ditė mė parė u zgjodh njė kryetar i PDK, dje nė kongresin e tjetėr tė mbajtur nga kjo parti ishte radha e Nard Ndokės tė rizgjidhej kryetar i partisė, me qėllim vazhdimėsinė e pėrmbushjeve tė idealeve demokristiane, siē tha dhe vetė. Nga ana tjetėr, krahu qė kėrkon shkarkimin e tij pretendon se dhe ai ka zgjedhur njė kryetar dhe ai ėshtė Anton Gurakuqi.

Delegatėt

Gjithsesi, Ndoka nė fjalėn e tij theksoi se PDK, me votat dėrrmuese qė adresoi pėr emrin e tij, tregoi dhe njėherė demokracinė e pakufishme qė zotėron kėtė parti. Nė rezultatet pėrfundimtare, nga 460 delegatė sipast komisionit tė numėrimit tė votave, Ndoka mori 422 vota pro, 32 delegatė abstenuan, ndėrsa 6 votuan kundėr. Megjithėse shumica e delegatėve ishin punonjės tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, siē u provua dhe nga njė kronikė televizive, ku gjatė zhvillimit tė punimeve tė Kongresit, nė kėtė dikaster nuk gjendej njeri, sėrish Ndoka do tė vazhdojė tė mbajė vulėn e partisė dhe sė bashku me tė dhe postin e ministrit tė Shėndetėsisė. Nė kongresin e mėparshėm, ku u zgjodh nė krye tė partisė, morėn pjesė 323 delegatė tė PDK, pra dy tė tretat e delegatėve qė morėn pjesė dhe te Ndoka dhe nuk merret vesh tashmė se cilėt janė delegatėt e kėsaj partie. Natyrisht, Ndoka nuk kishte si e plotėsonte numrin, sikur dhe krahu i kundėrt tė ketė dhėnė shifra fiktive, pasi njė pjesė jo e vogėl e kėsaj partie janė pėrkrahės tė Lesit, Bushatit, etj., tė cilėt kanė qenė simbolet e saj.


Sulmet

Ndoka nė fjalėn e tij nuk la pa sulmuar dhe kundėrshtarėt e tij brenda partisė, tė cilėt i cilėsoi si “servilė e batakēinj”. “PDK tregoi demokracinė mė tė madhe me votėbesimin e kėrkuar dhe tė votuar, xhelozia i verboi ish-kolegėt tėne, tė cilėt karrierėn e tyre e kanė ndėrtuar pa moral, servilė e batakēinj politikė. Morali ynė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me ta, iu urojmė suksese nė jetėn e tyre private, pasi nė jetėn politike kanė degraduar”, - tha Ndoka. Nga ana tjetėr, ai u shpreh se PDK nuk ka ardhur nė politikė pėr ta pėrdorur si privilegj pėr tė hapur vende tė reja pune, ndėrkohė qė nuk la pa pėrmendur dhe mbrojtjen e zjarrtė qė i ka bėrė, sipas tij, Bashkim Kopliku, kėsaj partie pėrpara CDU gjermane. “PDK nuk e sheh pushtetin si privilegj pėr tė punėsuar pesė njerėz. Unė kam marrė mandat politik dhe ėshtė normale tė bashkėpunoj me mbėshtetesit e mi demokristianė.
PDK ėshtė luftuar nė vite, kėtė e ka deklaruar edhe z. Bashkim Kopliku, ish-zv/kryeministėr, nė Forumin Politik tė CDU- gjermane, mbajtur para pak kohėsh nė Tiranė”, - tha Ndoka. Nard Ndoka erdhi nė Partinė Demokristiane pėrpara dy vjetėsh nga PDR e Pollos. Pas ardhjes sė tij u vu re njė fluks emėrimesh nė administratė, kryesisht anėtarė tė PDR tė huazuar nga Pollo, madje dy prej tyre tė sjellė nga Ndoka, janė arrestuar nėn akuzėn e korrupsionit aktiv, pasi morėn poste tė rėndėsishme nė Ministrinė e Transporteve.


Gurakuqi: Prokuroria tė hetojė falsifikimet e Ndokės me kongresin


Por nuk kanė qenė nė njė mendje kundėrshtarėt e Ndokės nė PDK, tė cilėt e kanė konsideruar zgjedhjen e tij tė bazuar nė falsifikime rezultati dhe emrash qė lidhen me delegatėt e vėrtetė. Nė njė njoftim pėr shtyp, tė cilin ata e cilėsojnė se ka ardhur nga PDK (pasi me konfuzionin qė ėshtė krijuar nė kėtė parti, s’merret vesh se kush ėshtė kryetari i vėrtetė), thuhet se i gjithė dokumentacioni i paraqitur nė gjykatėn e rrethit tė Tiranės nga Ndoka ėshtė fals dhe falsifikimet nė tė janė tė dukshme. “Ėshtė paraqitur nė gjykatėn e rrethit njė listė e Kėshillit Kombėtar tė PDK dhe Kryesisė, listė, e cila, sipas dokumentit ėshtė plotėsuar me datėn 22/10/2007 dhe nė kėtė listė ndėr personat e tjerė fiktivė figuron edhe deputeti Hamit Kosta, i cili nė datėn qė ėshtė pėrpiluar shkresa, nuk ka qenė anėtar i grupit parlamentar tė PDK. Ai ka ardhur te PDK nė mars tė vitit 2008. Pra, Nard Ndoka e ka bėrė atė anėtar tė kryesisė dhe tė Kėshillit Kombėtar 6 muaj paradhėnie”, - thuhet nė deklaratėn e Anton Gurakuqit, kryetarit tė zgjedhur nė kongresin e gjashtė majit. Sipas tij, nė dokumentet e dorėzuara pranė gjykatės, Ndoka ka falsifikuar dhe datėn e mbajtjes sė kongresit, por pa specifikuar qėllimin pse e ka bėrė kėtė. “Nė dokumentet qė ka paraqitur nė gjykatė, tė nėnshkruara e vulosura prej tij, ka tė shėnuar qė Kongresi i Jashtėzakonshėm qė ka e zgjedhur atė kryetar ėshtė mbajtur mė datė 06 qershor 2006, ndėrkohė qė sipas dokumenteve origjinale qė ndodhen edhe nė dosjen e Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė dhe qė dihet botėrisht, Kongresi ėshtė mbajtur me datėn 03 qershor 2006.
Procesverbali i Kongresit tė Jashtėzakonshėm ėshtė i FALSIFIKUAR dhe i mbajtur para shkarkimit tė tij. Kjo del qartė nga fakti qė ėshtė nėnshkruar nga persona qė nuk kanė qenė fare nė Kongres. Nė lidhje me kėtė kemi kėrkuar ndjekje penale dhe janė duke u verifikuar shkrimet e falsifikatorėve. Ish-kryetari qė ka pėrdorur dy vula, tė pamiratuara nga organi legjitim i Partisė, Kongresi i saj”, - thuhet nė deklaratė. Kundėrshtarėt e Ndokės vazhdojnė tė kėmbėngulin se nė votimin e gjashtė majit kanė marrė pjesė 81 pėr qind e delegatėve, duke i bėrė thirrje prokurorisė tė ndalojė veprimet e mėtejshme tė deputetit Ndoka, ndaj tė cilit, sipas tyre, duhet tė fillojnė procedurat pėr heqjen e imunitetit.
“Dėshirojmė tė vėmė nė dukje, se nė Kongresin legjitim tė PDK tė datės 06 maj 2008, i cili shkarkoi Nard Ndokėn nga kryetar dhe qė zgjodhi nė vend tė tij zotin Anton Gurakuqi, morėn pjesė 81% e delegatėve, 75 % e Kėshillit Kombėtar dhe 60% e Kryesisė. I bėjmė thirrje Prokurorisė sė Pėrgjithshme, parlamentit dhe kryeministrit Berisha qė tė ndalojė veprimet e mėtejshme tė kundėrligjshme tė kėtij deputeti, ndaj tė cilit duhet t’i fillojnė edhe procedurat pėr heqjen e imunitetit.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi