ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE, SHBA, Rusia, Japonia, Kina dhe India, nė garė se kush do

Shko poshtė

09052008

Mesazh 

BE, SHBA, Rusia, Japonia, Kina dhe India, nė garė se kush do Empty BE, SHBA, Rusia, Japonia, Kina dhe India, nė garė se kush do




BE, SHBA, Rusia, Japonia, Kina dhe India, nė garė se kush do jetė pronar i ardhshėm i Hėnės
Faqe 2


BE, SHBA, Rusia, Japonia, Kina dhe India, nė garė se kush do Hene-4
Shkruar nga Blendina Cara
Pesė shtete dhe Evropa janė nė garė pėr "tė pushtuar" Hėnėn. Mė parė, kanė shkuar amerikanėt e rusėt, por tani mund tė shkojnė kinezėt, japonezėt e indianėt gjithashtu. Tani s'ėshtė mė lufta pėr tė mbėrritur nė Hėnė, por kush prej kėtyre vendeve do tė dominojė satelitin e tokės. Hėna e vjetėr dhe e ftohtė ėshtė akoma njė vend "i nxehtė" pėr misionet hapėsinore nė gjithė botėn. Destinacioni mund tė mos ketė ndryshuar qė prej "Apollo 11" por teknologjia e garės sė hapėsirės, pa dyshim qė s'ėshtė mė e njėjta.

Udhėtimi drejt Hėnės
Qė prej momentin, kur Neil Armstrong shkeli nė Hėnė, ne jemi ndier sikur e njohim atė vend. Ajo ėshtė e ftohtė, ka kratere, e pėrhimėt dhe sterile. Ēfarė ka mė shumė pėr tė ditur? Shumė, nė fakt. Deri tani, astronautėt kanė vizituar vetėm ekuatorin relativisht shterpė tė Hėnės dhe kur Armstrong fillimisht u ul nė sipėrfaqen e Hėnės nė periudhėn e teknologjisė sė dobėt, shumė prej teknologjisė sė sotme tė detajuar, as qė ekzistonte. Kėshtu, shkencėtarėt akoma nuk dinė shumė pėr depozitat e akullit nė Hėnė, apo pėrbėrjen minerale, apo mospėrputhjet nė fushėn e gravitetit. Askush s'i ka parė ndonjėherė rajonet e hijezuara nė polet e Hėnės.
Kjo do tė ndryshojė kėtė vjeshtė, kur NASA tė lėshojė nė hapėsirė anijen kozmike "Lunar Reconnaissance Orbiter (LRO)", njė mision 491-dollarėsh, i cili do ta ofrojė mė tė pėrcaktuar Hėnė, mė nė fund duke u dhėnė mundėsinė shkencėtarėve ta diskutojnė nė tė njėjtin nivel tė detajuar si, le tė themi, Saturnin apo Marsin.
LRO do tė grumbullojė matje nga njė orbitė e ulėt prej 50 kilometrash, pėr njė vit tė tėrė. Kamera e kėsaj rakete do tė zmadhojė imazhet tre herė mė shumė se ato tė tė viteve '70. Studiuesit do tė krahasojnė imazhet e LRO-sė me ato tė fotografuara nga astronautėt, nė misionet pėrreth orbitės sė Hėnės. LRO gjithashtu do tė studiojė vendin e uljes sė "Apollo 11" nė Hėnė, ēka do tė thotė se ne mund tė shohim nė pamje tjetėr tė gjurmės mė tė famshme njerėzore, thuajse pas katėr dekadash. LRO nuk do t'i mbledhė tė dhėnat e vendit tė uljes sė "Apollo 11" pėr hir tė nostalgjisė, por si pjesė e njė studimi pėr ndryshimet e sipėrfaqes sė Hėnės, tė cilat mund tė tregojnė sesa copėra hapėsire kanė goditur ēdo vend, qėkur astronautėt kanė shkelur aty pėr herė tė fundit.
"Ne s'kemi asnjė vend tjetėr nė univers, tė cilin mund ta krahasojmė me atė ēka dukej para 40 vitesh, me pothuajse tė njėjtin rezolucion", u shpreh Jim Garvin, shkencėtar nė Qendrėn e Fluturimeve Hapėsinore nė NASA dhe njė prej ithtarėve tė parė tė LRO-sė.
Qėllimi
Qėllimi fillestar i LRO-sė sidoqoftė, ėshtė pėr tė kuptuar enigmat e mėdha shkencore tė Hėnės, me shpresėn e rihapjes sė eksplorimit hėnor pėr njerėzit. Shkencėtarėt duan tė shqyrtojnė imtėsisht rajone si, kreshtat e thyera tė Kopernikut dhe polet gjithnjė tė errėta tė Hėnės, tė cilėt bllokohen nga shkėlqimi i diellit prej miliarda vitesh, dhe qė mund tė pėrmbajnė ujė tė ngrirė nė akull. Ata gjithashtu shpresojnė tė gjejnė vende potenciale pėr uljen e misioneve tė ardhshme. Pėr kėtė qėllim, ngarkesa e LRO-sė pėrfshin kamera me kapacitet, tė cilat do u japin mundėsinė shkencėtarėve tė ndėrtojnė njė topografi tredimensionale. LRO gjithashtu do tė pėrcaktojė temperaturat dhe tė nuhasė depozitat e ujit tė ngrirė.
Sfidat
Nga pikėpamja hulumtuese, sfida mė e madhe e LRO-sė do tė jetė ruajtja e orbitės sė ulėt. Hėna nuk ka atmosferė, ēka do tė thotė se atje s'ka amortizator pėr fushėn e ērregullt tė gravitetit, e cila mund tė pėrplasė objektet qė fluturojnė nė lartėsi tė ulėt nė rėnie dhe ngritje tė befta. "Kjo do tė thotė se gjatė udhėtimit duhet rregulluar gjithė kohės orbita. Nėse orbita nuk pėrcaktohet si duhet, anija mund tė pėrplaset nė majėn e ndonjė mali", shprehet Craig Tooley, menaxher projekti i LRO-sė. Por ekzistojnė dhe rreziqe tė tjera. Instrumentet e LRO-sė mund tė ngrijnė ose tė digjen, duke qenė se rajonet nė hije tė Hėnės janė shumė tė ftohta, ndėrkohė qė pjesa e ndriēuar ėshtė pėrcėlluese. Pėrshtatja e instrumenteve pėr t'u rezistuar lėvizjeve ekstreme tė temperaturave ėshtė njė sfidė mė vete.
Vėshtirėsitė
Njė pjesė e vėshtirėsive buron nga fraktura e ngushtė e kohės, e shtyrė nga thirrja e presidentit Bush, pėr tė ulur njerėzit nė Hėnė nė vitin 2020. Kur LRO tė mbėrrijė nė Hėnė, do tė ketė plot shoqėri dhe do t'i bashkohet "Kaguya" tė Japonisė, "Chang'e 1" tė Kinės dhe "Chandrayaan-1" tė Indisė, e cila do tė lėshohet nė hapėsirė kėtė pranverė.

Programet mė konkurruese hapėsinore
Kina
Nė foto: Raketa "Shenzou VI", sipėrmarrja e fundit e suksesshme e Kinės drejt hapėsirės, qėndron nė pikėn e montimit, nė njė fabrikė nė Jiuquan, pak pėrpara lėshimit tė saj mė 12 tetor 2005. Kina ka njoftuar se dėshiron tė plotėsojė njė mision tė plotė nė Hėnė deri nė vitin 2020.
Evropa
Nė foto: Teknikėt qėndrojnė nė dhomėn e kontrollit, nė Agjencinė Evropiane tė Hapėsirės (ESA), me qendėr nė Darmstadt nė Gjermani. Organizata ndėrqeveritare e pėrbėrė nga 17 kombe, ėshtė themeluar nė vitin 1974. ESA ėshtė fokusuar aktualisht nė zhvillimin e teknologjive qė nevojiten pėr njė mision nė Mars.
SHBA
Nė foto: Nė fund tė vitit 2008, njė model me masė tė plotė strukturore do tė hidhet mė anė tė njė lėshimi tė stimuluar pėr tė testuar sistemin e shpėtimit tė astronautėve nga raketa. Ky sistem do tė sigurojė njė metodė tė sigurt dhe tė qėndrueshme largimi nga kapsula, tė astronautėve nė rrezik.
India
Nė foto: Njė raketė "PSLV C-9" po transportohet nė vendin e lėshimit nė stacionin hapėsinor, Sriharikota, pranė Ceanit. E lėshuar nė prill, ky mjet hapėsinor dėrgon 10 satelitė nė hapėsirė. India shpreson tė pėrdorė njė raketė tė njėjtė pėr misionin e saj drejt hėnės, nė fund tė kėtij viti.
Rusia
Nė foto: Kozmonautėt, Sergey Volklov dhe Oleg Kononenko bashkohen me astronautin koreano-jugor, San Ko, gjatė njė sesioni trajnimi nė qendrėn hapėsinore "Star City", jashtė Moskės. Volklov dhe Kononenko kanė udhėtuar drejt Stacionit Ndėrkombėtar Hapėsinor nė prill. Rusia ėshtė shprehur se synon tė ketė prekur hėnė deri mė 2025.
Japonia
Nė foto: Njė raketė "H2-A" ngrihet nga stacioni i lėshimit nė hapėsirė nė Qendrėn Hapėsinore Tanegashima nė prefekturėn e Kagoshimės, nė Japoni. Japonia ka njoftuar se synon qė tė fillojė fluturimet drejt hėnės deri nė vitin 2025.
Eksplorimi i hapėsirės
4 tetor 1957
Lėshimi i parė orbitor i suksesshėm ka qenė ai i satelitit rus "Sputnik" mė 4 tetor 1957. Sateliti peshonte 83 kilogramė dhe besohet se ka arritur nė orbitėn e tokės me njė lartėsi prej 250 kilometrash.

3 nėntor 1957
Qeni rus Laika bėhet kafsha e parė dhe krijesa e parė e gjallė nė orbitė mė 3 nėntor 1957. Laika u stėrvit me dy qen tė tjerė dhe u zgjodh pėr tė qenė krijesa e parė qė do udhėtonte nė bordin e "Sputnik 2".

31 janar 1958
Suksesi i satelitit rus bėri qė programi hapėsinor amerikan tė tentonte tė lėshonte satelitin "Vanguard" nė orbitė dy muaj mė vonė, tentativė kjo qė dėshtoi. Mė 31 janar 1958 SHBA lėshoi nė orbitė me sukses "Explorer I".

12 prill 1961
Kozmonauti 27-vjeēar Yuri Gagarin bėhet njeriu i parė qė fluturon nė orbitė. Ai udhėtoi me anijen kozmike "Vostok 1" nė njė fluturim pėrreth orbitės sė tokės nė njė udhėtim qė zgjati njė orė e 48 minuta.

20 shkurt 1962
Menjėherė pas fluturimit tė parė tė Gagarin nė orbitėn e tokės, SHBA lėshuan njė person nė hapėsirė me fluturimin e "Mercury". Fluturimin orbitor SHBA e arritėn kur "Mercury-Atlas 6" i John Glenn fluturoi nė orbitėn e tokės.

16 qershor 1963
Qenia e parė e gjallė qė fluturoi nė hapėsirė ishte qeni rus Laika. Njeriu i parė qė fluturoi nė orbitėn e tokės ishte rusi Yuri Gagarin. Ndėras femra e parė nė hapėsirė, e cila fluturoi 48 herė pėrreth orbitės ishte rusja Valentina Tereshkova.

1969
Misioni "Apollo 11" ishte i pari qė bėri tė mundur uljen e njerėzve nė sipėrfaqen e hėnės. I lėshuar nga toka mė 16 korrik 1969 "Apollo 11" mbante nė bord Neil Armstrong, Edwin Eugene Aldrin dhe Michael Collins.

15 tetor 2003
Kina lėshoi njeriun e parė nė hapėsirė rreth 42 vite pas lėshimit nė hapėsirė tė "Vostok 1". Pėr herė tė parė nė historinė e saj Kina arriti tė dėrgonte nė hapėsirė njeriun e parė Yang Liwi nė bordin e anijes kozmike "Shenzou 5".

Skeda e Hėnės

Ø 384,403 kilometra - ėshtė distanca pėrgjithshme e Hėnės nga toka, qė i bie tė jetė sa tridhjetė herė diametri i tokės.

Ø 3474 kilometra - ėshtė diametri i Hėnės, pak mė shumė se ēereku i diametrit tė tokės.

Ø Volumi i Hėnės ėshtė sa dy pėrqind i tokės dhe tėrheqja e gravitetit nė sipėrfaqe ėshtė 17 pėrqind mė shumė se ajo e tokės.

Ø Hėna bėn njė orbitė tė plotė rreth tokės ēdo 27.3 ditė.

Ø Hėna ėshtė nė rrotullim sinkron, qė do tė thotė se shfaq tė njėjtėn anė gjatė kohės qė rrotullohet rreth tokės.

Ø Ndryshe nga shumė satelitė tė planetėve tė tjerė, Hėna e kryen orbitėn pranė planit ekliptik tė tokės, dhe jo atij ekuatorial.

Ø Hėna ėshtė sateliti mė i madh nė sistemin diellor, nė krahasim me masėn e planetit pėrkatės.
Tirana Observer
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi