ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Gafa”, nė web-in e Presidencės, Berisha ende opozitar

Shko poshtė

14082010

Mesazh 

“Gafa”, nė web-in e Presidencės, Berisha ende opozitar Empty “Gafa”, nė web-in e Presidencės, Berisha ende opozitar




“Gafa”, nė web-in e Presidencės, Berisha ende opozitar Thumbnail.php?file=topi_berisha_151761889 Valentina Madani

Web-i, Topi “njeh” Berishėn President, por jo Kryeministėr


Njė klikim mbi web-et e institucioneve tė ndryshme shtetėrore, ka dhe befasitė e veta. Teksa mausin e ndalon mbi biografitė e shtetarėve dhe administratės, nė pamje tė pamje tė parė tė jepet pėrshtypja sikur ata janė zyrtarė tė Shtėpisė sė Bardhė. Kjo, pėr faktin se CV-tė e publikuara janė aq tė gjata dhe tė mbingarkuara, sa rėndom lexon tek to edhe llojet e seminareve qė kanė kryer. Por nė rastin e publikimit tė biografisė sė Sali Berishės, kur ishte kryetar i shtetit, ka ndodhur e kundėrta. Nė rastin e z. Berisha, kemi tė bėjmė me njė gafė, pasi figuron tė jetė “e varfėr”, e paplotė dhe me mungesė tė dhėnash. Aktiviteti i tij politik mbetet deri tek pozicioni kur ishte kryetar i Partisė Demokratike gjatė kohės sė qėndrimit nė opozitė. Harresė apo neglizhencė, sido qė tė jetė, tingėllon keq, teksa sheh se Presidenca aktuale e Bamir Topit ka pėrfshirė emrat dhe tė dhėnat e paraardhėsve, por ka harruar ta pasurojė biografinė e politikanit me peshėn mė tė madhe nė vend, atė tė Sali Berishės. Presidenca e Topit ėshtė treguar mjaft korrekte me radhitjen e tė gjithė krerėve tė shtetit shqiptar, shoqėruar me CV-tė pėrkatėse, nė njė nga rubrikat e faqes zyrtare tė institucionit qė ai drejton. Por ngjan sikur ai nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve parlamentare tė 2005-s, qė sollėn nė pushtet z. Berisha, i cili u mandatua si Kryeministri i ri i Shqipėrisė. Po ashtu, duket se z. Topi nuk njeh as rezultatin e zgjedhjeve tė 28 qershorit tė vitit tė kaluar, pėrmes tė cilave z. Berisha u rikonfirmua si kryetar i qeverisė sė Shqipėrisė. Biografia e tij nė web-in e Presidencės sė z. Topi ka mbetur nė momentin kur ishte kryetar i opozitės, duke drejtuar partinė mė tė madhe tė saj, atė tė PD-sė, pa u kujtuar se Sali Berisha pas 8 viteve tė gjata nė opozitė, u rikthye nė pushtet, tė cilin ia besuan zgjedhėsit shqiptarė 5 vitet e fundit. Nisur nga kjo, tė krijohet pėrshtypja se Bamir Topi njeh Berishėn President, por jo Kryeministėr, sepse i tillė figuron nė faqen zyrtare tė kreut tė shtetit. Tė dhėnat pėr Berishėn President janė gjysmake dhe nuk dihet ende se kur do tė plotėsohen. Por, paradoksi ėshtė se nė rastet e tjera, jo rrallė ndesh CV shtetarėsh qė ngjajnė sikur janė presidentė tė SHBA-sė dhe jo tė Shqipėrisė. Presidenca ka plotėsuar mėsė miri publikėn e presidentėve por duke u treguar e pakujdesshme dhe aspak koherente me pozicionet e reja tė kryeministrit tė Shqipėrisė Sali Berisha qė nuk u mandatua dje nė kėtė post por plot 5 vjet mė parė.

Sali Berisha sipas web-it tė Bamir Topit



Lindi mė 15 tetor 1944 nė Tropojė. U diplomua nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Mjekėsisė (1967). Pasi pėrfundoi me sukses studimet e avancuara nė Paris (Francė) drejtoi njė program kėrkimor nė Hemodinamikat. Mė 1986 u zgjodh anėtar i Komitetit Evropian pėr Kėrkime nė Shkencat Mjekėsore.

Gjatė viteve tė mėsimdhėnies nė UT (1980-90), zoti Berisha publikoi libra studimorė, tekste universitare dhe shumė artikuj shkencorė nė fushėn e kardiologjisė brenda dhe jashtė vendit. Zoti Berisha mban titullin shkencor “Profesor Doktor”. Karriera politike e zotit Berisha nisi me lėvizjen studentore tė dhjetorit 1990. Mė parė ai u bė i njohur me kritikat e tij publike ndaj sistemit tė vjetėr dhe kėrkesėn pėr demokratizim tė vendit.

Mė 1991 zoti Berisha u zgjodh kryetar i Partisė Demokratike, pėr t’u rizgjedhur edhe mė 1997 e nė vazhdim. Ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė mė 1991, 1992, 1997, 2001. Pas fitores nė zgjedhje tė koalicionit opozitar tė drejtuar prej tij, zoti Berisha mė 9 prill 1992 u zgjodh President i Republikės, detyrė nė tė cilėn u rizgjodh edhe mė 3 shkurt 1997. Dha dorėheqje nga posti i Presidentit njė muaj pas humbjes nė zgjedhje tė PD-sė dhe fitores sė koalicionit tė majtė. Qė atėherė ėshtė kryetar i PD-sė, partia mė e madhe nė opozitė.


Historia presidenciale qė nis me Ismail Qemalin



Qė nga krijimi i shtetit shqiptar, mė 28 nėntor 1912, Shqipėria ka provuar disa modele qeverisjeje, pėrfshirė protektoratin ndėrkombėtar, monarkinė, regjimin e partisė-shtet si dhe republikėn parlamentare. Gjatė kėsaj periudhe, funksioni i Presidentit tė Republikės dhe i Kryetarit tė Shtetit ėshtė ushtruar nė forma tė ndryshme.

Mė 1912, u krijua qeveria e parė me Ismail Qemalin nė krye, e cila kishte edhe kompetencat e Kryetarit tė Shtetit. Mė 6 shkurt 1914, Konferenca e Ambasadorėve emėroi Princin Wilhelm Wied si Kryetar tė Shtetit shqiptar. Nė periudhėn shtator 1914 - janar 1920 Shqipėria u bė shesh lufte, duke ndėrruar disa qeveri, ku detyra e Kryetarit tė Shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca tė ndryshme. Mė 8 janar 1920, Kongresi i Lushnjės zgjodhi Kėshillin e Lartė prej 4 vetash, i cili do tė kryente funksionet e Kryetarit tė Shtetit, duke rikthyer parlamentarizmin. Nė vitin 1924, Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverisė, duke ushtruar edhe funksionet e Kryetarit tė Shtetit. Pas ndryshimeve tė shpeshta nė qeverisje, mė 31 janar 1925, Asambleja Kombėtare miratoi formėn republikane tė regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President tė Republikės. Mė 1 shtator 1928 Shqipėria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarėve. Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia nė prill 1939 dhe bashkimit tė dy vendeve, Viktor Emanueli III u bė Mbret i Shqipėrisė. Vitet 1943-44 nėn pushtimin gjerman rikthejnė qeverisjet-regjenca.

Pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore dhe ēlirimi i Shqipėrisė mė 1944 u shoqėrua me zgjedhjet e para parlamentare tė dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit tė Kryetarit tė Shtetit nė organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Nė periudhėn 11 janar 1946 - 12 dhjetor 1990, gjatė tė cilės Shqipėria pėrjetoi diktaturėn komuniste, funksionet e Kryetarit tė Shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nėntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nėntor 1982 - 22 shkurt 1991). Mė 22 shkurt 1991, u krijua Kėshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri mė 30 prill 1991.

Tė gjithė paraardhėsit e Topit



Mė 30 prill 1991, me zgjedhjen e Presidentit tė parė tė republikės parlamentare nga ana e njė parlamenti shumėpartiak, krijohet institucioni kushtetues i Presidentit tė Republikės. Qė nga kjo datė dhe deri mė sot presidentėt dhe periudhat e drejtimit tė tyre janė si mė poshtė:





  • 30 prill 1991: Parlamenti zgjedh President tė Republikės zotin Ramiz Alia







  • 9 prill 1992: Parlamenti zgjedh President tė Republikės zotin Sali Berisha







  • 3 mars 1997: Parlamenti rizgjedh President tė Republikės, zotin Sali Berisha







  • 24 korrik 1997 : Parlamenti zgjedh President tė Republikės zotin Rexhep Meidani







  • 24 korrik 2002 : Parlamenti zgjedh President tė Republikės zotin Alfred Moisiu







  • 24 korrik 2007 : Parlamenti zgjedh President tė Republikės zotin Bamir Topi

standart
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

“Gafa”, nė web-in e Presidencės, Berisha ende opozitar :: Komentet

nardlushnja

Mesazh Sat Aug 14, 2010 9:13 pm nga nardlushnja

vertete nuk e ka shkrujtur mire Web-in.
RRuga politike e sali berishes ka filluar me heret .... qe kur ka qene edhe sekretar i partise punes shqiperise.

Eshte harruar gjithashtu te kujtohet edhe se kur ishte doktor personal i babait te tij Enver hoxha ka bredhur tere evropen per te bere analizat e m...t(qe i mbante me shume kujdes si syte e ballit)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Tue Aug 17, 2010 2:14 pm nga ADMIN

nardlushnja shkruajti:vertete nuk e ka shkrujtur mire Web-in.
RRuga politike e sali berishes ka filluar me heret .... qe kur ka qene edhe sekretar i partise punes shqiperise.

Eshte harruar gjithashtu te kujtohet edhe se kur ishte doktor personal i babait te tij Enver hoxha ka bredhur tere evropen per te bere analizat e m...t(qe i mbante me shume kujdes si syte e ballit)
Se sikur ta derdhte kafen ,do ta prite plumbi hahahahahahha

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi