ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhduket kontejneri me municion

Shko poshtė

09052008

Mesazh 

Zhduket kontejneri me municion Empty Zhduket kontejneri me municion




Zhduket kontejneri me municion


Skandal nė Portin e Durrėsit. Inventarit tė 60 kontejnerėve me armatim qė Shqipėria do t’ia shiste Armenisė, i mungon njėri.

DURRĖS - Afro 1.800 tonė municione qė patėn destinacion Armeninė vitin e kaluar, tė cilat u kthyen pas nga autoritetet e turke, po transferohen gjatė orėve tė vona tė mbrėmjeve nga reparti nr. 4442 nė Shkozet tė Durrėsit, drejt portit tė kėtij qyteti. Transferimi i municioneve do tė vazhdonte, nėse nuk do tė zbulohej ēudia e radhės me municionet shqiptare. Ka humbur njėri nga kontejnerėt.

Municionet

Skandali i shitjes sė armėve shqiptare njė vendi nė konflikt, siē ėshtė Armenia, u bė publik vitin qė shkoi, kur autoritetet e Turqisė bllokuan njė anije qė po transportonte rreth 60 kontejnerė drejt vendit kaukaz. Qė nga ajo periudhė, municionet janė mbajtur nė Shkozet, por sė fundi pėr arsye qė nuk dihet, ato po rikthehen nė portin e Durrėsit dhe autoritetet nuk japin asnjė shpjegim pėr kėtė lėvizje. Ato po transportohen gjatė natės me kamionė pėr nė terminalin e kontejnerėve nė portin e Durrėsit, pėr shkak se reparti ushtarak i Shkozetit nuk ofronte garanci dhe siguri pėr kėto lloj municionesh. Sipas burimeve tė besueshme, nė 60 kontejnerėt me municionet e bllokuara nė korrik tė vitit 2007 gjenden municione artilerie. Burimet bėjnė tė ditura se aty ka predha 75 mm tė topave me zmbrapsje tip depėrtues dhe fragmentare, predha pėr top 76 mm fushor, predha top 100 mm bregdetar dhe tankist, predha top obuz 122 mm dhe predha top 130 mm i tėrhequr me autotraktorė.

Transferimi

Nga burime zyrtare mėsohet se largimi i kontejnerėve ėshtė bėrė me urdhėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pėr shkak se reparti ushtarak ka probleme me kullimin e ujit dhe ky i fundit nuk pėrbėn garanci pėr vetitė kimiko-fizike tė predhave qė pėrbėhen nga baruti, lėndė iniciale dhe tritol. Nė kėtė mėnyrė ka filluar transportimi i kontejnerėve drejt terminalit nė port, por transporti ėshtė ndėrprerė menjėherė pas fillimit tė kėtij operacioni. Shkak duket se ėshtė bėrė mungesa e njė kontejneri, pasi gjatė numėrimit kanė rezultuar se janė 59 kontejnerė dhe jo 60, aq sa ishin “magazinuar” fillimisht. Nė kėtė mėnyrė, personat pėrgjegjės po shohin mundėsinė qė kontejneri qė mungon mund tė jetė futur nė depo apo magazina tė repartit nė fjalė. Operacioni ka nisur natėn dhe mendohet se ai mund tė pėrfundonte brenda njė ose maksimumi dy netėsh pėr transportimin e tė gjithė kontejnerėve. Nuk dihet se ēfarė destinacioni kanė 60 kontejnerėt pas mbėrritjes sė tyre nė terminalin e pėrpunimit tė kontejnerėve nė Portin e Durrėsit.

Incidenti

Municionet nė fjalė u kthyen mbrapsht nga “Meico”, pas sherrit qė plasi midis Azerbajxhanit dhe vendit tonė, i cili akuzoi Shqipėrinė se po i shiste armė dhe municione njė vendi qė ishte nė konflikt me tė, Armenisė. Asaj kohe, nė fund tė korrikut tė vitit tė kaluar, ministri ynė i Jashtėm, Lulzim Basha, siguroi homologun e tij azerbajxhanas nėpėrmjet njė telefonate, se do tė bllokonin ēdo kontratė tė ndėrmarrjes shtetėrore “Meico” me Armeninė dhe se nuk do tė ndėrhynin nė konfliktin e tyre. Lajmi u publikua vitin e kaluar nga mediat zyrtare armene. Sipas kėtyre burimeve, “autoritetet turke kanė refuzuar tranzitin e njė dėrgimi armėsh shqiptare dhe fishekėsh pėr nė kufijtė armenė”. Ata detyruan anijen shqiptare tė kthehej mbrapsht, sė bashku me ngarkesėn.

Korrieri
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi